Emri i Perëndisë më ndryshoi jetën!
Emri i Perëndisë më ndryshoi jetën!
TREGUAR NGA SANDI JASI XHOSI
DUKE u përpjekur që të fshiheshim, unë bashkë me motrat ishim nën krevat duke kukurisur dhe duke goditur njëra-tjetrën, kur mormonët trokitën në derë. * Më në fund iu përgjigja me ashpërsi se ishim indianë të fisit navajo dhe nuk donim që të na flitnin për ndonjë fe të të bardhëve.
Prindërit kishin shkuar në qendrën tregtare për të blerë gjërat e nevojshme. U kthyen në shtëpi kur dielli kishte perënduar. Pasi erdhën, morën vesh që kisha qenë e pasjellshme me mormonët. Më dhanë këshilla të mira që të mos trajtoja kurrë më asnjeri pa respekt. Na ishte mësuar t’i trajtonim njerëzit me respekt dhe dashamirësi. Kujtoj një ditë kur na erdhi një vizitor i papritur. Prindërit kishin gatuar ushqim jashtë. Ata u treguan mikpritës duke e ftuar vizitorin të hante në fillim, më pas hëngrëm ne.
Jeta në rezervat
Ne jetuam në Hauëll Mesa, Arizona, 14 kilometra në veriperëndim të Rezervatit Indian Hopi, shumë larg nga qytetet e mbipopulluara. Ky vend është në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, ku shihet panorama mbresëlënëse e një shkretëtire, që ndërpritet nga grumbuj shkëmbinjsh të kuq e të pazakontë ranorë. Ka shumë kodra të rrafshta, pllaja të larta e të rrëpirëta. Nga këto mund të shihnim dhentë tona në një largësi prej tetë kilometrash. Sa më pëlqente qetësia e këtij vendi, mëmëdheut tim!
Gjatë shkollës së mesme u bëra shumë me kushërinjtë e mi, të cilët përkrahnin Lëvizjen e Indianëve të Amerikës (AIM). * Ndihesha shumë krenare që isha një indiane e Amerikës dhe u shprehja të bardhëve mendimet e mia rreth dekadave të tiranisë, të cilat sipas mendimit tim ishin shkaktuar nga Agjencia e Punëve për Indianët (BIA). Ndryshe nga kushërinjtë e mi, nuk e shfaqja hapur urrejtjen. E mbajta të fshehur në zemër. Kjo bëri që të urreja çdokënd që kishte një Bibël.
Arsyetoja se ishte për shkak të Biblës që njerëzit e bardhë kishin fuqinë të na merrnin tokën, të drejtat dhe lirinë për të praktikuar ritet tona të shenjta. Kur detyroheshim për të shkuar në kishë gjatë kohës që isha në një shkollë me konvikt, falsifikoja madje firmën e babait për të shmangur pjesëmarrjen në ceremonitë fetare të protestantëve dhe katolikëve. Këto shkolla kishin si qëllim të na asimilonin, dhe të na bënin të harronim trashëgiminë tonë indiane. Nuk lejoheshim, madje, as të flitnim gjuhën tonë.
Ne kishim një respekt të thellë për natyrën dhe mjedisin. Çdo mëngjes ktheheshim me fytyrë drejt lindjes, shqiptonim lutjet, dhe falënderonim * Këto gjëra më ishin mësuar mbi mënyrën e adhurimit navajo, dhe i pranova ato me gjithë zemër dhe ëndje. Ideja e të ashtuquajturit krishterim për vajtjen në qiell, nuk më tërhiqte, dhe as që besoja në torturimin në ferrin e zjarrtë. Dëshira e zemrës sime ishte të jetoja në tokë.
duke spërkatur me pjalmin e shenjtë të misrit.Në kohën e pushimeve të shkollës gëzohesha me gjithë pjesëtarët e familjes. Pastrimi i hoganit—shtëpisë sonë navajo—thurja, dhe kujdesi për dhentë ishte rutina ime e përditshme. Navajot kanë qenë barinj për shekuj me rradhë. Sa herë që pastroja hoganin (shih foton poshtë), vija re një libër të vogël të kuq që përmbante librin biblik të Psalmeve dhe disa libra të «Dhiatës së Re». E hidhja andej-këtej, duke mos e vrarë mendjen asnjëherë për përmbajtjen dhe kuptimin e saj. Por kurrë nuk e hodha poshtë.
