Pse ka lindur debati?
Pse ka lindur debati?
DUART e një mjeshtri të aftë mund t’i japin një cope argjile të butë pothuajse çdo lloj forme. Qelizat burimore të embrionit janë barasvlera e gjallë e kësaj cope argjile të lagësht; ato kanë aftësinë të prodhojnë pothuajse çdonjërën prej më shumë se 200 llojeve të qelizave që formojnë trupin e njeriut. Si e bëjnë ato këtë gjë? Shqyrtoni se çfarë i ndodh një qelize vezë të fekonduar rishtas.
Shpejt pas fekondimit një qelizë vezë fillon të ndahet. Te njerëzit, rreth pesë ditë pas fillimit të procesit të ndarjes së qelizës, formohet një topth i vockël qelizash që quhet blastocist. Në vetvete ai është një sferë boshe që formohet nga një membranë e jashtme qelizore ngjashëm një guaske dhe nga një grumbull i vogël me rreth 30 qeliza që quhet masa e brendshme qelizore, e cila është e ngjitur me murin e brendshëm të sferës. Membrana e jashtme qelizore kthehet në placentë, kurse masa e brendshme qelizore formon embrionin e njeriut.
Megjithatë, në fazën e blastocistit qelizat e masës së brendshme qelizore nuk kanë filluar ende të diferencohen për të formuar llojet e veçanta të qelizave, siç mund të jenë qelizat nervore, të veshkave ose të muskujve. Për këtë arsye, ato quhen qeliza burimore. Dhe meqenëse shërbejnë si fillesë për gati të gjitha llojet e ndryshme të qelizave të trupit, për to thuhet se janë totipotente. Për të kuptuar entuziazmin dhe debatin që rrethon qelizat burimore, le të shohim se çfarë kanë bërë kërkuesit deri tani dhe cilat janë synimet e tyre, duke filluar me qelizat burimore embrionale.
Qelizat burimore embrionale
Raporti Stem Cells and the Future of Regenerative Medicine (Qelizat burimore dhe e ardhmja e mjekësisë ripërtëritëse) thotë: «Në 3 vitet e fundit është bërë e mundur që këto qeliza burimore [embrionale të njeriut] të merren nga blastocisti dhe të mbahen * E thënë thjesht, qelizat burimore embrionale mund të kultivohen, me qëllim që të prodhojnë një numër të pakufizuar të kopjeve të veta identike. Qelizat burimore embrionale të marra nga minjtë dhe të kultivuara për herë të parë më 1981 kanë prodhuar në laborator miliarda kopje identike qelizash!
në gjendje të padiferencuar në linjat e kulturave qelizore në laborator.»Meqë të gjitha këto qeliza mbeten të padiferencuara, shkencëtarët shpresojnë se me anë të nxitësve të duhur biokimikë, qelizat burimore mund të zhvillohen e të formojnë pothuajse të gjitha llojet e qelizave që mund të nevojiten për terapinë e zëvendësimit të indeve. Me fjalë të thjeshta, qelizat burimore shihen si një burim i mundshëm i një numri të pakufizuar ‘pjesësh rezervë’.
Në dy studime të bëra te kafshët, kërkuesit i përpunuan qelizat burimore embrionale që të jepnin qeliza që prodhojnë insulinë dhe këto të fundit u transplantuan te minjtë me diabet. Në njërin studim, simptomat e diabetit u zhdukën, por në tjetrin, qelizat e reja nuk arritën të prodhonin insulinë të mjaftueshme. Në studime të ngjashme, shkencëtarët kanë pasur një sukses të pjesshëm në ripërtëritjen e funksionit të nervave, në dëmtimet e shtyllës kurrizore dhe në kurimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit. «Ato studime premtojnë për mirë,—thotë Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave,—por nuk japin një provë të sigurt se trajtime të ngjashme mund të ishin të efektshme te njerëzit». Po pse kërkimet e bëra për qelizat burimore embrionale njerëzore kanë shkaktuar kaq debate?
