Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si ia shpëtoi Zgjohuni! jetën?

Si ia shpëtoi Zgjohuni! jetën?

Si ia shpëtoi Zgjohuni! jetën?

«NUK doja të vazhdoja të isha një barrë për familjen time, kështu që mendova se vetëvrasja do të ishte zgjidhja.» Kështu shkruan një burrë nga Nepali. Ai vazhdon: «Bëra gati një litar dhe caktova vendin dhe datën. Por, pikërisht një javë para asaj dite, mora revistën Zgjohuni! të 22 shkurtit 2000 (shqip, mars 2000).»

Seria e artikujve në atë numër ishte: «Vetëvrasja—Cilët janë më në rrezik?» Ai burrë shkruan: «Mblodha të gjitha forcat për ta marrë në duar dhe gjithë guximin për ta lexuar. Shpjegimi i dhjetë faktorëve të rrezikut për vetëvrasje më la përshtypje të thellë dhe më bëri të ndërroj mendje.» Ai përfundon: «Nuk rri dot pa ju shprehur mirënjohjen time për çka keni bërë për mua. Puna juaj për të shkruar këtë artikull më shpëtoi jetën!»

Në përqindjet gjithnjë e më të mëdha të vetëvrasjeve sot përfshihen shumë faktorë. Një faktor, që e ndiejnë shumë veta, është mungesa e një qëllimi në jetë. Broshura Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh? ka ndihmuar shumë njerëz që të kuptojnë se ka vërtet shpresë për një jetë më të mirë. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.