Martesa: Iluzion dhe zhgënjim
Pas diplomimit në shkollën e mesme, planifikova të ndiqja një shkollë tregtare në Albukërk, Nju-Meksiko. Megjithatë, para se të shkoja takova burrin tim të ardhshëm. U ktheva në rezervatin navajo, që ne e quajmë Rez, për t’u martuar. Prindërit e mi kishin shumë vjet martesë. Doja të ndiqja hapat e tyre, prandaj u martova. Më pëlqente të isha një amvisë dhe isha e kënaqur nga jeta jonë familjare, veçanërisht kur na lindi djali Lioneli. Ishim shumë të lumtur, deri atë ditë kur dëgjova lajme që të copëtonin zemrën.
Burri im kishte marrëdhënie me një grua tjetër! Martesën tonë e shkatërroi jobesnikëria e tij. Përjetova dhembje të thellë emocionale dhe e urreja shumë atë. Doja të merrja hak. Por gjatë betejave të divorcit për kujdestarinë e djalit dhe për mbështetjen financiare, vetëm sa u dëshpërova, u ndjeva e pavlerë dhe pa shpresë. Vrapoja për kilometra të tërë për të lehtësuar hidhërimin. Qaja me lehtësi dhe humba oreksin. Ndihesha plotësisht e vetmuar.
Pak kohë më vonë fillova të kisha miqësi me një burrë që kishte probleme martesore të ngjashme me të miat. Që të dy ishim të vrarë shpirtërisht. Ai shfaqi ndjenja të përbashkëta dhe më siguroi mbështetjen emocionale për të cilën kisha nevojë. I shpreha mendimet dhe ndjenjat më të brendshme për jetën. Dëgjonte, e kjo më tregonte se interesohej për mua. Planifikuam të martoheshim.
Atëherë zbulova se edhe ai ishte jobesnik. Pavarësisht se sa e vështirë dhe e dhembshme që ishte, e largova nga jeta ime. U ndjeva e hedhur poshtë dhe thellësisht e trishtuar. Isha plot inat të hidhur, dëshiroja të hakmerresha dhe mendoja të vrisja veten. Dy herë u përpoqa t’i jepja fund jetës. Kërkoja vetëm të vdisja.
Mendimi im i parë për një Perëndi të vërtetë
Derdhja shumë lot, ndërsa i lutesha një Perëndie që nuk e njihja. Por, isha e prirur të besoja se ishte një Qenie Supreme që kishte krijuar universin mbresëlënës. Mahnitesha me bukurinë e perëndimit të diellit dhe meditoja se sa e mrekullueshme ishte që Dikush na lejonte të gëzonim këto mrekulli. U rrita duke e dashur atë person që nuk e njihja. Fillova t’i thosha: «O Perëndi, nëse ekziston vërtet, më ndihmo, më jep drejtim dhe më bëj të lumtur përsëri.»
Ndërkohë familja ime ishte e shqetësuar për mua, sidomos babai. Prindërit paguanin magjistarë, për të më shëruar. Babai thoshte se një magjistar i mirë nuk do të kërkonte kurrë para dhe se praktikonte atë që thoshte. Për t’u bërë qejfin prindërve mora pjesë disa herë në ceremonitë fetare navajo, që quhen Udha e Bekimit.
Kaloja ditë të tëra e izoluar në hogan vetëm me një radio në anën e krevatit. Dëgjova me neveri dënimin e një kleriku sepse nuk kisha pranuar Jezuin në zemrën time. Isha kaq e indinjuar! Nuk mund ta duroja më fenë e të bardhëve dhe madje as fenë time. E ndava mendjen për ta gjetur Perëndinë sipas mënyrës sime.
Gjatë periudhës së izolimit, pashë përsëri atë libër të vogël të kuq. Zbulova se ishte pjesë e Biblës. Duke lexuar Psalmet, mësova rreth vuajtjeve dhe dëshpërimit të mbretit David dhe u ngushëllova. (Psalm 38:1-22; 51:1-19) Megjithatë, për shkak të krenarisë, e hoqa shpejt nga mendja gjithçka që lexova. Nuk do ta pranoja fenë e të bardhëve.
