Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Martesa ku s’ka dashuri Martesa ime ngjante pa një drejtim dhe qëllim. Dukej se unë dhe burri im nuk e donim njëri-tjetrin, por vetëm sa duronim njëri-tjetrin. Ndonjëherë mendoja të divorcohesha. Por falë serisë «A mund ta shpëtojmë martesën?» (janar 2001) dashuria na është ripërtërirë.

E. R., Spanjë

Jam një grua e krishterë, por vitin e kaluar martesa ime ka qenë në një gjendje të mjerë. Pasi unë dhe burri kishim lënduar shumë njëri-tjetrin, dukej e pamundur të ndreqnim marrëdhënien tonë. Por kur lexova këta artikuj, dukej sikur Jehovai po thoshte: ‘Mos u dorëzo!’ U nxita të merrja hapa pozitivë për të rindezur dashurinë e përzemërt që kishim dikur për njëri-tjetrin. Tashmë kam filluar të ndiej njëfarë reagimi nga burri. Do t’i lexoj këta artikuj vazhdimisht.

N. H., Japoni

Jam pagëzuar kohët e fundit dhe kam pasur kundërshtime nga gruaja ime jobesimtare. Artikujt tuaj më kanë ndihmuar të kuptoj se si mund ta bëj të suksesshme martesën. Erdhën tamam në kohën e duhur.

U. S., Australi

Meqë kam një martesë të lumtur, fillova t’i lexoja këta artikuj me mendimin se do të ishin të dobishëm për të ndihmuar të tjerët. Por, që në rreshtat e parë, seritë përmbanin pika praktike që mund të forconin lidhjen time martesore.

M. D., Itali

Një motër e krishterë, në kongregacionin tim, më tha se kishte pasur një mosmarrëveshje me burrin jobesimtar dhe se ishin ndarë. Pak kohë më vonë më tha se situata ishte përmirësuar shumë. Ajo i kishte «përpirë» këta artikuj, të cilët e ndihmuan shumë për të zgjidhur problemin. Ajo tha se komentet për komunikimin ishin në mënyrë të veçantë të dobishme. Ajo dhe i shoqi janë bashkuar përsëri.

N. S., Kanada

I foluri «me bark» Artikulli «Kush po flet?» (8 janar 2001, anglisht) më ngatërroi. A nuk është kjo mënyra që përdori Satanai për të mashtruar Evën? Mashtrimi dhe dredhia nuk duhet të jenë pjesë e jetës së një të krishteri.

B. H., Shtetet e Bashkuara

Çfarëdo mënyre që ka përdorur Satanai për të mashtruar Evën nuk mund të ketë qenë vërtet një lloj i foluri me bark, sepse kjo aftësi përfshin teknika të veçanta të frymëmarrjes dhe të përdorimit të zërit, ndërsa Satanai është një krijesë frymore. Nuk ka ndonjë kundërshtim nga Shkrimet që të përdorim të folurin me bark si një formë zbavitjeje. Natyrisht, do ishte e gabuar të përdorej kjo aftësi për të mashtruar me ligësi dikë ose për të nxitur praktikat spiritiste, siç mund të kenë bërë disa në kohët biblike. (Isaia 8:19)—BOT.

Edhe mua më pëlqen të praktikoj artin e të folurit me bark dhe e kam praktikuar atë në shumë grumbullime të krishtere. Ashtu siç e theksonte artikulli, veshi njerëzor është një përcaktues shumë i dobët i drejtimit nga vijnë tingujt. Megjithatë, çuditërisht, lidhur me këtë nuk mund të gënjejmë një kafshë. Nëse përdor kukullën për të folur me qenin, ai nuk do të shohë kukullën, por mua. Jehovai u ka dhënë kafshëve veshë shumë të ndjeshëm.

L. R., Shtetet e Bashkuara

Qeni pa lesh Unë kam një rregull—në fillim lexoj gjithmonë artikujt që më interesojnë më pak. Meqë në të vërtetë nuk më pëlqejnë qentë, artikulli i parë që lexova në numrin e 8 janarit (anglisht) ishte: «A keni takuar një Xoloitzcuintli?» Pasi mbarova së lexuari artikullin gati-gati dëshiroja një nga ata qen. Sigurisht, shpejt erdha në vete. Sidoqoftë, duhet të them se në 40 vjet leximi të revistave tuaja, nuk jam mërzitur kurrë. Shpesh, në fund, kënaqem pikërisht me artikujt që mendoja se nuk do të më pëlqenin.

D. U., Shtetet e Bashkuara