Historia: A duhet t’i besojmë?
Historia: A duhet t’i besojmë?
«Njohuria rreth historisë na krijon . . . ndjenjën se jemi pjesë e një shoqërie e cila përshkon shekujt që nga shumë kohë para lindjes sonë deri në shumë kohë pas vdekjes sonë.» A Companion To The Study Of History, Nga Majkëll Stanford.
NËSE nuk e dimë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, na mungon diçka e rëndësishme në jetë. Pa historinë do të dukej sikur ju, familja, fisi ose madje edhe kombi juaj nuk keni rrënjë, sikur nuk keni një të kaluar. E tashmja do të dukej pa ndonjë themel dhe thuajse krejt pa kuptim.
Historia mund të jetë një burim i pashtershëm mësimesh për jetën. Ajo mund të na ndihmojë të mos biem prapë në të njëjtat gracka. Siç tha një filozof, njerëzit që e harrojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsëritin atë. Njohja nga afër e historisë mund të na i hapë sytë që të kuptojmë qytetërime të së shkuarës, zbulime të mahnitshme, njerëz jashtëzakonisht interesantë dhe mënyra të ndryshme për t’i parë gjërat.
Por, përderisa historia merret me njerëz dhe me ngjarje të shumë kohëve më parë, si ta dimë nëse mund t’i besojmë apo jo? Nëse duam të nxjerrim mësime me vlerë nga historia, është e qartë që këto duhet të jenë të bazuara tek e vërteta. E kur zbulojmë të vërtetën, duhet ta pranojmë atë, edhe pse kjo mund të mos jetë gjithmonë e pëlqyeshme. E kaluara mund të jetë si një kopsht trëndafilash: ka bukurinë e saj, por edhe gjembat e saj; mund të të frymëzojë, por mund edhe të të shpojë.
Në artikujt vijues do të shqyrtojmë disa anë të historisë që mund të na ndihmojnë të vlerësojmë saktësinë e asaj që lexojmë. Do të shqyrtojmë edhe se si historia e besueshme mund t’i sjellë dobi lexuesit që ka aftësi dalluese.
[Figura në faqen 3]
Mbretëresha Nefertiti
[Figura në faqen 3]
Çfarë mësimesh mund të nxirren nga historia?
[Burimet e figurave në faqen 3]
Nefertiti: Ägyptisches Museum der Staatlichen Museen Preußischer Kulturbesitz, Berlin
Bordura: Fotografi e bërë me mirësjelljen e Muzeut Britanik