Me gjithë dëshpërimin, ia arrita të kujdesesha mirë për djalin. Ai u bë burimi im i inkurajimit. Fillova të shihja në televizion programe fetare që ofronin lutje. Ngrita telefonin dhe bëra e dëshpëruar një telefonatë duke marrë një numër për ndihmë. Kur më thanë të premtoja se do të dhuroja 50 ose 100 dollarë e përplasa telefonin.
Seancat gjyqësore për divorcin më dëshpëruan, veçanërisht duke parë burrin që nuk i thoshte të vërtetën gjykatësit. U desh një kohë e gjatë të përfundonim divorcin për shkak të betejave për kujdestarinë e djalit. Por unë fitova. Babai me dashuri e pa fjalë më mbështeti gjatë seancave gjyqësore. E pa se isha shumë e vrarë.
Kontakti im i parë me Dëshmitarët
Vendosa ta përballoj jetën ditë pas dite. Në një rast pashë një familje navajo tek fliste me fqinjët e mi. Nuk mund të rrija dot pa i përgjuar. Vizitorët ishin përfshirë në një lloj vepre nga shtëpia në shtëpi. Erdhën edhe në shtëpinë time. Sandra, një navajo, u prezantua si një Dëshmitare e Jehovait. Më shumë se çdo gjë tjetër më tërhoqi vëmendjen emri Jehova. I thashë: «Kush është Jehovai? Duhet të jeni një fe e re. Përse nuk më është mësuar në kishë emri i Perëndisë?»
Ajo me mirësjellje hapi Biblën e saj te Psalmi 83:18, që thotë: «Dhe ta dinë se ti vetëm, që quhesh Zoti [Jehova BR], je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.» Shpjegoi se Perëndia ka një emër personal dhe se Biri i tij, Jezu Krishti, dëshmoi për Jehovain. U ofrua të më mësonte për Jehovain e për Jezuin dhe më la librin E vërteta që të çon në jetën e përhershme. * E emocionuar, i thashë: «Po, do të doja ta shqyrtoja këtë fe të re.»
E mbarova librin brenda natës. Përmbajtja e tij ishte e re dhe e ndryshme. Shpjegonte se jeta ka një qëllim, dhe kjo ishte ajo që më nevojitej për të rindezur interesin tim për jetën. Fillova të studioja Biblën dhe, për kënaqësinë time, shumë nga pyetjet që kisha morën përgjigje nga Bibla. E besoja çdo gjë që mësoja. Ishte e arsyeshme dhe kjo duhej të ishte e vërteta!
Fillova t’i mësoja të vërtetën e Biblës Lionelit kur ishte 6 vjeç. Luteshim së bashku. I jepnim zemër njëri-tjetrit me mendimin se Jehovai interesohej për ne dhe se duhej t’i besonim atij. Ndonjëherë nuk kisha fuqi për t’ia dalë mbanë. Por përqafimi me krahët e vogla, bashkë me fjalët e sigurta dhe ngushëlluese: «Mos qaj mami, Jehovai do të kujdeset për ne», sillnin një ndryshim të jashtëzakonshëm. Sa më ngushëllonte dhe ma forconte vendosmërinë
për të vazhduar të studioja Biblën! Lutesha vazhdimisht për drejtim.Ndikimi i mbledhjeve të krishtere
Çmueshmëria për Jehovain na nxiste të bënim një rrugë 240 kilometra vajtje-ardhje për të marrë pjesë në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait në Tuba-Siti. Ndiqnim mbledhjet dy herë në javë gjatë verës dhe çdo të diel gjatë muajve të dimrit, për shkak të motit të ashpër. Në një rast kur na u prish makina udhëtuam me makina të rastit për në Sallën e Mbretërisë. Udhëtimet e gjata ishin të lodhshme. Por një koment i Lionelit se nuk duhet të humbasim kurrë asnjë mbledhje vetëm nëse jemi duke vdekur, më nguliti në mend sa e rëndësishme është të mos e marrim si diçka të zakonshme mësimin e Jehovait.
