Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një adoleshent që krenohet me besimin e tij

Një adoleshent që krenohet me besimin e tij

Një adoleshent që krenohet me besimin e tij

KUR ishte 13 vjeç, Andreas iu caktua për të bërë një detyrë shkolle me temën e trashëgimisë kulturore. «Në fillim,​—thotë ai,​—mendova të shkruaja për gjyshin, por më pas u mendova: ‘Prit pak! Jam një Dëshmitar i Jehovait. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të folur për besimin tim.’

I vura detyrës sime temën: ‘Qëndrojnë të palëkundur’ dhe bëra një afishe të madhe që përshkruante përndjekjen e egër që përballuan Dëshmitarët e Jehovait në Gjermaninë naziste. Ilustrimet përfshinin një uniformë me trekëndësh vjollcë dhe piktura e letra të ndryshme të familjes Kuserov. * Kisha përgatitur për të shpërndarë, disa kopje të letrës që Dëshmitarët e Jehovait i kishin dërguar qeverisë gjermane, në të cilën në mënyrë asnjanëse politikisht, por të patundur, denonconin veprimet e padrejta që bëheshin kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Njëkohësisht me detyrën, jepej pa ndërprerje videokaseta Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë të patundur kundër sulmit nazist. Paraqita gjithashtu Bibla, broshura dhe fletushka.

Në fillim, detyrat tona u treguan në palestër, para gjithë studentëve dhe trupit mësimor të shkollës. Mbrëmjen tjetër u ftuan familjarët dhe miqtë e studentëve. Shumë veta më bënë pyetje, pasi nuk e dinin se Dëshmitarët e Jehovait ishin përndjekur nga nazistët.»

Andrea e pranon se për të folur për besimin e tij, i duhej guxim. «E dija se disa do të talleshin me mua,​—thotë ai,​—por do të ndihesha shumë keq nëse nuk do të flisja. Në detyrën time u përqendrova rreth njerëzve që dhanë jetën për të mbrojtur besimin ndaj Jehovait, kështu që e pakta që mund të bëja ishte të duroja disa kritika.»

Në fund, Andrea ishte i gëzuar që përfitoi nga kjo mundësi për të dhënë dëshmi. «Bëra shumë biseda se përse nuk marrim pjesë në luftë dhe atyre që ishin të interesuar, u lashë Bibla, libra dhe fletushka»,​—thotë ai. Pastaj shton: «Asnjëherë tjetër nuk kujtoj të jem ndier aq krenar sa u ndjeva atëherë për arsyen se jam një Dëshmitar i Jehovait.»

[Shënimi]

^ par. 3 Dëshmitarët e Jehovait në kampet e përqendrimit identifikoheshin nga një trekëndësh vjollcë. Anëtarët e familjes Kuserov qëndruan të patundur në bindjet e tyre si Dëshmitarë të Jehovait gjatë regjimit nazist. Shih Kulla e Rojës, 1 shtator 1985, faqet 10-15.