Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 22. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Përse Isaia thotë se në ditën e Jehovait perënditë prej ari dhe argjendi do t’u hidhen minjve? (Isaia 2:20)

2. Përse izraelitëve u ishte thënë të mos korrnin plotësisht cepat e arave të tyre? (Levitiku 19:9)

3. Nën Ligjin e Moisiut, çfarë kërkohej të bënte dikush nëse prishte syrin ose thyente dhëmbin e skllavit të tij? (Eksodi 21:26, 27)

4. Vetëm kur mund të largohej nga qyteti i strehimit një vrasës? (Numrat 35:25)

5. Sa kohë kaloi që nga çasti kur Korneli iu lut Perëndisë e derisa Pjetri shkoi ta takonte? (Veprat 10:30-33)

6. Çfarë veprimi thotë Pavli se duhet ndërmarrë ndaj «atyre që shkaktojnë përçarje dhe raste për pengesë»? (Romakëve 16:17)

7. Çfarë problemi shëndetësor i shkaktoi Satanai Jobit duke u përpjekur ta shtynte atë të bënte kompromis me integritetin e vet? (Jobi 2:7, BR)

8. Ku ishin izraelitët kur hëngrën për herë të parë manë dhe kur ligji i sabatit hyri në fuqi për herë të parë? (Eksodi 16:1)

9. Çfarë mjeti përdori Ehudi për të vrarë mbretin Eglon të Moabit? (Gjyqtarët 3:16)

10. Në cilën provincë të Romës ndodheshin shtatë kongregacionet të cilave Gjoni u dërgoi mesazhet? (Zbulesa 1:4)

11. Me cilën kafshë është identifikuar shpesh Jezui dhe përse? (Gjoni 1:29)

12. Çfarë termi është përdorur për tërësinë e ujërave të tokës, në dallim nga toka e thatë? (Habakuku 2:14)

13. Çfarë materiali të papërshkueshëm nga uji përdori Noeja për arkën? (Zanafilla 6:14)

14. Çfarë ndodhi në qiell pas kurorëzimit të Krishtit? (Zbulesa 12:7)

15. Cilët ishin dy dishepujt që dërgoi Jezui për të bërë përgatitjet për kremtimin e Pashkës së fundit? (Luka 22:7-13)

16. I hipur mbi çfarë kafshe ishte parathënë se do të hynte Jezui triumfalisht në Jerusalem? (Zakaria 9:9)

17. Udhët e cilit insekt nxiten përtacët të imitojnë? (Fjalët e urta 6:6)

18. Çfarë ndodhi si pasojë kur Pjetri përdori shpatën në përpjekje për të mbrojtur Jezuin? (Gjoni 18:10)

19. Cilin insekt përpiqen farisenjtë me kujdes të madh që ta nxjerrin me kullesë, për të mos u ndotur nga ana ceremoniale? (Mateu 23:24)

20. Kush u përmend se nderonte më shumë bijtë e vet, sesa Jehovain? (1 Samuelit 2:22, 29)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Sepse gjithçka që meritojnë këta idhuj është një vend i errët dhe i papastër e jo një vend me nder dhe i rëndësishëm

2. Me qëllim që të varfrit dhe banorët e huaj të kishin diçka për të mbledhur

3. Të linte skllavin të lirë

4. Pasi të vdiste kryeprifti

5. Katër ditë

6. Të jemi vigjilentë ndaj tyre dhe t’i shmangim

7. Ai e goditi Jobin me një çiban të keq që i mbuloi gjithë trupin

8. Në shkretëtirën e Sinit

9. Një shpatë me dy tehe

10. Në Azi

11. Një qengj. Për shkak të rolit flijues të Jezuit

12. Det

13. Serë

14. Një luftë që përfundoi me dëbimin e Satanait nga qielli

15. Pjetri dhe Gjoni

16. Një gomar

17. Milingonës

18. I preu veshin e djathtë Malkut, skllavit të kryepriftit

19. Harrjen

20. Kryeprifti Eli