«Cilët po u mësojnë të gjitha kombeve të vërtetën?»
Ejani, dëgjoni fjalimin publik
«Cilët po u mësojnë të gjitha kombeve të vërtetën?»
Një herë një peshkop deklaroi: «Të vërtetën absolute nuk mund ta gjejë asnjëri prej nesh.» A është e drejtë kjo pikëpamje? Apo ka ndonjë burim të vërtete absolute? A ka mundësi që të vijë një kohë kur çdo njeri të flasë të vërtetën?
Duke filluar me muajin korrik, fjalimi publik me temën e paraqitur më lart do të mbahet në të gjithë Shqipërinë në 3 Kongrese Krahinore tre ditore të Dëshmitarëve të Jehovait «Mësues të Fjalës së Perëndisë». Në të vërtetë ky fjalim publik do të jetë një pikë kyçe për afërsisht 2.000 kongrese të tilla në rreth 150 vende në të gjithë botën.
Mes pyetjeve që do të trajtohen janë: Nga e ka prejardhjen e vërteta? Si është bërë e njohur ajo? Cili është libri më kryesor për ta bërë të njohur të vërtetën?
Mund ta dëgjoni këtë fjalim të rëndësishëm në një kongres afër vendit ku banoni. Vihuni në kontakt me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruajini botuesve të kësaj reviste për vendin e kongresit më afër jush. Në numrin e 15 shkurtit 2001, revista jonë shoqëruese, Kulla e Rojës, jep një listë të të gjitha vendeve ku do të mbahen kongreset në Shqipëri.