Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si duhet të disiplinohen fëmijët?

Si duhet të disiplinohen fëmijët?

Si duhet të disiplinohen fëmijët?

«Problemet lindin kur fëmijëve u thuhet se çfarëdolloj gjëje që të bëjnë janë në rregull»,—thotë gazeta National Post e Kanadasë. Disa prindër besojnë se kjo mënyrë trajtimi ndërton te fëmijët respektin për veten. Por, sipas psikologut Roi Baumaister, «respekti i lartë për veten është i përshtatshëm kur mbështetet në arritje të vërteta, veçse prindërit duhet të përqendrohen për tu mësuar fëmijëve vetëkontrollin».

Një prind që ka frikë ta korrigjojë fëmijën kur ai bën një hap të gabuar është duke i bërë dëm fëmijës. Në fund të fundit, korrigjimi është një metodë edukimi. Si e tillë, ajo mëson fëmijën që ka gabuar të shmangë përsëritjen e gabimeve. Patjetër, prindërit duhet të përmbahen nga dhënia e korrigjimit në një mënyrë që është e ashpër dhe në masën e gabimit që është bërë. (Jeremia 46:28) Ata duhet të sigurohen që korrigjimi të mos jetë i tepruar. Bibla thotë: «Ju, etër, mos i pezmatoni fëmijët tuaj, që të mos i lëshojë zemra.»—Kolosianëve 3:21.

Në Bibël, korrigjimi lidhet vazhdimisht me dashurinë dhe butësinë, jo me zemërimin dhe të sjellurit vrazhdë. Këshilluesi i aftë duhet të jetë «zemërbutë me të gjithë. . . duke e frenuar veten kur gjendet nën të ligën, duke i mësuar me butësi ata që nuk janë të prirur në mënyrë të favorshme». (2 Timoteut 2:24, 25) Pra, korrigjimi prindëror nuk duhet të jetë thjesht një çlirim emocional nga ana e prindërve. Bibla në asnjë mënyrë nuk e miraton përdorimin e taktikave që mund ta dëmtojnë fëmijën.

Miliona veta në mbarë botën kanë nxjerrë dobi nga botimi me 192 faqe Sekreti i lumturisë familjare. Mes kapitujve të tij edukativë janë: «Stërvitini fëmijët që në foshnjëri» dhe «Ndihmojini adoleshentët të rriten të mbarë». Për të marrë edhe ju një kopje të tij, ju lutemi të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni atë në adresën e treguar në kupon ose në ndonjë nga adresat e përshtatshme të renditura në faqen 5 të kësaj reviste. Do të merrni sugjerime specifike që mund t’ju ndihmojnë për të zgjidhur problemet dhe për ta bërë jetën familjare po aq të kënaqshme siç e kishte për qëllim Krijuesi.

□ Më dërgoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.