Pse ka shkaktuar shqetësim?
Çështja kryesore që ka ngjallur shqetësim është se në thelb procesi i nxjerrjes së qelizave burimore embrionale e shkatërron embrionin. Kjo, siç shpjegon Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave, «i heq embrionit njerëzor çdo mundësi të mëtejshme për t’u zhvilluar e për të dhënë një qenie njerëzore të formuar plotësisht. Për ata që besojnë se jeta e një qenieje njerëzore fillon në momentin e ngjizjes, kërkimi për ESC-në [qeliza burimore embrionale] dhunon parimet, të cilat ndalojnë shkatërrimin e jetës njerëzore dhe shfrytëzimin e saj si një mjet për të arritur ndonjë qëllim tjetër, sado i lartë qoftë ai».
Ku i marrin laboratorët embrionet nga të cilat shkëputin qelizat burimore? Në përgjithësi në klinikat e fekondimit in vitro, ku gratë kanë dhënë qeliza vezë të cilat përdoren për fekondimin artificial. Embrionet e mbetura, zakonisht vihen në ngrirje ose hidhen. Çdo vit, një klinikë në Indi hedh mbi 1.000 embrione njerëzore.
Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet shkencore për qelizat burimore embrionale, disa studiues po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në një lloj qelizash burimore, të cilat kanë ngjallur shumë më pak polemika—qelizat burimore të rritura.
Qelizat burimore të rritura
Sipas agjencisë National Institutes of Health (NIH) në Shtetet e Bashkuara, «qeliza burimore e rritur është një qelizë e padiferencuar (e paspecializuar) që gjendet në një ind të diferencuar (të specializuar)», siç mund të jetë palca e kockave, gjaku dhe enët e gjakut, lëkura, shtylla kurrizore, mëlçia, aparati gastrointenstinal dhe pankreasi. Studimet e fillimit treguan se numri i llojeve në të cilat mund të shndërroheshin qelizat burimore të rritura ishte shumë më i kufizuar sesa numri i llojeve që mund të jepnin homologet e tyre embrionale.
Megjithatë zbulimet e mëvonshme të studimeve te kafshët tregojnë se disa lloje qelizash burimore të rritura mund të kenë aftësinë për t’u diferencuar në inde të ndryshme nga ato prej të cilave vijnë.Qelizat burimore të rritura që merren nga gjaku dhe nga palca e kockave, të quajtura qeliza burimore hematopojetike (HSC), janë të afta «të vetëripërtërihen vazhdimisht në palcë dhe të diferencohen duke dhënë të gjitha llojet e qelizave që gjenden në gjak», siç thotë Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave. Ky lloj qelizash burimore është përdorur tashmë për kurimin e leucemisë dhe të disa sëmundjeve të tjera të gjakut. * Gjithashtu, sot disa shkencëtarë thonë se qelizat HSC mund të prodhojnë qeliza të ndryshme nga ato të gjakut, si: qeliza të mëlçisë, qeliza që janë të ngjashme me neuronet dhe lloje të tjera qelizash që gjenden në tru.
Duke përdorur një lloj tjetër qelizash burimore që merren nga palca e kockave të minjve, disa studiues në Shtetet e Bashkuara duket se kanë realizuar një arritje tjetër domethënëse. Studimi i tyre, i botuar në revistën Nature, tregoi se këto qeliza duket se janë «po aq të gjithanshme sa edhe qelizat burimore embrionale», siç thotë The New York Times. «Në parim», shton artikulli, këto qeliza burimore të rritura mund «të bënin çdo gjë që shpresohet të bëjnë qelizat burimore embrionale». Megjithatë studiuesit që trajtojnë qelizat burimore të rritura ende po ndeshin pengesa të mëdha. Këto qeliza janë të rralla dhe të vështira për t’u identifikuar. Nga ana tjetër, çdo dobi mjekësore që mund të sjellin nuk do të përfshijë shkatërrimin e embrioneve njerëzore.
