Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përkrahës i luftës apo nxitës i paqes?

Përkrahës i luftës apo nxitës i paqes?

Përkrahës i luftës apo nxitës i paqes?

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË SUEDI

Çdo vit, çmimi Nobel u jepet individëve ose organizatave që kanë dhënë një ndihmesë të rëndësishme për të mirën e njerëzimit në fusha të ndryshme. Kur filloi kjo traditë dhe si lidhet me kërkimin e paqes botërore?

EMRI i tij lidhet me përparimin e njerëzimit, edhe pse grumbulloi pasuri të mëdha duke shitur armë lufte. Kush ishte ai? Alfred Bernard Nobeli, një industrialist dhe kimist suedez. Nobeli është lëvduar për përpjekjet e tij humanitare, por është quajtur gjithashtu «tregtar i vdekjes». Përse? Sepse Nobeli shpiku dinamitin dhe gjatë jetës së tij vuri shumë pasuri duke prodhuar e duke shitur lëndë plasëse vdekjeprurëse.

Megjithatë, pas vdekjes së Nobelit në vitin 1896, u bë një zbulim befasues. Testamenti i tij përcaktonte që 9 milionë dollarë të viheshin mënjanë. Çdo vit, interesat që do të rridhnin prej tyre do t’u jepeshin si shpërblim individëve që do të kishin arritje të shquara në fizikë, kimi, mjekësi, letërsi dhe për paqen.

Në fillim, shumë veta ishin në mëdyshje. Përse një sipërmarrës i lëndëve plasëse dëshironte kaq shumë të shpërblente arritjet mirëdashëse e madje edhe paqësore? Disa supozonin se Nobelin e vriste ndërgjegjja ngaqë puna me të cilën ishte marrë gjithë jetën e tij kishte natyrë shkatërrimtare. Por, të tjerë besonin se Nobeli kishte punuar për paqen tërë kohën. Në të vërtetë, duket se ai besonte që ndërsa armët bëheshin më vdekjeprurëse, do të kishte më pak të ngjarë që të ndodhnin luftëra. Flitet se i tha një shkrimtareje: «Ndoshta fabrikat e mia do t’i japin fund luftës, madje më shpejt se parlamentet tuaja.» Ai shtoi: «Ditën kur dy kampe ushtarake do të jenë në gjendje për të asgjësuar reciprokisht njëri-tjetrin në një çast, ndoshta të gjitha kombet e qytetëruara do të tërhiqen me tmerr dhe do të shpërndajnë trupat e tyre.»

A doli i vërtetë parashikimi i Nobelit? Çfarë mësimesh u nxorën gjatë shekullit që pasoi vdekjen e Nobelit?

[Diçitura në faqen 3]

«Do të dëshiroja të shpikja një substancë ose makineri me një fuqi kaq të tmerrshme shkatërrimi në masë, saqë për pasojë lufta të ishte përgjithmonë e pamundur»​—ALFRED BERNARD NOBELI

[Burimet e figurave në faqen 3]

Faqja 2: Raketë: Foto e U.S. Navy; rrënoja: FOTO E OKB-së 158178/J. Isaac; faqja 3: Nobeli: © Nobelstiftelsen