Si mund t’i refuzoj?
Të rinjtë pyesin . . .
Si mund t’i refuzoj?
«Këtë verë një vëlla në kongregacionin tim ra në dashuri me mua. Nuk më ka pëlqyer kurrë me të vërtetë. Problemi është që nuk dija se si t’i thosha jo pa i lënduar ndjenjat.»—Elizabeta. *
«A MUND të njihemi më shumë?» Ta ka bërë ndonjë djalë këtë pyetje ndonjëherë? Si vajzë, * mund të jesh lumturuar dhe të të jetë bërë qejfi, madje, mund të jesh ngazëllyer. Nga ana tjetër, mund të jesh ndier, po ashtu, aq e pështjelluar, sa nuk dije si të përgjigjeshe.
Kur dikush shpreh interes romantik për ty, kjo gjë mund të shkaktojë një vërshim emocionesh të shumëllojshme. Ndodh kështu, sidomos, nëse je mjaft e rritur për t’u martuar dhe, si rrjedhojë, je në gjendje për t’iu përgjigjur kësaj vëmendjeje. * Megjithatë, në mënyrën se si reagon ndikon në një masë të madhe fakti se kush po ta bën këtë kërkesë. Nëse është një person i pjekur nga ana emocionale dhe që të tërheq, mund të jetë e lehtë t’i përgjigjesh. Mirëpo, po sikur të jetë e qartë se ai nuk i ka aftësitë a cilësitë për të qenë një bashkëshort i përshtatshëm? Ose, pavarësisht se zotëron cilësi mjaft të mira, ty, thjesht, nuk të intereson?
Kini parasysh, gjithashtu, gjendjen në të cilën ndodhet një vajze që është shoqëruar për njëfarë kohe me dikë, por ka kuptuar se nuk dëshiron ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Në vend që ta ndërpresë lidhjen, ajo vazhdon të dalë me të. «Si mund t’i refuzoj?»—pyet.
Kur nuk ke interes romantik
Në kohët patriarkale, njerëzit martoheshin, me sa duket, me atë që i zgjidhnin prindërit. (Zanafilla 24:2-4, 8) Në vendet perëndimore, shumica e të krishterëve janë të lirë ta zgjedhin vetë bashkëshortin. Bibla përcakton një kërkesë: që një i krishterë të martohet «vetëm në Zotërinë».—1 Korintasve 7:39.
A do të thotë kjo se duhet të martohesh me cilindo bashkëbesimtar që shpreh interes për ty ose me të cilin je shoqëruar për pak kohë? E pra, le të shqyrtojmë shembullin biblik të një të reje nga fshati Shunem në Lindjen e Mesme. Solomoni, mbreti i saj, e pa Kantiku i kantikëve 2:7, BR) Ajo vajzë e mençur nuk donte që të tjerët të përpiqeshin ta shtynin për të marrë ndonjë vendim e nxitur vetëm nga ndjenjat. Ajo, thjesht, nuk kishte interes romantik për Solomonin, sepse ishte e dashuruar me një bari të thjeshtë.
dhe ra thellësisht në dashuri me të. Sidoqoftë, kur u përpoq t’i vinte rrotull, e reja jo vetëm që i refuzoi, por edhe iu lut grave të oborrit që i shërbenin mbretit: ‘Mos u përpiqni të zgjoni ose të ngjallni dashuri tek unë derisa të mos jetë e prirur për këtë.’ (Kjo u jep një mësim të rëndësishëm atyre që mendojnë sot për martesën: nuk mund të ndiesh dashuri romantike thjesht për këdo. Kështu, edhe pasi të jetë shoqëruar me dikë për njëfarë kohe, një vajzë mund të zbulojë se nuk ka interes romantik për të. Ndoshta ndjenjat e saj bazohen te ndonjë dobësi e dukshme në karakterin e personit tjetër. Ose ndoshta ndien se ai nuk e tërheq. Do të ishte marrëzi të shpërfilleshin këto ndjenja. Ato mund të mos largohen duke i shpërfillur. * «Kisha aq shumë dyshime për të në mendjen time,—tha Tamara për djalin me të cilin po shoqërohej.—Jo vetëm dyshime të vogla, por dyshime që më shqetësonin vërtet deri në atë pikë sa ndihesha nervoze dhe në ankth kur isha me të.» Më vonë e kuptoi se për shkak të atyre dyshimeve, më e mira ishte t’i jepte fund lidhjes.
Përse është e vështirë të thuash jo?
Sidoqoftë, t’i refuzosh një djali mund të jetë më e lehtë ta thuash se ta bësh. Ashtu si Elizabeta, e përmendur në fillim, mund të kesh frikë se mos e lëndon. Është e vërtetë që duhet të jemi të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve. Bibla i nxit të krishterët të ‘vishen me përzemërsinë e butë të dhembshurisë’ dhe t’i trajtojnë të tjerët siç do t’u pëlqente të trajtoheshin ata vetë. (Kolosianëve 3:12; Mateu 7:12) Megjithatë, a do të thotë kjo se duhet të vazhdosh të shtiresh vetëm për të mos e zhgënjyer ose për të mos e lënduar këtë djalë? Herët a vonë, ai, pa dyshim, do ta zbulojë se si ndihesh në të vërtetë, kështu që duke mos qenë e çiltër dhe duke e shtyrë kohën për të folur hapur, vetëm sa do ta shtosh dhembjen. Edhe më keq do të ishte po të martoheshe me atë të ri vetëm ngaqë të vjen keq. Keqardhja është një themel i dobët për të ndërtuar një lidhje martesore.
