Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Braile Përgëzime për artikullin «Lui Braile: U sjell dritë të burgosurve të errësirës». (8 shtator 2000, anglisht) Drejtorit të shkollës ku punoj i është dobësuar shikimi. Kur ia lexova artikullin, i la shumë mbresë. Një kopje e revistës u vendos në bibliotekën e shkollës.

M.A.S., Brazil

Meditimi Dëshiroj t’ju falënderoj për artikullin «Pikëpamja e Biblës: Meditim që është dobiprurës». (shtator 2000) Tani e kuptoj që e ngatërroja meditimin me fantazinë. Duke zbatuar Filipianëve 4:8, tashmë e di cila është mënyra e duhur për të medituar rreth problemeve të mia. Shumë faleminderit!

W. P., Poloni

Kastorët Jam një 15-vjeçare dhe dua t’ju falënderoj për artikullin «Sharrëtari i hershëm është ende në punë». (shtator 2000) Më pëlqen të lexoj rreth kafshëve dhe rreth mënyrës se si jetojnë ato. Por nuk e kisha ditur kurrë që kastorët mund të bëjnë kaq e kaq gjëra! Mendoj që mënyra se si kujdesen ata për veten dhe për familjen e tyre është vërtet e jashtëzakonshme!

S. Xh., Shtetet e Bashkuara.

Jam dhjetëvjeçe dhe e lexova artikullin ndërsa po fushoja buzë një përroi. Imagjinoja kastorët duke punuar atje pa pushim. Më pëlqejnë artikujt për kafshët, sepse më ndihmojnë të vlerësoj gjithë gjërat e mrekullueshme që ka bërë Jehovai.

B. P., Shtetet e Bashkuara

Ngatërresë matematike? Dëshiroj t’ju tërheq vëmendjen për diçka që më duket një gabim i vogël në artikullin «Në kërkim të një shoqërie të përsosur». (22 shtator 2000, anglisht) Ju thoshit se do të duheshin 26 vjet për të lexuar 200 vëllime me nga një mijë faqe. Sipas llogaritjeve të mia, do të duheshin më pak se katër vjet.

P. I.,Rumani

Ju faleminderit për vërejtjen. Është e vërtetë se për të lexuar 200 vëllime me nga një mijë faqe secili të një vepre tregimtare do të duhej shumë më pak kohë. Por të dhënat e mbledhura nga Projekti i Gjenomit Njerëzor përfshijnë vargje të ADN-së, të cilat do të donin shumë më tepër mund dhe kohë për t’u lexuar.—BOT.

Në artikullin «Të shohësh më shumë se ajo që shohin sytë» (22 gusht 2000, anglisht) mendoj se kishit bërë një gabim që është i zakonshëm. Aty flitej për mikroskopë që mund t’i zmadhojnë objektet një milion herë, pra «njësoj si ta zmadhosh një pullë poste në madhësinë e një shteti të vogël». Një milion pulla poste mund të vendosen në një radhitje 1000 X 1000 pulla. Duke supozuar që një pullë është rreth 2,5 centimetra në secilën anë, kjo do të mbulonte një sipërfaqe që është rreth 25 metra në secilën anë. Nuk mendoj se mund të gjendet një shtet kaq i vogël.

R. K., Shtetet e Bashkuara

Në vend që të imagjinoni sikur një pullë zmadhohet duke u bërë një radhitje prej 1.000 x 1.000 pullash, përfytyroni një radhitje prej 1.000.000 x 1.000.000 pullash, meqë zmadhimi është linear. Kjo do të ishte afërsisht madhësia e një vendi të vogël ishullor.—BOT.

Siguria e udhëtimeve ajrore Vetëm dy rreshta për t’ju falënderuar për artikullin «Si bëhen më të sigurta udhëtimet ajrore?» (22 shtator 2000, anglisht) Më pëlqejnë shumë fluturimet, por pasi lexova këtë artikull, e kuptova se sa punë dhe sa kohë harxhohet për të stërvitur pilotët, duke pasur në mendje sigurinë tonë.

E. P., Ishujt Virxhin

I dobët Sapo pashë titullin «Të rinjtë pyesin . . . Pse jam kaq i dobët?» (22 shtator 2000, anglisht), m’u mbushën sytë me lot. Jam 16 vjeçe dhe peshoj 45 kilogramë. Ngaqë jam kaq e dobët, më dukej vetja e shëmtuar dhe jotërheqëse. Kur lexova artikullin, vlerësova sugjerimet praktike që jepeshin në të. Pjesa e fundit më preku më shumë, sepse më bëri të kuptoj që Jehovai sheh zemrën.

E. L., Itali