Ajo erdhi me erën
Ajo erdhi me erën
Një zotëri po ecte në rrugët e Mumbait, Indi, kur një shkulm ere hodhi në këmbët e tij një faqe të shtypur. Ishte fletushka Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, me titull «Mijëvjeçari i ri: Çfarë ruan e ardhmja për ju?» Çështja që trajtohej aty e bëri për vete. Pa humbur kohë e mori dhe e lexoi të tërë fletushkën. Interesi i tij u ngjall e, meqenëse dëshironte të dinte më shumë, kërkoi një Bibël dhe botime të tjera.
Kjo fletushkë e botuar nga Dëshmitarët e Jehovait përmban mendime që të forcojnë besimin. Ajo shpjegon qartë se problemet që hasim, duke përfshirë sëmundjet, varfërinë dhe luftën janë shkaktuar nga «lakmia, mungesa e besimit dhe egoizmi—karakteristika që nuk mund të eliminohen thjesht me anë të kërkimeve shkencore, teknologjisë ose politikës». Gjithashtu, fletushka tregon se në të ardhmen e afërt, Perëndia do ta çlirojë botën nga ligësia.
A do të dëshironit të mësonit më shumë për premtimet e Biblës për të ardhmen? Dëshmitarët e Jehovait ua mësojnë Biblën në shtëpi miliona njerëzve me anë të botimeve të bazuara në Bibël ku përfshihet edhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Kjo broshurë u përgjigjet pyetjeve të tilla, si: Kush është Perëndia? Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën? Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Si mund ta përmirësojë Bibla jetën tuaj familjare?
Nëse dëshironi që Dëshmitarët e Jehovait t’ju bëjnë një vizitë në shtëpi për t’ju ndihmuar që të kuptoni se çfarë do të bëjë Perëndia në të ardhmen e afërt, ata do të jenë të kënaqur ta bëjnë këtë dhe do t’ju japin më shumë informacion rreth Mbretërisë së Perëndisë. Ju lutemi, plotësoni kuponin e mëposhtëm që ata të kenë mundësi t’ju ndihmojnë.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.