Mirëpo, ndoshta të mundon mendimi: ‘Nëse nuk martohem me të, mund të mos kem rast tjetër.’ Siç thuhej në një artikull në revistën Teen, një vajzë mund të arsyetojë: «Ai s’është ‘personi i duhur’, por, të paktën, është dikush dhe me të vërtetë unë nuk dua të jem vetëm.» Pa dyshim, dëshira për shoqëri është e fortë. Gjithsesi, ta plotësosh siç duhet këtë dëshirë do të thotë më shumë sesa të kesh thjesht cilindo në krah. Përfshin të gjesh dikë të cilin mund ta duash vërtet dhe që është i aftë të përmbushë përgjegjësitë biblike të martesës. (Efesianëve 5:33) Ndaj, mos u nxito të vendosësh për një bashkëshort! Shumë veta janë penduar për një martesë të bërë me ngut.
Së fundi, disa mund të vazhdojnë të shoqërohen edhe kur është e qartë që një djalë ka të meta serioze. ‘Nëse i jap edhe pak kohë,—arsyetojnë,—mund të ndryshojë.’ A është vërtet e arsyeshme kjo? Fundi i fundit, zakonet e këqija dhe mënyrat e të sjellurit shpesh janë të rrënjosura fort dhe është jashtëzakonisht e vështirë të ndryshohen. Madje, edhe nëse ai bën disa ndryshime të papritura e të mëdha, a mund të jesh vërtet e sigurt se këto janë ndryshime të qëndrueshme? Në një situatë të këtillë, një vajzë e quajtur Karen vendosi me mençuri ta ndërpriste shoqërimin me
një të ri kur e kuptoi që nuk kishin të njëjtat synime. «Ishte e rëndë,—pranon ajo,—sepse më tërhiqte fizikisht. Por e dija se ishte gjëja e drejtë që duhej bërë.»Trajtoje me kujdes
Patjetër, t’i refuzosh dikujt nuk është punë e lehtë. Ashtu si një pako që ka brenda diçka delikate, kjo situatë kërkon kujdes. Më poshtë jepen disa sugjerime që mund të jenë të dobishme.
Diskutoje çështjen me prindërit a me dikë tjetër të pjekur në kongregacion. Ata mund të të ndihmojnë që të përcaktosh nëse shpresat e tua janë ndoshta disi jorealiste.
Ji e qartë dhe e çiltër. Mos lër vend për dyshim në mendjen e tij për atë që ndien (rreth mënyrës se si ndihesh?). Shumica e kandidatëve të mundshëm do të hiqnin dorë thjesht duke u thënë «jo faleminderit». Nëse është e nevojshme, shprehe mospranimin me terma më të fortë të tillë, si «më vjen keq, por vërtet nuk jam e interesuar». Ki kujdes të mos lësh përshtypjen se me pak më shumë këmbëngulje nga ana e tij mund të ndërrosh mendje. Duke e bërë të qartë se nuk provon ndjenja romantike për të, do t’i pritet udha çdo ngatërrimi dhe do t’ia bëjë më të lehtë atij që të kapërcejë zhgënjimin.
Ekuilibro çiltërsinë me taktin. Në Fjalët e urta 12:18 thuhet: «Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë.» Ndonëse është e rëndësishme të flasësh hapur, Bibla thotë se fjalët tona duhet të jenë ‘me hir, të ndrequra me kripë’.—Kolosianëve 4:6.
Përmbaju fort vendimit tënd. Miq me qëllime të mira, të cilët ka të ngjarë të dinë pak për arsyet që qëndrojnë pas vendimit tënd, mund të të nxitin t’i japësh edhe një mundësi tjetër kësaj marrëdhënieje. Por, përfundimisht, je ti që ke për të jetuar me vendimin tënd, jo miqtë e tu qëllimmirë.
Vepro në harmoni me fjalët e tua. Më parë ju të dy mund të keni qenë miq të mirë dhe është, pa dyshim, e natyrshme të duash që gjërat të kthehen siç ishin. Por, zakonisht, kjo nuk është as praktike, as e mundur. Ndjenjat e tij për ty janë bërë romantike. A është realiste të mendosh që ai thjesht mund të mos i përfillë ato ndjenja dhe të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë? Kështu, ndonëse patjetër që është më mirë ta trajtoni njëri-tjetrin me dashamirësi, bisedat e rregullta telefonike ose kalimi i mjaft kohe së bashku në vende shoqërore ka të ngjarë që veçse t’ia shtojnë vuajtjen. Kjo do të thoshte të luaje me ndjenjat e tij dhe s’do të tregonte mirëdashje nga ana jote.
Apostulli Pavël i nxiti të krishterët ‘t’i thonë të vërtetën’ njëri-tjetrit. (Efesianëve 4:25) Të veprosh kështu mund të jetë e vështirë, por kjo gjë mund t’ju ndihmojë të dyve që të vazhdoni secili jetën e vet.
[Shënimet]
^ par. 3 Disa emra janë ndryshuar.
^ par. 4 Ndonëse ky artikull u është drejtuar vajzave, parimet zbatohen edhe për djemtë.
^ par. 5 Për rreziqet e shoqërimit në moshë mjaft të re me dikë të seksit tjetër është folur në numrin e shkurtit 2001 të kësaj reviste.
^ par. 10 Shih artikullin «Të rinjtë pyesin . . . A duhet të ndahemi?» në numrin e Zgjohuni! të 22 korrikut 1988, anglisht.
[Diçitura në faqen 13]
Nuk mund të ndiesh dashuri romantike thjesht për këdo
[Figura në faqen 14]
Ji e qartë dhe e çiltër kur shpreh ndjenjat e tua