Ndihmë kur të vdes një njeri i dashur
Ndihmë kur të vdes një njeri i dashur
Disa vjet më parë, Dëshmitarët e Jehovait botuan një broshurë që trajtonte vështirësitë e përballimit të vdekjes së një njeriu të dashur. Kohët e fundit, në letrën që u mor nga një lexuese mirënjohëse në Republikën Federale të Jugosllavisë thuhej: «Do të doja t’ju falënderoja nga thellësia e zemrës për broshurën Kur të vdes një njeri i dashur. Kjo broshurë trajton me të vërtetë çdo hollësi rreth humbjes së një personi të dashur.»
Letërshkruesja shpjegonte: «Kur më vdiq vëllai nga një aksident rrugor, broshura më dha ‘ndihmën e domosdoshme’. Pjesa ‘Disa sugjerime praktike’ në faqen 18, më ngushëlloi me të vërtetë. Megjithatë, pas katër muajsh fillova të ndieja një dhembje shumë të madhe si dhe nostalgji për të kaluarën. Kisha frikë se mos shëndeti im emocional ishte në rrezik.
E lexova përsëri këtë broshurë, dhe në faqen 9, në kutinë ‘Procesi i hidhërimit’, vura re se periudha e normalizimit shoqërohet me trishtim dhe me nostalgji. U ngushëllova me të vërtetë. Faleminderit për mëshirën e butë që tregoni nëpërmjet kësaj broshure.»
Ndoshta edhe ju ose dikush që njihni, do të merrni ngushëllim duke lexuar këtë broshurë me 32 faqe. Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.