Rreziqet shëndetësore dhe mjekësia ripërtëritëse
Çfarëdolloj qelizash burimore të përdoren, terapitë do të kenë prapëseprapë anë negative serioze, madje edhe sikur shkencëtarët t’i zotërojnë mirë proceset me anë të të cilave përftohen inde për transplantim. Një pengesë e rëndësishme është flakja e indit të huaj nga sistemi imunitar i marrësit. Zgjidhja ekzistuese është përdorimi i ilaçeve të forta që e shtypin sistemin imunitar, por ilaçe të tilla mbartin efekte anësore serioze. Inxhinieria gjenetike mund ta shmangë këtë problem, nëse qelizat burimore mund të modifikohen në mënyrë që indet që formohen prej tyre të mos duken të huaja për marrësin.
Një mundësi tjetër mund të jetë përdorimi i qelizave burimore që merren nga indet e vetë pacientit. Tashmë në testet e mëparshme klinike, qelizat burimore hematopojetike janë përdorur në këtë mënyrë për të kuruar lupusin. Terapi të ngjashme mund të sjellin rezultate të mira dhe në trajtimin e diabetit, me kusht që indi i ri të mos sulmohet nga sistemi imunitar, gjë që mund të ketë qenë në fillim shkaku i sëmundjes. Gjithashtu, njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje të zemrës mund të përfitojnë nga terapitë me qeliza burimore. Një propozim është që pacientët që janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës të japin që më përpara nga qelizat e tyre burimore, në mënyrë që ato të kultivohen dhe të përdoren më vonë për të zëvendësuar indin e sëmurë të zemrës.
Në përpjekje për të kapërcyer problemin e flakjes nga sistemi imunitar, disa shkencëtarë kanë
propozuar edhe klonimin e pacientëve, por duke e lënë klonin të zhvillohet vetëm deri në fazën e blastocistit, kur është e mundur të merren qelizat burimore embrionale. (Shih kutinë «Si mund të përftohet një klon?») Indet që vijnë nga kultivimi i këtyre qelizave burimore do të ishin gjenetikisht të njëjta me indet e marrësit që i dhuroi qelizat, prandaj nuk do të shkaktonin një kundërpërgjigje nga ana e sistemit imunitar. Por përveçse nga pikëpamja morale është diçka e neveritshme për shumë njerëz, ky klonim mund të jetë pa dobi nëse synimi është kurimi i një sëmundjeje me bazë gjenetike. Duke përmbledhur problemin e imunitetit, Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave tha: «Kuptueshmëria për mënyrën se si të parandalohet flakja e qelizave të transplantuara është themelore që ato të përdoren në mjekësinë ripërtëritëse dhe paraqet një nga sfidat më të mëdha për t’u studiuar në këtë fushë.»Transplantimi i qelizave burimore embrionale mbart edhe rrezikun e formimit të tumoreve, sidomos të tumorit që quhet teratomë, që do të thotë «tumori përbindësh». Ky tumor mund të përfshijë inde të ndryshme, si: lëkurën, flokët, muskujt, kërcet dhe kockat. Gjatë rritjes normale, ndarja e qelizave dhe diferencimi ecin sipas një programi të saktë gjenetik. Por këto procese mund të shkojnë keq kur qelizat burimore shkëputen nga blastocisti, kultivohen in vitro dhe më vonë futen në një organizëm të gjallë. Një pengesë tjetër e madhe që po ndeshin kërkuesit është të arrijnë të kontrollojnë artificialisht proceset jashtëzakonisht komplekse të ndarjes dhe të diferencimit të qelizave.
