Uniteti botëror: Jo vetëm një ëndërr
Uniteti botëror: Jo vetëm një ëndërr
Një burrë në shtetin e Keralas, Indi, u shkroi botuesve të kësaj reviste: «Revista juaj Zgjohuni! pa dyshim që spikat ndër të gjitha revistat e tjera. Besoj se nuk ka pothuajse asnjë temë që ajo të mos e ketë trajtuar. Në veçanti jam kënaqur duke lexuar artikujt rreth natyrës.»
Këtë burrë revista Zgjohuni! e tërhoqi për një arsye të veçantë. Ai shpjegon: «Nuk mendoj se ka një revistë tjetër që të barazohet me revistën Zgjohuni! për sa i përket ndihmës që u jep njerëzve me kombësi të ndryshme për ta parë njëri-tjetrin si vëllezër. Asnjë revistë tjetër nuk e përkrah idenë e një uniteti botëror, ashtu siç e përkrah Zgjohuni! Kur krahasoj revistat e shumta që lexoj, mund të them me siguri se Zgjohuni! është një revistë e dobishme.»
Vërejtjet e lexuesit rreth revistës Zgjohuni! janë në harmoni me qëllimin e saj të deklaruar në faqen 4 të çdo numri, domethënë: «Ajo mbetet gjithmonë politikisht asnjanëse dhe nuk lartëson asnjë racë mbi një tjetër.» Ç’është më e rëndësishmja, Zgjohuni! i drejton lexuesit për te Krijuesi që të gjejnë përgjigjet e pyetjeve thelbësore të jetës.
Edhe broshura me 32 faqe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? e bën këtë. Mes 16 mësimeve të saj gjenden edhe ato me titull: «Kush është Perëndia?», «Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?» dhe «Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?» Mund ta kërkoni një kopje të kësaj broshure duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.