Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Eksperimenti dështoi’

‘Eksperimenti dështoi’

‘Eksperimenti dështoi’

NË KËTË botë, që po kthehet me shpejtësi në një fshat global, thuhet se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është duke u thelluar. Duke folur për përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi globale, një grup ndërkombëtar aktivistësh deklaroi: «Pas 50 vjetësh me këtë eksperiment, ai po dështon. Në vend që të çonte drejt përfitimeve ekonomike për të gjithë njerëzit, ai e ka shpënë planetin në buzë të një katastrofe ekologjike, të trazirave shoqërore që janë të pashembullta, ekonomitë e shumë vendeve në pështjellim, rritje të varfërisë, të të uriturve, të njerëzve pa tokë, mërgim dhe shpërngulje shoqërore. Eksperimenti tani mund të quhet një dështim.»

Çfarë nuk shkoi mirë? Kur njerëzit ndjekin synime egoiste, ka shumë të ngjarë që ata të shkaktojnë dëme. Financieri dhe investuesi Xhorxh Soros vëren: «Tregjet financiare kthejnë gjithçka në mallra, duke përfshirë edhe qeniet njerëzore (punën) dhe natyrën (tokën).» Papërsosmëria njerëzore është gjithashtu përgjegjëse. Duke përsëritur mendimet e filozofit Karl Popër, Sorosi thotë: «Kuptueshmëria jonë është në vetvete e papërsosur; e vërteta absolute, një projekt i përsosur për shoqërinë, është jashtë mundësive tona.»

Pabarazitë ekonomike nuk janë një gjë e re. Tetë shekuj para Krishtit, një shkrimtar i Biblës foli për ata ‘që shtypnin të mjerët, që keqtrajtonin të varfërit’. (Amosi 4:1) Pasi vëzhgoi padrejtësi të ngjashme, një burrë shteti i lashtësisë shkroi rreth 3.000 vjet më parë: «Njeriu ka mbizotëruar mbi njeriun në dëm të tij.»—Predikuesi 8:9, BR.

Cila është zgjidhja? A mund ta zgjidhin organizatat njerëzore pabarazinë e thellë ekonomike nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar? «Ne nuk kemi institucione ndërkombëtare të përshtatshme,—thotë Sorosi—për mbrojtjen e lirive të individit, të të drejtave të njeriut dhe për mjedisin ose për përkrahjen e drejtësisë shoqërore; për të mos përmendur ruajtjen e paqes. Shumica e institucioneve që kemi janë shtetërore dhe shteti zakonisht vë interesat e tij mbi interesat e përbashkëta. Kombet e Bashkuara janë në thelb të paafta për të përmbushur premtimet që përmban parathënia e Kartës së tyre.»

A duhet të dëshpërohemi? Jo. Një qeveri botërore e drejtë është në prag. Ajo ishte tema e predikimit të Jezuit. Ai e quajti atë «mbretëria e Perëndisë» dhe i mësoi ithtarët e tij të luteshin për të. (Luka 11:2; 21:31) Mbretëria e Perëndisë është vendosur në qiell dhe së shpejti do t’i heqë të gjitha padrejtësitë nga toka. (Zbulesa 11:15, 18) Në vend që të jetë një eksperiment i përkohshëm në qeverisje, Mbretëria e Perëndisë do të ekzistojë përgjithmonë. (Danieli 2:44) Ajo do të zgjidhë përfundimisht problemet e varfërisë dhe shtypjes. Ç’shpresë e mrekullueshme për të varfrit dhe të shtypurit—në të vërtetë për gjithsecilin!

[Figura në faqen 13]

Ekonomia globale nuk ka zgjidhur problemet e varfërisë—miliona ende mbijetojnë pa ujë të pijshëm ose energji elektrike.