Përdorini ilaçet me mençuri
Përdorini ilaçet me mençuri
NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË AFRIKËN E JUGUT
KUR mjeku juaj ju jep ilaçe me recetë, pa dyshim që e bën këtë me qëllime të mira, duke e mbështetur recetën në diagnozën, njohuritë mjekësore dhe përvojën e tij. Megjithatë, pacienti nuk duhet të presë që mjeku të mbajë përgjegjësi të plotë për mirëqenien e tij. Pacienti mbetet përgjegjës për atë që fut në trup.
Kur merrni barna me recetë, shqyrtoni udhëzimet e mëposhtme praktike, dhënë nga një mjek:
● Të gjitha ilaçet kanë efekte anësore. Ju keni të drejtën të dini se çfarë mjekimi ju është dhënë në recetë dhe cilat janë efektet e mundshme anësore. Nëse mjeku nuk jua jep këtë informacion mos ngurroni ta pyetni. Në shumicën e rasteve dobitë janë shumë më të mëdha se efektet anësore. Por duhet të jeni të informuar, kështu që të mund të merrni një vendim të mençur.
● Ilaçet ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek individë të ndryshëm. Mjeku juaj nuk mund të parashikojë saktësisht si do të ndikojë mbi ju një ilaç i caktuar. Nëse shqetësoheni tepër për disa efekte anësore të papritura, këshillohuni me mjekun.
● Mësoni për sa kohë do të keni nevojë ta merrni atë mjekim. Përcaktoni, gjithashtu, nëse ka mundësi të bëheni të varur prej tij.
● Bëni kujdes të mos vendosni ju vetë për të mos e marrë më kurën, ndoshta sepse po ndiheni më mirë. Ndërprerja e shpejtë e kurës mund të keqësojë gjendjen. Më mirë, këshillohuni më parë me mjekun tuaj.
● Merrini ilaçet me receta gjithmonë nën mbikëqyrjen e një mjeku.