I lë mbresë objektiviteti i tyre
I lë mbresë objektiviteti i tyre
NJË PROFESOR UNIVERSITETI në Spanjë i shkroi zyrës së degës të Shoqatës Watch Tower në vendin e tij që të shprehte vlerësimin për revistën Zgjohuni! Ai shpjegonte:
«Kohët e fundit më ranë në dorë dy kopje të revistës suaj Zgjohuni! Zbulova se përmbanin artikuj shumë interesantë me një shumëllojshmëri temash. Nuk i përkas asnjë grupi fetar, por e vlerësova shumë që ky botim është kaq objektiv. Ka, gjithashtu, një paraqitje të shkëlqyer dhe i trajton çështjet nga një këndvështrim i paanshëm e shkencor. Ju përgëzoj për përpjekjet që bëni!»
Në shumë nga artikujt e saj, Zgjohuni! rendit një sërë dëshmish nga fusha të ndryshme të shkencës, të cilat i ndihmojnë lexuesit të nxjerrin përfundime duke pasur për bazë njohurinë. Një mënyrë e tillë trajtimi ndiqet edhe në broshurën me 32 faqe Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh? Për shembull, poshtë nëntitujve «A lindi jeta rastësisht?» dhe «Projekti kërkon një projektues», paraqiten dëshmi në lidhje me këto çështje nga personalitete të njohura në fushat e astronomisë, të mikrobiologjisë dhe të fizikës.
Mund ta kërkoni broshurën Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh? duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Galaktikë: Me mirësjelljen e Observatorit anglo-australian, fotografuar nga David Malin