Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vajzë e re me një shpresë të shkëlqyer

Një vajzë e re me një shpresë të shkëlqyer

Një vajzë e re me një shpresë të shkëlqyer

BOTUESIT e revistës Zgjohuni! morën një letër nga një vajzë 12 vjeçe me emrin Stefani. «Dua t’ju them se sa shumë më kanë ndihmuar botimet në shkollë,—shkroi ajo.—Kohët e fundit na u caktua një detyrë shtëpie me temën ‘Larmia kulturore’. Bashkë me familjen kërkuam nëpër botime, duke prerë tekstin dhe figurat që përshtateshin me temën. Më pas i ngjita pjesët që gjetëm në një tabelë.» Mësuesja e Stefanisë e udhëzoi klasën të zgjidhte se cilat detyra mendonin se ishin ndër pesë më të mirat. «Ditën tjetër—shkroi Stefania—mësova se imja ishte ndër pesë më të mirat.»

Një nga botimet që zgjodhi Stefania ishte Zgjohuni! i 22 tetorit 1998 (anglisht) me titull «A do ta duan të gjithë njerëzit njëri-tjetrin ndonjëherë?» Si një Dëshmitare e Jehovait, Stefania ka besim të plotë se njerëz të kulturave të ndryshme mund të jetojnë së bashku në paqe. Në të vërtetë, ajo është pjesë e një vëllazërie ndërkombëtare, në të cilën armiqtë e dikurshëm—përfshirë fisin tutsi dhe hutu, gjermanët dhe rusët, armenët dhe turqit, japonezët dhe amerikanët—janë bashkuar nga e vërteta biblike. Së bashku përpiqen të imitojnë Krijuesin e tyre. Në cilën mënyrë? Një nga shkrimet e Biblës që Stefania përdori në detyrën e saj siguron përgjigjen: «Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë është për të i pranueshëm.» (Veprat 10:34, 35) Dëshmitarët e Jehovait punojnë fort për të shfaqur të njëjtën paanshmëri në marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

Stefania pret me padurim përmbushjen e premtimit të Biblës, që së shpejti Mbretëria e Perëndisë do të sjellë kushte të drejta në tokë. (Zbulesa 21:3, 4) Në një botë ku shumë të rinj e përballojnë të ardhmen me frikë dhe pasiguri, ajo spikat si një që ka shpresë të shkëlqyer.