Xhevahiret e bregdetit
Xhevahiret e bregdetit
NGA NJË SHKRIMTARE E ZGJOHUNI! NË NIKARAGUA
A JE emocionuar ndonjëherë kur ke gjetur ndonjë guaskë të mrekullueshme që shndrit në rërë? Nëse është kështu nuk je i vetmi. Njerëz nga të gjitha moshat i çmojnë pa masë guaskat për llojet e tyre të shumta dhe për bukurinë e veçantë.
Guaskat mund të gjenden pothuajse në çdo bregdet të tokës. Sidoqoftë, një guaskë është më shumë sesa thjesht diçka e bukur për ta pasur dhe për ta admiruar. Çdo guaskë më parë ka qenë shtëpia e një krijese me trup të butë, e cila e ndërtoi atë, pra e një molusku. Sot sipas llogaritjeve të kujdesshme ekzistojnë më shumë se 50.000 lloje molusqesh.
Në këtë artikull do të flasim për guaskat që mund të gjenden në brigjet e Nikaraguas që lagen nga Oqeani Paqësor. Mblodha shumë prej tyre ndërsa ecja për tre kilometra përgjatë plazhit të quajtur Poneloja dhe Las Penitas. Guaskat e tjera m’i kanë dhënë peshkatarët vendas. Do të doja të tregoja për disa nga këto guaska, si edhe për krijesat detare që i kanë formuar ato.
Gastropodët e mëdhenj
Shumica e guaskave janë bërë nga molusqet që u përkasin dy klasave kryesore: molusqet gastropode (Gastropoda) dhe molusqet me dy kapakë (Bivalva). Gastropodët përfshijnë të gjitha llojet e kërmijve. Zakonisht në kokë kanë antenat dhe sytë. Këto molusqe zvarriten dhe rrëshqasin me anë të një këmbe të vetme mishtore.
Si merr frymë dhe si ushqehet gastropodi? Shumë lloje detare marrin frymë me anë të një organi si tub që del nga koka. Ky tub u jep atyre mundësinë të thithin ujë përmes verzave. Disa gastropodë kanë një organ tjetër si tub si feçkë që përdoret për t’u ushqyer. Shumë të tjerë kanë atë që quhet radulë, pra një shirit të brirtë që ka dhëmbë të vegjël të fortë. Radula është si një limë e ashpër që gërryen ushqimin e moluskut. Të gjithë gastropodët kanë sistem nervor, sistem qarkullimi gjaku, sistem tretës dhe organet e riprodhimit.
Si mund ta dallosh nëse një guaskë është formuar nga një gastropod? Në këtë rast ajo do të ), guaskat konike (familja Conidae) dhe guaskat vidë (familja Turritellidae) janë të bërë të gjitha nga gastropodët. Le t’u hedhim një sy më nga afër disa prej këtyre xhevahireve.
ishte me një kapak, pra një guaskë që ka vetëm një pjesë e që zakonisht është e përdredhur. Guaskat mureks, guaska vozë (familja Tonnidae), kauri (Cypraea cervinettaRriten vrullshëm; shpojnë për t’u ushqyer
Guaskat mureks në të gjithë botën kanë një formë të ndërlikuar. Gjeta dy lloje: mureksin e bukur mbretëror, me ngjyrë rozë e kafe, dhe mureksin rrënjë që ishte po aq tërheqës. Si formohen kreshtat gjembore? Molusku i krijon kreshtat, të quajtura zgjatime, gjatë periudhave të rritjes së ngadaltë të guaskës. Midis kreshtave mund të shikoni materialin guaskor që është formuar gjatë rritjes së vrullshme. Libri Guaskat: Thesaret e detit (Shells—Treasures of the Sea) shpjegon: «Kur prodhojnë materialin guaskor, gastropodët kanë nevojë për shumë energji. Prandaj shumë prej tyre e ngadalësojnë metabolizmin dhe kalojnë një periudhë joaktiviteti, që të përdorin më shumë energji për rritjen e shpejtë të guaskës. Zakonisht kafsha e varros veten ose fshihet në ndonjë mënyrë që të ruhet nga grabitqarët. . . . Rritja e vrullshme mund të zgjatë nga pak ditë deri në disa javë, në varësi të llojit të moluskut.»
Vetë molusku është një grabitqar mbresëlënës. Ndonjëherë kur mblidhja guaska, çuditesha përse disa guaska kishin të hapur në mënyrë të përkryer një vrimë të vogël përmes tyre. Më vonë mësova se mureksi është një prej molusqeve që mund të shpojnë një vrimë të vogël në guaskën e presë së vet me ndihmën e dhëmbëve të radulës. Pastaj mureksi fut «feçkën» e vet në vrimë dhe shijon ushqimin.
