Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një koleksionist që dëshironte të nderonte Krijuesin

Një koleksionist që dëshironte të nderonte Krijuesin

Një koleksionist që dëshironte të nderonte Krijuesin

KUR skulptori dhe koleksionisti amerikan i fluturave Herman Streker vdiq, një shekull më parë, la pas koleksionin më të madh e më të rëndësishëm të fluturave të kohës së tij në Amerikë. Koleksioni i tij, prej rreth 50.000 llojesh, tani i përket, në pjesën më të madhe, Muzeut të Fushës në Çikago, Ilinois, SHBA. Në koleksion veçohet, për shkak të emrit të saj, një lloj fluture gjigante mëndafshi, nga Amerika e Jugut. Në librin e tij, Lepidoptera, z. Streker shpjegoi se nuk ia ka vënë emrin këtij lloji për nder të ndonjë individi, që mund ta ketë shpërblyer me një drekë ose që mund t’i ketë dhënë para. * Në të vërtetë, i ka vënë emrin e Krijuesit. Në këtë mënyrë, ky lloj «shumë i mrekullueshëm» do t’i drejtonte te Perëndia mendimet e atyre që do ta shihnin. Kështu, si rezultat i dëshirës së z. Streker për të nderuar Krijuesin, sot ajo flutur mëndafshi mban emrin shkencor Copiopteryx Jehovah.

Megjithatë, disa nga bashkëkohësit e z. Streker e kundërshtuan përdorimin që i bëri ai emrit të Perëndisë, sepse, siç shkroi një kritik, «emri sjell në mendjet e njerëzve seriozë dhe të vëmendshëm çdo gjë që është e shenjtë». Kësaj z. Streker iu përgjigj: «Nëse do të ishte kështu, atëherë jam me të vërtetë i lumtur në përzgjedhjen që kam bërë, pasi më duket se çdo gjë që na bën të mendojmë për Krijuesin . . . nuk mund të jetë veçse e mirë; dhe a mund të ketë gjë më të mirë sesa të meditosh rreth gjërave të shenjta,—rreth dëshmive të madhështisë dhe fuqisë së Qenies Më të Lartë?» Prandaj, koleksionisti Streker përfundoi: «Nuk mund të mendoj se ka ndonjë kundërshtim të arsyeshëm për t’i dhënë emrin e Krijuesit njërës nga veprat e Tij më interesante.»

Respekti dhe nderimi i thellë që kishte Strekeri për Krijuesin janë për t’u lavdëruar. Të krishterët, sot, janë të kujdesshëm për ta përdorur emrin e madh Jehova në mënyra që e nderojnë atë.

[Shënimi]

^ par. 2 Titulli i plotë i librit të z. Streker është Lepidoptera, Rhopaloceres and Heteroceres, Indigenous and Exotic; With Descriptions and Colored Illustrations (1872).

[Figura në faqen 31]

Herman Streker

[Burimi]

Herman Streker: Nga libri The Passing Scene, Vëll. 8/​The Historical Society of Berks County

[Figura në faqen 31]

(Përmasa e vërtetë)