Kur të mbërthen një krizë shëndetësore
Kur të mbërthen një krizë shëndetësore
«U ndjeva si të më kishin goditur me varé.»—Xhoni, pasi mori vesh se kishte një sëmundje që përkeqësohej.
«Isha e tmerruar.»—Beti, pasi kuptoi se sa e rëndë ishte kriza e saj shëndetësore.
TË MARRËSH vesh se ke një sëmundje kronike që të bën të paaftë ose që plagët e një aksidenti do të të lënë dëmtime të përhershme është një nga përvojat më të dhembshme në jetë. Qoftë nëse e dëgjon lajmin për sëmundjen në dhomën e qetë të një mjeku, qoftë nëse ndeshesh ballë për ballë me gjendjen tënde të rëndë në një dhomë urgjence plot tension, ka të ngjarë të provosh mosbesim. Thuajse asnjë gjë në jetë nuk të përgatit të përballosh ndjenjat e fuqishme që të pushtojnë kur tronditesh nga një krizë shëndetësore shkretuese.
Me qëllim që të mblidhte informacione të cilat mund të jenë të dobishme për ata që kanë pësuar kohët e fundit një goditje të rëndë shëndetësore, Zgjohuni! foli me mjaft individë në vende të ndryshme, të cilët kanë përballuar me sukses për shumë vjet sëmundje kronike që i kanë bërë të paaftë. Atyre iu kërkua të bënin komente rreth pyetjeve të tilla, si: Çfarë ndjenjash provove? Çfarë të ndihmoi t’i bëje ballë krizës dhe të gjeje sërish ekuilibrin? Çfarë hapash ndërmore që të rifitoje njëfarë kontrolli mbi jetën tënde? Njohuria e mbledhur drejtpërdrejt nga këto intervista, si edhe disa zbulime të kërkuesve që po studiojnë pasojat e sëmundjeve afatgjata janë paraqitur për dobinë e atyre që po përballojnë tani një krizë shëndetësore. *
[Shënimi]
^ par. 5 Kjo seri artikujsh u drejtohet veçanërisht atyre që janë të sëmurë ose të paaftë, kurse seria «Sëmundje kronike: Ta përballojmë si familje» (Zgjohuni! e 22 majit 2000, anglisht) përmbante informacione që u drejtoheshin sidomos atyre që kujdesen për të sëmurët.