Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Mësuesit Gjatë katër viteve të kaluara, kam punuar si mësuese në shkollën fillore dhe u ndjeva e kënaqur kur lexova serinë e artikujve «Mësuesit: Ç’do të bënim pa ta?» (8 mars 2002, anglisht) Një prirje shqetësuese që vë re është që fëmijët janë të pandërgjegjshëm lidhur me ndryshimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Gjithashtu është një sfidë për mësuesit kur fëmijët i kuptojnë plotësisht të drejtat e tyre, përpara se të bëhen të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë. Megjithatë, të jesh mësues është një karrierë shpërblyese, sidomos kur nxënësit janë të motivuar dhe bëjnë progres.

Xh. K., Shtetet e Bashkuara

Faleminderit për këta artikuj. Ata më ndihmuan për të kuptuar sa shumë sakrifica bëjnë mësuesit për ne, megjithëse ne shpesh nuk bëjmë të njëjtën gjë për ta.

S. M., Itali

Jam tetë vjeç. Artikujt tuaj për mësuesit më ndihmuan të kuptoja që mësuesit i duan nxënësit. Ata kanë shumë dëshirë t’i mësojnë nxënësit, edhe kur kjo gjë është e vështirë. I shkrova mësueses sime një letër të shkurtër falënderimi. Meqenëse i duam njerëzit, së bashku me motrën time katër vjeçe po stërvitemi për t’u mësuar atyre për Jehovain, edhe pse ndonjëherë kjo është e vështirë.

T. M., Shtetet e Bashkuara

Katër vjet pasi lashë punën si mësuese, një nxënëse më shkroi, duke më shprehur mirënjohjen e saj për kohën që e kisha ndihmuar. Ajo kishte futur në zarf diçka si shënues për të gjetur faqet në libër, të cilën e kishte bërë me duart e veta. Mund ta merrni me mend sa e lumtur isha kur mora atë letër!

A. R., Slloveni

Ia dhashë këtë revistë drejtorit dhe dy mësueseve të shkollës ku mësojnë fëmijët e mi. Pas dy ditësh u ktheva për të marrë mendimin e tyre lidhur me revistën. Ata më kërkuan edhe 20 revista të tjera në spanjisht dhe anglisht për t’ua shpërndarë prindërve.

M. M., Shtetet e Bashkuara

Vitin e kaluar për katër muaj, punova si mësues në një shkollë fillore. Mësuesit, me të cilët punova, më thanë se një mungesë vlerësimi nga ana e prindërve të nxënësve e vështirësonte punën e tyre si mësues. Prandaj u ndjeva vërtet i gëzuar që në këtë seri artikujsh vlerësohet shumë puna e mësuesve të përkushtuar. Kur përfundoi periudha që isha caktuar atje si mësues, mora shumë letra falënderimi nga nxënësit e mi. Secila prej tyre është një thesar për mua.

S. I., Japoni

Fluturimi me balonë Faleminderit shumë për artikullin e mrekullueshëm «Njësh me erën». (8 mars 2002, anglisht) Prej kohësh, fluturimi me balonë ka qenë për mua një dëshirë e zjarrtë, ndonëse e paplotësuar. Megjithatë, artikulli juaj ma plotësoi disi këtë dëshirë, sepse u ndjeva sikur po fluturoja vërtet në balonë. Mund «të ndieja» vërtet koshin e balonës që ngrihej dhe lëkundej nga njëra anë në tjetrën. Bota duhet të duket shumë e vogël nga lart, por, megjithatë, ajo dhe njerëzimi janë të rëndësishëm për Jehovain.

Z. A., Gjermani

Ndjenjat e fajit Kisha vërtet nevojë për artikullin «Pikëpamja e Biblës: Ndjenjat e fajit​—A janë gjithmonë të gabuara?» (8 mars 2002, anglisht) Meqë prisja tepër nga të tjerët, e kisha të vështirë të kontrolloja emocionet në marrëdhënien me shoqen time të shërbimit të plotkohor. Por ky artikull nxirrte në pah se të përpiqesh vazhdimisht t’i bësh të tjerët të ndihen fajtorë, nëse nuk i bëjnë gjithnjë gjërat ashtu si ne mendojmë se duhet t’i bëjnë, është diçka që nuk tregon dashuri dhe nuk sjell rezultatet e dëshiruara. Jam e lumtur që pata mundësi të ndreqja pikëpamjen time. Ju lutem, vazhdoni të na mësoni pikëpamjen e Jehovait lidhur me gjërat.

K. K., Japoni