Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në prag të zhdukjes

Në prag të zhdukjes

Në prag të zhdukjes

SEMI, gorilla trivjeçare në fotografi, pa dyshim, duket i trishtuar. Por, ndoshta, kjo nuk duhet të na habitë. Gjahtarët ia vranë nënën, duke e lënë atë jetim, pa asnjë mundësi për t’u kthyer në gjendje të lirë. Mjerisht, vetëm pak muaj pasi u bë kjo fotografi, Semi ngordhi për shkak të një sëmundjeje të aparatit të frymëmarrjes. Por ai nuk ishte gorilla e vetme me një të ardhme pa shpresë.

Shkatërrimi i pamëshirshëm i habitatit të tyre natyror, i ka vënë këto krijesa në listën e llojeve të rrezikuara. Dhe meqë në disa vende gorillat tani po i vrasin për ushqim, gjahtarët e pajisur me armë moderne, gjithashtu, kërcënojnë seriozisht mbijetesën e këtyre kafshëve në të ardhmen. Edhe pse e ardhmja e gorillave duket e zymtë, ajo e shumë llojeve të tjera është edhe më tepër e tillë.

Një raport, i përgatitur nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe të Burimeve Natyrore (IUCN), jep një përshkrim të gjendjes së mjerueshme të shumicës së kafshëve të botës. Gjatë këtyre pak viteve të fundit, janë vënë në rrezik më shumë lloje dhe ritmi me të cilin ka ndodhur kjo ka qenë alarmues. IUCN-ja, një organizatë që mbikëqyr gjendjen e mijëra llojeve, kohët e fundit ka botuar listën e llojeve të rrezikuara, ose Red List për të rritur vetëdijen lidhur me gjendjen e rëndë të kafshëve të rrezikuara të planetit.

Pothuajse çereku i gjitarëve në të gjithë botën dhe rreth një e teta e zogjve kërcënohen tani të zhduken. Dhe këto janë vetëm llojet që janë arritur të dokumentohen. Gjendja e shumicës së llojeve të planetit tonë, mbetet e panjohur.

Nëse kjo gjendje tragjike ju hidhëron juve, si duhet të ndihet Krijuesi ynë për këtë? Ai pohon në Fjalën e tij, Biblën: «Të miat janë në fakt tërë kafshët e pyllit.» (Psalmi 50:10) Pra, pa dyshim, që ai nuk mund të rrijë indiferent ndaj shkatërrimit të pamëshirshëm të veprave të duarve të tij. Në librin e Zbulesës, Perëndia na siguron se do të ‘shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’.—Zbulesa 11:18.

Mbrojtja e kafshëve dhe e mjedisit të tyre të brishtë, nga i cili varemi të gjithë ne, janë vetëm dy nga detyrat e ngutshme, për të cilat do të kujdeset Mbretëria e Perëndisë kur ‘Perëndia të bëjë çdo gjë të re’.—Zbulesa 21:5; Mateu 6:10.

[Kutia dhe figura në faqet 16, 17]

Tigri (Panthera tigris)

Popullsia në gjendje të lirë e llogaritur: afro 5.000 deri në 7.500 (në rënie nga rreth 100.000 një shekull më parë)

Kërcënimet kryesore: gjuetia pa leje, helmimi, humbja e habitatit dhe veçimi i popullatave të tigrave

[Kutia dhe figura në faqen 17]

Panda gjigante (Ailuropoda melanoleuca)

Popullsia në gjendje të lirë e llogaritur: 1.000—që e bën atë një nga gjitarët më të rrallë në tokë

Kërcënimet kryesore: ritmi i ulët i riprodhimit dhe shkatërrimi i pyjeve malore me bambu, nga të cilat varet ushqimi

[Burimi]

Foto: Zoo de la Casa de Campo, Madrid

[Kutia dhe figura në faqen 17]

Orangutangu (Pongo pygmaeus)

Popullsia në gjendje të lirë e llogaritur: rreth 20.000

Kërcënimet kryesore: zjarret e pyjeve, prerja e drurëve, gjuetia pa leje dhe kontrabanda për tregtinë e të vegjëlve

[Burimi]

Foto: Zoo, Santillana del Mar, Cantabria, España

[Kutia dhe figura në faqen 18]

Panda e vogël (e kuqe) (Ailurus fulgens)

Popullata në gjendje të lirë e llogaritur: e panjohur, por duket se ka pasur rënie në gjithë zonën ku jeton si pasojë e ndërhyrjes njerëzore dhe e një ritmi të ulët riprodhimi

Kërcënimet kryesore: gjuetia pa leje, shkatërrimi i pyjeve malore me bambu dhe kullotja e bagëtisë

[Burimi]

Foto: Zoo de la Casa de Campo, Madrid

[Kutia dhe figura në faqen 18]

Majmuni i Geldit (Callimico goeldii)

Popullsia në gjendje të lirë e llogaritur: e panjohur (ky primat u zbulua vetëm në vitin 1904)

Kërcënimet kryesore: shkatërrimi i pyllit të shiut të Amazonës dhe popullatat shumë të shpërndara, të cilat me lehtësi mund të bëhen të veçuara

[Burimi]

Foto: Zoo, Santillana del Mar, Cantabria, España

[Kutia dhe figura në faqen 18]

Krilla me kurorë të kuqe (Grus japonensis)

Popullata në gjendje të lirë e llogaritur: rreth 2.000

Kërcënimet kryesore: përplasje me kabllot elektrike, shkatërrimi i habitatit për riprodhim dhe ndotja

[Burimi]

© 1986 Steve Kaufman