Gjatë mbledhjeve më rridhnin lehtë lotët kur këndonim këngët e Mbretërisë që theksonin jetën përgjithmonë pa vuajtje. Mora ngushëllim dhe zemër nga Dëshmitarët e Jehovait. Ata ndoqën udhën e mikpritjes, duke na ftuar në shtëpitë e tyre për drekë dhe për t’u zbavitur, si edhe merrnim pjesë në studimin e tyre familjar të Biblës. Tregonin interes ndaj nesh dhe na dëgjonin. Në veçanti pleqtë luajtën një rol kyç në tregimin e empatisë dhe na përforcuan bindjen se Perëndia Jehova kujdesej për ne. Isha e lumtur të zija miq të vërtetë. Ishin freskues dhe, madje, qanin me mua, kur e ndieja se nuk mund të vazhdoja më.—Mateu 11:28-30.
Dy vendime të mëdha
Tamam kur isha e kënaqur me sigurimet e Jehovait, miku im u kthye për t’u pajtuar. E doja ende dhe nuk mund të mos e pranoja kërkesën e tij. Planifikuam të martoheshim. Mendoja se e vërteta do ta ndryshonte. Ky ishte gabimi më i madh i jetës sime! Nuk isha e lumtur. Ndërgjegjja më vriste tmerrësisht. Për zhgënjimin tim, ai nuk e donte të vërtetën.
I hapa zemrën njërit nga pleqtë e kongregacionit. Ai arsyetoi nga Shkrimet dhe u lut me mua për vendimin tim. Arrita në përfundimin se Jehovai nuk do të më lëndonte ose të më shkaktonte dhembje kurrë, kurse njerëzit e papërsosur po, pavarësisht se sa shumë i duam. Në të vërtetë mësova se nuk ka siguri në të ashtuquajturën bashkëjetesë. Mora një vendim. Ishte shumë e vështirë dhe e dhembshme t’i jepja fund asaj marrëdhënieje. Edhe pse do të kisha probleme financiare, duhej të besoja tek Jehovai me të gjithë zemrën.
E doja Jehovain dhe vendosa t’i shërbeja atij. Më 19 Maj 1984, e simbolizova dedikimin ndaj Perëndisë Jehova me pagëzimin në ujë. Edhe djali im Lioneli është një Dëshmitar i pagëzuar i Jehovait. U përndoqëm shumë nga familja dhe ish-burri, por vazhduam t’i linim gjërat në duart e Jehovait. Nuk u zhgënjyem. Familja u qetësua dhe e pranoi udhën tonë të re të jetës pas 11 vjetësh të gjatë.
I dua shumë ata, dhe ajo që dëshiroj është që të mësojnë për Jehovain, kështu që të jenë edhe ata të lumtur. Babai, i cili mendonte se më kishte humbur për shkak të ligështimit dhe sepse mendoja të vrisja veten, më mbrojti me kurajo. Ishte i kënaqur të më shihte të lumtur përsëri. Kuptova se lutja ndaj Jehovait, pjesëmarrja në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe zbatimi i Fjalës së Perëndisë janë jetësore për ta marrë veten nga ana emocionale.
Shpresë për të ardhmen
Pres me padurim kohën kur çdo gjurmë vuajtjeje, papërsosmërie, falsiteti dhe urrejtje do të kenë shkuar plotësisht. Përfytyroj tokën
navajo të lulëzuar me bimësi të bollshme, me pemët e pjeshkëve dhe kajsive që kanë qenë dikur këtu. Imagjinoj gëzimin e fiseve të ndryshme që marrin pjesë në transformimin e vendlindjes së tyre të thatë në një parajsë të bukur me ndihmën e lumenjve dhe shiut. Imagjinoj tek jetojmë në një tokë me fqinjët e fisit hopi dhe fiseve të tjera në vend që të jemi rivalë siç kemi qenë në historinë e shkuar. Tani kuptoj se si Fjala e Perëndisë bashkon të gjitha racat, fiset dhe grupet. Në të ardhmen do të shoh familje dhe miq të bashkuar me të dashurit e tyre të vdekur me anë të ringjalljes. Do të jetë një kohë shumë e gëzueshme me mundësinë e jetës së përhershme. Nuk mund të mendoj që ndonjë të mos dojë të mësojë për këtë shpresë të mrekullueshme.Zgjerimi teokratik në tokën navajo
Ishte drithëruese të shihje një Sallë Mbretërie në Tuba-Siti dhe të vëreje rritjen e katër kongregacioneve në rezervatet navajo dhe hopi *—qytetin Çinli, Kajenta, Tuba-Siti dhe Kenionin Kims. Kur u regjistrova në fillim në Shkollën e Shërbimit Teokratik në vitin 1983, vetëm arrija ta përfytyroja që një ditë ajo do të drejtohej në gjuhën navajo. Tani nuk është më produkt i imagjinatës sime. Që nga viti 1998, shkolla po mbahet në gjuhën navajo.
