Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Arsimuese dhe informative’

‘Arsimuese dhe informative’

‘Arsimuese dhe informative’

Kështu e përshkroi revistën Zgjohuni! një 26-vjeçar nga malësitë e Papua Guinesë së Re.

Në një letër drejtuar zyrës së degës në atë vend, ai shkroi: «Ju lavdëroj për artikujt e mrekullueshëm, të bazuar në fakte, arsimues dhe informativë që botoni në revistën tuaj mjaft të përhapur Zgjohuni!» Ky burrë shpjegonte: «Edhe pse nuk jam pjesëtar i fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, më kënaq shumë leximi i numrave të revistës Zgjohuni!, të cilët i marr hua nga disa shokë. . . . Sa herë lexoj një numër, më vjen t’ju shkruaj, që t’ju lavdëroj për përpjekjet tuaja me vlerë. Por kur bëhem gati, mbërrin një revistë tjetër dhe më mban përsëri të zënë.»

Ky lexues me çmueshmëri përfundonte: «Për mendimin tim, Zgjohuni! është vërtet e dobishme për çdokënd që është në gjendje të lexojë. Nga thellësia e zemrës, dëshiroj t’ju falënderoj shumë e shumë herë.»

Zgjohuni! siguron ndriçim rreth mjaft çështjeve. Më e rëndësishmja, ajo ndërton besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore që do të zëvendësojë sistemin e sotëm.

Broshura me 32 faqe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? nxjerr në pah këtë qëllim të Perëndisë, duke siguruar informacione nga Bibla, për të treguar çfarë duhet të bëjmë që të marrim miratimin e tij. Mund ta kërkoni një kopje të kësaj broshure duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.