Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Santeria Artikullin «Joshja e santerias» të revistës Zgjohuni! (8 korrik 2000, anglisht) e filloni duke nënkuptuar se santeria spikat në mënyrë të veçantë në Kubë dhe se Kuba është vendi prej nga santeria është futur dalëngadalë në vendet e tjera. E megjithatë, në brendësi të artikullit shohim se santeria u fut në të gjithë ishujt e Karaibeve prej skllevërve afrikanë nga Nigeria. Këtë artikull nuk e kishte shkruar një kubanez, por dikush nga Meksika. Kjo është ajo që quhet gazetari për sensacion dhe e dëmton besueshmërinë tuaj.

V. R., Shtetet e Bashkuara

Nuk kishim aspak për qëllim që të nënkuptohej se santeria «spikat në mënyrë të veçantë në Kubë». Përkundrazi, tregonim se santeria praktikohet gjerësisht në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë edhe Meksikën e Shtetet e Bashkuara. Sa për përhapjen e santerias, në «Encyclopædia Britannica» thuhet se santeria është një «kult fetar që e pati zanafillën në Kubë dhe u përhap në ishujt fqinjë . . . Ajo u zhvillua nga traditat e popullsisë joruba (të Nigerisë dhe Beninit modern)».—BOT.

Endometrioza Shumë, shumë faleminderit për artikullin «Beteja ime me endometriozën». (gusht 2000) Edhe mua më diagnostikuan me endometriozë dhe kam kaluar një periudhë mjaft të vështirë. Disa nga vëllezërit e krishterë asnjëherë nuk e kuptonin përse isha gjithmonë aq e sëmurë. Por tani, pasi lexuan artikullin, kanë tjetër pikëpamje.

G. S., Xhamajkë

Teksa lexoja për Debora Andreopulosin më dukej sikur po lexoja jetëshkrimin tim! Kam vuajtur për shumë vjet dhe ky artikull ishte një përgjigje ndaj lutjeve të mia. Më dha zemër, diçka për të cilën kisha kaq shumë nevojë.

Xh. K. F., Irlandë

Dy muaj e gjysmë më parë më diagnostikuan me endometriozë. Ju jam veçanërisht mirënjohëse për faktin që tani e di se nuk jam e vetme dhe se shumë gra po përjetojnë të njëjtën gjë.

A. U., Guatemalë

Faleminderit që trajtonit ndikimin që ka kjo sëmundje jo vetëm te pacienti, por edhe te miqtë e te familja. Duke lexuar këtë artikull ndjeva se Jehovai interesohet me të vërtetë dhe e kupton çfarë po përjetojmë.

N. A., Kanada

Vetëm pas pak ditësh do të bëj një operacion dhe përvoja e Debora Andreopulosit më dha zemër. Tani mendoj se mund ta përballoj problemin tim me një frymë më pozitive.

M. B., Itali

Antarktida E lexova dhe e rilexova artikullin «Antarktida—E fundit zonë eksplorimi». (gusht 2000) Shkrimtari i Zgjohuni! në Australi dhe artisti disenjator kishin bërë një punë të shkëlqyer! Më solli ndër mend kujtime të së shkuarës. Rreth 45 vjet më parë, gjatë Vitit Ndërkombëtar të Gjeofizikës, një grup shkencëtarësh të SHBA-së u caktuan të studionin Antarktidën. U deshën tri vëllime të mëdha të lidhura për të përshkruar punën e tyre. Si artiste e pavarur e grafikës, më morën në punë për të bërë disenjot. Sot jam Dëshmitare e Jehovait dhe është viti i 16-të që shërbej si ungjillëzuese në kohë të plotë e lajmit të mirë. Prapëseprapë, jam e rrethuar nga Antarktida, pasi në studion time kam të ekspozuara shumë fotografi dhe harta të Antarktidës. Faleminderit shumë për artikullin!

K. M., Shtetet e Bashkuara