Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Oqeanet Sot lexova serinë «Oqeanet zbulojnë sekretet e tyre më të thella». (22 nëntor 2000, anglisht) E dua natyrën, por humnera oqeanike ishte e panjohur për mua. Vërtet, sa më shumë që mësojmë për tokën dhe mrekullitë e saj, aq më shumë duhet ta respektojmë këtë planet plot gjallëri dhe Krijuesin e tij pafundësisht të zgjuar.

K. F., Itali

Faleminderit për këtë seri të mrekullueshme. Pyetja gjithmonë veten përse Jehovai krijoi organizma të tillë, si krimbin zvarritës të dheut, kur shumica e njerëzve nuk janë në dijeni se krijesa të tilla ekzistojnë. Më pëlqeu fakti se ekzistenca e këtyre krijesave tregon shqetësimin e Jehovait për pastërtinë e tokës—shqetësim që duhet ta imitojmë.

H. S., Britani

Duke lexuar këtë seri ishte sikur të bëje një vizitë të vërtetë në fund të detit dhe të shihje mrekullitë e thellësive, ndërsa merrje shpjegime të hollësishme dhe me baza. Materiali që kishit paraqitur më ndihmoi për të dalluar më qartësisht cilësitë e Perëndisë, të cilat janë të dukshme në gjërat që ai ka bërë.

Xh.M.M., Zambia

Kjo është një nga seritë më të mrekullueshme që kam lexuar në Zgjohuni! Paraqet prova të mëtejshme se vetëm një Qenie inteligjente mund ta ketë krijuar planetin tonë me të gjitha veçoritë e tij. Artikuj si këta forcojnë dëshirën tonë për t’i shërbyer Krijuesit tonë të Madh.

S. G., Brazil

Baballarë që largohen Babai im u largua nga shtëpia kur unë isha 6 vjeçe. Tani jam 20 dhe nuk e kam parë që kur është larguar. Kam menduar gjithmonë se ai u largua për fajin tim dhe se nuk më deshte. Artikulli «Të rinjtë pyesin . . . Përse na la babai?» (22 nëntor 2000, anglisht) i pëgjigjej qartë çdo gjëje. Faleminderit që i kuptoni ndjenjat e fëmijëve pa baba.

K. M., Japoni

Më shumë se dy vjet më parë unë dhe burri im u divorcuam. Jam përpjekur të bëj ç’është e mundur që djali të më shprehte ndjenjat e tij rreth ndarjes së familjes, por gjithçka ishte e kotë. Tani për herën e parë, ai ka pranuar se është ndikuar nga divorci. Kjo ishte një përparim tejet i madh në komunikim. Dalëngadalë ai po fillon të hapet. Nuk mund ta shpreh sa mirënjohëse jam për ndihmën e madhe që u siguroni të rinjve për shqetësimet e tyre.

D. H., Shtetet e Bashkuara

Me përjashtim të një pohimi të shkurtër, artikulli thoshte se baballarët largohen nga shtëpia për shkak të sjelljes së tyre të gabuar. Megjithatë, duket se një numër gjithnjë e në rritje grash po lënë burrat e tyre. Pas 18 vjet martesë, gruaja ime filloi një stil të shthurur jete. Më detyruan të largohesha nga shtëpia ime. Mendoj se duhet ta përmendja këtë aspekt të problemit.

L. G., Shtetet e Bashkuara

Ashtu siç e përmendni ju, ne e pohonim se disa baballarë largohen nga shtëpia për shkak të sjelljes së gabuar të grave të tyre. Shumë nga parimet e trajtuara në artikull zbatohen edhe në këtë situatë.—BOT.

Anestezia Në artikullin «Nga dhembja te anestezia» (22 nëntor 2000, anglisht), thoshit se anestezia nuk përdorej më parë se vitet 40 të shekullit të 19-të. Shumë kohë përpara viteve 40 të shekullit të 19-të operacionet kryheshin me sukses në Japoni nga Sejshu Hanaoka.

S. A., Japoni

Në përgjithësi bota e mjekësisë nuk e përvetësoi përdorimin e anestezisë më parë se në vitet 40 të shekullit të 19-të. Megjithatë, «Kodansha Encyclopedia e Japonisë» thotë se Sejshu Hanaoka (1760-1835) përgatiti një substancë anestetike të quajtur «mafutsusan» duke përzier «gjashtë barëra mjekësore të papërpunuara». «I përdori ato me sukses në një ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e gjirit më 1805, rreth 40 vjet para përdorimit të parë të eterit në Spitalin Kombëtar të Masaçusetsit, Boston.» Më pas Sejshu përdori anestetikun e tij në disa operacione.—BOT.