Kush do të sjellë paqe të qëndrueshme?
Kush do të sjellë paqe të qëndrueshme?
PSE nuk iu është përgjigjur Perëndia lutjeve për paqe të drejtuara nga krerët e feve të ndryshme botërore? Bibla ka një përgjigje shumë interesante. Nuk është se Perëndia nuk interesohet për paqen, përkundrazi, ai e dëshiron paqen shumë më tepër sesa e dëshirojnë klerikët që luten për të. Në fakt, Perëndia tashmë ka bërë rregullime të caktuara për të sjellë paqen në botë. Ai ka ndërmarrë tashmë hapa vendimtarë drejt këtij synimi. Ia ka bërë të qarta njerëzimit qëllimet e tij. Megjithatë, mjerisht, fetë e botës e shpërfillin në një masë të madhe atë që Perëndia ka deklaruar.
Shumë kohë më parë, Perëndia premtoi një «farë», një sundimtar, të cilin Bibla në mënyrë progresive e ka përshkruar, duke siguruar gjithnjë e më shumë informacion rreth identitetit të tij. (Zanafilla 3:15; 22:18; 49:10) Profeti Isaia, i njohur për profecitë e tij të jashtëzakonshme mesianike, shkroi se ky Udhëheqës i parathënë do të bëhej «Princ i paqes» mbi tokë dhe se nën sundimin e tij nuk do të kishte ‘të sosur paqja’. (Isaia 9:5, 6) Si një Sundimtar qiellor, ai do të ndërhyjë për t’i dhënë fund ligësisë dhe për ta kthyer tokën në një parajsë, ku nuk do të ketë më padrejtësi, sëmundje, varfëri ose vdekje. Paqja dhe jeta e përjetshme do të triumfojnë. (Psalmi 72:3, 7, 16; Isaia 33:24; 35:5, 6; Danieli 2:44; Zbulesa 21:4) Kur do të ndodhë kjo?
Paqja botërore është afër
Jezui u tha dishepujve të tij se fundi i këtij sistemi të lig dhe fillimi i një shoqërie të re njerëzore do të parapriheshin nga një sërë ngjarjesh të spikatshme tronditëse në shkallë botërore. Këto do të ndodhnin të gjitha së bashku gjatë së njëjtës periudhë kohe. (Mateu 24:3, 7-13) Shumë nga këto ngjarje, si luftërat, mungesat e ushqimit, tërmetet, për të përmendur vetëm disa, kanë ndodhur herë pas here në çdo periudhë. Megjithatë, kurrë nuk e kanë munduar njerëzimin të gjitha në të njëjtën kohë dhe në një shkallë botërore, siç kanë ndodhur në kohën tonë. Gjithashtu, pasojat e katastrofave të tilla janë shumë më shkatërrimtare nga ç’ishin më parë, sepse toka ka një popullsi shumë më të madhe.
Zbulesa 11:18) Për më tepër, përpara fundit të parathënë, duhet të përfundojë një vepër botërore paralajmërimi, predikimi i «lajmit të mirë të mbretërisë». Sot Dëshmitarët e Jehovait janë duke e kryer këtë vepër në mbarë botën.—Mateu 24:14.
Një ngjarje tjetër e parathënë në Bibël është dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i ambientit nga njerëzit. (Plotësimi i këtyre profecive është një lajm i mirë për njerëzit besnikë. Një botë e re me paqe të plotë, për të cilën u profetizua, është afër! Ajo do të garantojë zhdukjen e plotë dhe përfundimtare të urrejtjes dhe të terrorizmit. Bibla shpjegon: «Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujrat mbulojnë detin.»—Isaia 11:9.
Lutjet që Perëndia dëgjon
Lutja drejtuar Perëndisë nuk është në asnjë mënyrë një veprim i kotë ose një rit bosh. Në Bibël, Jehovai quhet «Dëgjues i lutjes». (Psalmi 65:2, BR) Kështu, në çdo moment, ai dëgjon një numër të pallogaritshëm lutjesh që i drejtohen nga njerëz të sinqertë në tokë. Megjithatë, a duhet të plotësojnë njerëzit disa kërkesa në mënyrë që lutjet të dëgjohen? Bibla tregon se njerëzit me zemër të ndershme që mësojnë të vërtetat biblike rreth Perëndisë duhet të përputhen me to, duke u bërë ‘adhurues të vërtetë’ që e adhurojnë atë «me frymë dhe të vërtetë». (Gjoni 4:23) Lutjet e atyre që nuk respektojnë kërkesat e tij nuk plotësohen: «Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin [e Perëndisë], vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.»—Fjalët e urta 28:9.
Mjerisht, shumë krerë fetarë sot as nuk ua mësojnë të tjerëve dhe as nuk luten për qëllimin e Perëndisë për të sjellë paqe. Në vend të kësaj, ata luten që qeveritë njerëzore të zgjidhin probleme të tilla, ndërkohë që Fjala e Perëndisë e thotë qartë që «njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij».—Jeremia 10:23.
Ishte profetizuar që «në ditët e fundit», në kohën tonë, paqedashësit do të vërshonin në ‘malin ku ndodhet shtëpia e Zotit’ mal që simbolizon adhurimin e vërtetë. Persona të tillë do të bënin ndryshime të mëdha në jetën e tyre: «Do t’i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën».—Isaia 2:2-4.
A ka sot ndonjë grup adhuruesish që po përpiqen të jetojnë në lartësinë e këtyre fjalëve? Apo ndoshta të gjitha fetë vetëm flasin për paqen, por ndërkohë mbështetin luftën? Herën tjetër që do të takoni Dëshmitarët e Jehovait, jeni të ftuar të diskutoni me ta në lidhje me paqen dhe të mësoni se cila fe i mëson njerëzit të jenë paqësorë me të gjithë.