Kura që nuk mund të përdoren së shpejti
Raporti Qelizat burimore dhe e ardhmja e mjekësisë ripërtëritëse thotë: «Për shkak të keqkuptimit rreth nivelit të njohurisë që kemi arritur, mund të ekzistojë një përshtypje pa baza, sipas së cilës zbatimi gjerësisht i terapive të reja në mjekësi është diçka që do të ndodhë me siguri dhe së shpejti. Por në realitet, studimi për qelizat burimore është në hapat e parë dhe ekzistojnë boshllëqe të mëdha në njohuri, të cilat krijojnë pengesa për zbatimin e terapive të reja, si me qelizat burimore të rritura, ashtu edhe me ato që merren nga embrioni.» Është e qartë se ka më shumë pyetje, sesa përgjigje. Madje, disa shkencëtarë «po e përgatitin veten për një reagim të ashpër kur këto mjekime të mos realizohen realisht», thotë një artikull i New York Times.
Edhe pa përmendur shkencën e qelizave burimore, dhjetëvjeçarët e fundit, mjekësia ka bërë përparime të mëdha në shumë fusha. Gjithsesi, siç kemi parë, disa nga
këto arritje ngrenë çështje të ndërlikuara morale dhe etike. Atëherë, ku mund të drejtohemi për udhëheqje të drejtë për çështje të tilla? Për më tepër, ndërkohë që kërkimi bëhet më i ndërlikuar dhe më i kushtueshëm, terapitë dhe mjekimet shpesh e pasqyrojnë atë kosto. Tashmë disa studiues kanë përllogaritur se terapitë me qeliza burimore mund të kushtojnë qindra mijë dollarë për çdo pacient. Por edhe sot, miliona njerëz nuk janë në gjendje të përballojnë rritjen e shpejtë të çmimeve në mjekësi dhe të kësteve të sigurimit. Atëherë, kush do të përfitojë vërtet, nëse dhe kur terapia revolucionare e qelizave burimore të përdoret në mjekësi? Vetëm koha do ta tregojë.Megjithatë, për diçka mund të jemi të sigurt, që asnjë terapi e krijuar nga njeriu nuk do të zhdukë sëmundjet dhe vdekjen. (Psalmi 146: 3, 4) Vetëm Krijuesi ynë ka fuqi për ta bërë këtë. Por, a është ky qëllimi i tij? Artikulli në vijim tregon përgjigjen e Biblës për këtë pyetje. Gjithashtu, ai trajton se si Bibla mund të na drejtojë përmes labirintit gjithnjë e më të ndërlikuar të çështjeve morale dhe etike që ngrihen sot, madje edhe ato të natyrës mjekësore.
[Shënimet]
^ par. 6 Raporti u përgatit më 2001 nga komitete të ndryshme dhe këshilla drejtues për Akademinë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara.
^ par. 15 Për një trajtim të çështjeve biblike dhe të çështjeve të tjera që lidhen me transplantimin e palcës së kockave, ju lutemi, shihni Kullën e Rojës, 15 maj 1984, faqe 31, (anglisht).
[Kutia dhe figura në faqen 6]
Një vendburim tjetër i qelizave burimore
Përveç qelizave burimore embrionale dhe të rritura, janë veçuar edhe qelizat seksuale embrionale. Qelizat seksuale embrionale përftohen nga qelizat e kreshtës së gonadës së një embrioni ose fetusi, të cilat prodhojnë vezët ose spermën. (Kreshta e gonadës kthehet më pas në vezore ose testikuj.) Megjithëse qelizat seksuale embrionale ndryshojnë në shumë mënyra nga qelizat burimore embrionale, të dyja janë totipotente ose të afta të prodhojnë pothuajse të gjitha llojet e qelizave. Kjo aftësi bën që qelizat totipotente të jenë kandidate shumë të përshtatshme për zhvillimin e trajtimeve mjekësore të papara. Megjithatë, entuziazmi për këto terapi të mundshme është zbehur nga debati që përqendrohet te burimi i këtyre qelizave. Ato merren nga fetuse ose embrione të abortuara. Kështu, përftimi i këtyre qelizave kërkon shkatërrimin e embrionit dhe të fetusit.
[Kutia dhe figurat në faqet 8, 9]
Si mund të përftohet një klon?