T’u tregoj të tjerëve se Perëndia ka një emër personal më ka sjellë bekime të pafundme. Të qenët në gjendje të lexosh e të ndash me të tjerët shprehjet besimforcuese në gjuhën tonë amëtare që gjenden në broshurat: Nihookáá’gi Hooláágóó liná Bahózhoóodoo! (Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!), Ha’át’fíísh éí God Nihá yee Hool’a’? (Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?) dhe së fundi Ni Éí God Bik’is Dííleelgo Át’é! (Ti mund të jesh miku i Perëndisë!) është vështirë për t’u shpjeguar me fjalë. I jam mirënjohëse klasës së skllavit të besueshëm e të matur për drejtimin e kësaj vepre arsimimi biblik, me qëllim që të gjitha kombet, fiset dhe gjuhët mund të nxjerrin dobi, përfshirë popullin navajo, fisin dine.—Mateu 24:45-47.
Punoj në kohë të plotë për të mbështetur veten, por gjej gëzim duke bërë rregullisht shërbimin si pionere ndihmëse. E çmoj faktin që jam beqare dhe dëshiroj t’i shërbej Jehovait pa shpërqendrime. Jam e kënaqur dhe e lumtur t’i tregoj popullit tim dhe të tjerëve, veçanërisht atyre që janë të dëshpëruar, se: «Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.»—Psalmi 34:18.
Nuk mendoj më se Bibla është feja e të bardhëve. Fjala e Perëndisë, Bibla është për këdo që do ta mësojë dhe ta zbatojë atë. Kur Dëshmitarët e Jehovait ju vizitojnë, i lini t’ju tregojnë se si të jeni vërtet të lumtur. Ata ju sjellin lajme të mira për emrin e Perëndisë, Jehovait, emrit që ndryshoi jetën time! “Aoo,’ Diyin God bízhi’ Jiihóvah wolyé.” («Po, emri i Perëndisë është Jehova.»)
[Shënimet]
^ par. 3 Për informacione të hollësishme rreth fesë mormone shih Zgjohuni!, 8 nëntor 1995, anglisht.
^ par. 7 AIM është një organizatë e të drejtave civile e themeluar nga një indian i Amerikës në vitin 1968. Shpesh kritikojnë BIA, e cila është një agjenci qeveritare e krijuar në vitin 1824, në dukje për të nxitur mirëqenien e indianëve të kombit. BIA shpesh u jepte me qira jo-indianëve mineralet, ujin dhe gjëra të tjera nga rezervatet.—World Book Encyclopedia.
^ par. 9 Pjalmi shihet si një substancë e shenjtë dhe përdoret në lutje dhe rituale, duke përfaqësuar jetën dhe përtëritjen. Navajot besojnë se trupi bëhet i shenjtë kur dikush kalon në një shteg të spërkatur me pjalm.—The Encyclopedia of Native American Religions.
^ par. 25 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait, tani nuk botohet më.
^ par. 39 Për informacione të mëtejshme shih serinë «Indianët e Amerikës—Çfarë ruan e ardhmja për ta?» në artikullin e Zgjohuni! 8 shtator 1996, anglisht.
[Figura në faqen 21]
Një hogan tipik navajo
[Figura në faqen 21]
Me djalin tim, Lionelin
[Figura në faqen 23]
Me miq rusë në kongresin ndërkombëtar në Moskë në vitin 1993
[Figura në faqen 24]
Me familjen time frymore në kongregacionin e Kajentës, Arizona