Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Gjyshërit Sapo mbarova së lexuari artikullin: «Të rinjtë pyesin . . . Si mund të afrohem më shumë me gjyshërit?» (qershor 2001) Prindërit përherë më kanë nxitur që të jem e lidhur me gjyshërit e mi, por, meqenëse ka pasur gjithmonë një grindje midis prindërve të mi dhe gjyshërve, prindërve të mamit, gjithnjë kam menduar se në të vërtetë nuk duhej t’u flitja atyre. Ky artikull më ndihmoi të kuptoj se Jehovai do që unë të jem e lidhur me ta. Në vend që të zgjedh se cilën anë të mbaj, do të zgjedh të mbaj vetëm anën e Jehovait.
K.L.M., Shtetet e Bashkuara
Këta artikuj që flitnin për gjyshërit ishin të mrekullueshëm! Jam shumë e kënaqur që përmendnit korrespondencën me letra. Edhe disa nga ne ‘të rinjtë’—unë jam 36 vjeçe—ruajmë çdo letër ose kartolinë që na dërgojnë. Është një gjë shumë e çmuar të marrësh diçka tjetër përveç faturave dhe reklamave të dërguara me postë.
M. Q., Shtetet e Bashkuara
Dua t’ju falënderoj për artikujt për gjyshërit, artikuj që gjendeshin në numrat e 22 prillit 2001 (anglisht) dhe të qershorit 2001. Megjithëse gjyshja ime jeton shumë larg, jam tepër e lidhur me të. Është pikërisht si ato lidhjet që përshkruanit në artikujt tuaj. Ajo është Dëshmitare e Jehovait dhe më ka dhënë shumë njohuri frymore. Nganjëherë përgatitemi bashkë për mbledhjet e krishtere. Dashuria ime për Jehovain bëhet më e madhe çdo herë që e shoh gjyshen tek i shërben atij me zell. Këta artikuj po më ndihmojnë ta vazhdoj këtë lidhje të veçantë. Shumë faleminderit!
G. M., Jugosllavi
Kam një pyetje. Gjyshi im është shumë i sëmurë dhe gjyshja është në gjendje të vështirë financiare. Si mund të afrohem me ta, nëse nuk mund të dalim bashkë?
T. O., Shtetet e Bashkuara
«Zgjohuni!» përgjigjet: Nëse gjyshërit e tu jetojnë afër teje, ndoshta ke mundësi t’i vizitosh ose të flasësh me ta në telefon herë pas here. Duke marrë parasysh gjendjen e tyre, ti madje, mund të jesh në gjendje të kryesh disa porosi për ta. Siç përmendte edhe artikulli, t’u shkruash letra mund të jetë një tjetër mënyrë për t’u afruar më shumë me gjyshërit e tu. Sidoqoftë, gjyshërit e tu pa dyshim do ta çmojnë çfarëdo lidhjeje që mund të kesh me ta.
Telefonat Duke qenë se punoj në katedrën e fizikës në një institucion të madh arsimor, e çmova artikullin tuaj: «Jeni në lidhje telefonike: Si?» (qershor 2001) Ishte i shkruar qartë dhe shpresoj se do të jetë nxitës për ata që mendojnë se fizika është tepër e vështirë për t’u kuptuar.
S. T., Britani
Faleminderit për artikullin: «Jeni në lidhje telefonike: Si?» Ia bëja shpesh vetes këtë pyetje. Jam nxënëse në shkollën e mesme dhe më pëlqen të lexoj revistën Zgjohuni! Ky botim në kohën e duhur më ka ndihmuar jashtë mase në shumë detyra shtëpie. Faleminderit për punën tuaj të palodhur.
H. U., Shtetet e Bashkuara
Kablloja telegrafike e vendosur mespërmes Atlantikut në vitin 1866 nuk ishte e para. E para ndërmjet Irlandës dhe Njufaundlendit u vendos në vitin 1858. Është harruar, sepse nuk vazhdoi për shumë kohë.
L. D., Britani
«Zgjohuni!» përgjigjet: Artikulli ynë thjesht pohonte se «në vitin 1866, mespërmes Atlantikut, ndërmjet Irlandës dhe Njufaundlendit u vendos me sukses një kabllo ‘telegrafike’». Kablloja e parë, siç vërenit ju, u përfundua në vitin 1858. Megjithatë, brenda pak javësh nuk po funksiononte më dhe më pas u braktis.