Vitet e fundit, shkencëtarët kanë klonuar kafshë të llojeve të ndryshme. Madje, më 2001, një laborator në Shtetet e Bashkuara u përpoq, ndonëse pa sukses, të klononte një njeri. Një mënyrë, me anë të së cilës shkencëtarët bëjnë klonimin është nëpërmjet një procesi të quajtur transferimi i bërthamës.
Në fillim, marrin nga një kafshë femër një qelizë vezë të pafekonduar (1) dhe i heqin qelizës bërthamën (2), e cila përmban ADN-në. Nga trupi i kafshës që do të klonohet, marrin një qelizë të përshtatshme, siç mund jetë një qelizë e lëkurës (3), bërthama e së cilës përmban projektin gjenetik të krijesës. Ata e futin *
këtë qelizë (ose vetëm bërthamën e saj) brenda vezës pa bërthamë dhe bëjnë që përmes saj të kalojë një rrymë elektrike (4). Kjo bën që qeliza të bashkohet me citoplazmën e vezës (5). Tani, duke pasur një bërthamë të re, veza ndahet dhe rritet sikur të ishte e fekonduar (6), dhe një klon i krijesës nga trupi i së cilës u mor qeliza, fillon të zhvillohet.Më pas, embrioni mund të futet në mitrën e një nëne zëvendësuese (7), ku do të rritet deri në kohën që duhet të lindë, nëse gjithçka shkon mirë, gjë që ndodh rrallë. Një mënyrë tjetër, është që embrioni të mbahet vetëm deri atëherë kur nga masa e brendshme qelizore mund të merren qeliza burimore embrionale që mund të mbahen në kulturë. Shkencëtarët besojnë se ky proces themelor mund të ketë sukses te njeriu. Në fakt, prova e përmendur më sipër për të klonuar një njeri u bë me qëllimin për të përftuar qeliza burimore embrionale. Klonimi i bërë për këtë arsye quhet klonim terapeutik.
^ par. 35 [Shënimi]
Delja Dolli ishte gjitari i parë që u klonua nga një qelizë e një organizmi të rritur. Shkencëtarët, bërthamën e një qelize të marrë nga gjëndra e qumështit të një deleje të rritur e transplantuan në një qelizë vezë, së cilës ia kishin hequr bërthamën.
[Diagrami]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
↓
1 → 2 → 3 → 4 → 5 → 6 → 7
[Diagrami në faqen 7]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Qeliza burimore embrionale (i thjeshtuar)
Vezë e fekonduar (dita I)
↓
Katër qeliza (dita III)
↓
Blastocisti me masën e brendshme të qelizave burimore (dita V)
↓
Qeliza burimore të kultivuara
↓
Ka më shumë se 200 lloje qelizash në trupin e njeriut
→ Qeliza të gjendrës tiroide
→ Qelizë e pankreasit (mund të ndihmonte në kurimin e diabetit)
→ Qeliza pigmentare
→ Rruaza të kuqe të gjakut
→ Qeliza të veshkës
→ Qeliza të muskujve skeletorë
→ Qeliza të muskulit të zemrës (mund të riparonin një zemër të sëmurë)
→ Qelizë e mushkërisë
→ Neuron (mund të kuronte sëmundjen e Alcajmerit dhe të Parkinsonit dhe të riparonte dëmtimet e shtyllës kurrizore)
→ Qeliza të lëkurës
[Burimet]
Blastocist dhe qeliza burimore të kultivuara: University of Wisconsin Communications; gjithë ilustrimet e tjera: © 2001 Terese Winslow, ndihmuar nga Lydia Kibiuk dhe Caitlin Duckwall
[Diagram në faqen 8]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Qeliza burimore të rritura (i thjeshtuar)
Qelizë burimore e gjetur në palcën e kockave
→ Limfocite
→ Qelizë eozinofile
→ Rruaza të kuqe
→ Pllakëza gjaku
→ Monocite
→ Qelizë bazofile
→ Shumë qeliza të tjera të mundshme
→ Neuron
[Burimi]
© 2001 Terese Winslow, e ndihmuar nga Lydia Kibiuk dhe Caitlin Duckwall