U mahnita kur mësova se Bibla e përmend mureksin në mënyrë të tërthortë. Nga dy llojet e zakonshme të detit Mesdhe Murex trunculus dhe Murex brandaris nxirrej ngjyruesi i shtrenjtë ngjyrëvjollcë që në kohët biblike përdorej për të ngjyrosur rrobat (Ester 8: 15; Luka 16:19). Një gjëndër e mureksit prodhon një lëng të verdhë që kthehet në ngjyrë vjollcë të thellë kur ekspozohet në ajër ose në dritën e diellit. Meqenëse çdo mureks prodhon vetëm një sasi të paktë të lëngut është llogaritur që do të duheshin pothuajse 12.000 murekse për të përftuar një kilogram lëng ngjyrues. Nuk është për t’u çuditur që ngjyruesi vjollcë i Tirit, siç njihej ky ngjyrues, mund ta blinin vetëm të pasurit. *
Guaskat që duket sikur qeshin
Kam mbledhur edhe një lloj guaske si vozë, dhe veçanërisht atë lloj që duket sikur qesh (Melea ringens). Këto guaska mund të gjenden kudo në botë pasi larvat e tyre mund të notojnë lirshëm për javë ose muaj para se të vendosen në fund të detit për t’u zhvilluar. Mund të vini re me lehtësi damarët e bukur e të gjerë përreth guaskës, si dhe karakteristikën e veçantë që u tha më sipër, pra buzën e saj të trashë të forcuar me
dhëmbë. Mendohet se kjo buzë e ndihmon kërmillin e shijshëm të mbrohet brenda guaskës që të mos e hanë gaforret e uritura.Në koleksionin tim kam disa lloje shumë të lezetshme, si të reja, ashtu edhe të rritura, të kërmillit kurorë. Quhet kështu se ka një «kurorë» me maja. Kam gjithashtu një triton të ri (familja Cymatiidae), një lloj që mund të arrijë një gjatësi prej 15 centimetrash, si dhe një Pleuroploca princeps që vlerësohet veçanërisht për ngjyrën e saj të pazakontë të portokalltë. Këto guaska që gjenden në thellësitë e mëdha detare rrallë shihen në brigje. Këto lloje të bukura m’i kanë dhënë miqtë e mi peshkatarë, të cilët i kanë kapur me rrjetat ose me kurthet për karkalecat e mëdhenj të detit. Ata mbajtën mishin për ushqim dhe me kënaqësi më dhanë guaskat e bukura.
Më të vogla, por tërheqëse
Në ditët kur batica tërhiqet e lë pas në breg një varg të gjatë guaskash, gjenden, dhe janë interesante, shumë guaska gastropode më të vogla. Janë shumë lloje tërheqëse, si p.sh.: kauri (Cypraea cervinetta), guaskë me sipërfaqe të lëmuar e të shndritshme; guaska konike (familja Conidae); guaska ulli (familja Olividae); guaska turjelë (Terebra formosa); guaska orë diellore (Architectonica nobilis); guaska vidë dhe guaska hënë (Polinices helicoides). Meqenëse në botë ka kaq shumë lloje, disa koleksionistë specializohen në mbledhjen e guaskave që i përkasin së njëjtës familjeje. Për shembull, ka më shumë se 500 lloje guaskash konike.
Një nga veçantitë më tërheqëse të guaskave gastropode është forma e tyre spirale. Guaskat orë diellore dhe guaskat turjelë janë ndër guaskat më të bukura
me këtë formë. Ndërsa rriten guaskat gastropode ndjekin një model të saktë matematikor. Kështu, ndërsa përmasat zmadhohen, ato ruajnë formën e tyre bazë. Molusku e krijon këtë formë spirale duke i shtuar vazhdimisht material guaskor anëve, duke u rrotulluar rreth një aksi imagjinar mes për mes guaskës. Ajo që del si përfundim për moluskun është një shtëpi kompakte, e fortë, një shtëpi praktike dhe e bukur.Midhjet, gocat e detit dhe llojet e tjera me dy kapakë
Ç’të themi për klasën tjetër të molusqeve që përmendëm pak më parë, pra për molusqet me dy kapakë? Guaskat e tyre gjenden po ashtu me shumicë në plazhet e Nikaraguas. Ato përbëhen nga dy pjesë si menteshë, të quajtura kapakë, të cilat puthiten saktësisht me njëra-tjetrën. Këto shërbejnë për ta mbajtur dhe për ta mbrojtur kafshën brenda saj. Midhja është një molusk i njohur me dy kapakë. Këto lloj molusqesh nuk kanë kokë, por kanë organe ndijore të quajtura kimioreceptorë me anë të të cilave dallojnë shijet ose nuhatin në ujë. Në përgjithësi, molusqet me dy kapakë ushqehen duke filtruar materiale organike nga uji i detit. Disa kanë një këmbë mishtore të ngushtë me anë të së cilës lëvizin. Goca e detit, që është gjithashtu një molusk me dy kapakë, noton duke i hapur e duke i mbyllur me forcë ato, veprim ky që krijon një rrymë të fortë e cila e ndihmon të lëvizë mbrapa. Për të shkuar përpara nxjerr ujë nga mbrapa. Por, si e kupton kur është në rrezik? Ajo ka shumë sy të vegjël blu, por të ndjeshëm, që janë të vendosur në një radhë në secilin kapak. Këto mund të diktojnë hijen e një grabitqari që po i kalon afër.
Ndoshta produkti më i çmuar i molusqeve me dy kapakë është sedefi. Guaskat përbëhen në përgjithësi nga karbonat kalciumi i kristalizuar, një përbërës i kripërave minerale që gjendet në ujin e detit. Megjithatë bukuria rrëzëlluese e margaritarit vjen nga një lloj i veçantë i karbonatit të kalciumit të quajtur aragonit. Brenda guaskës disa molusqe depozitojnë kristale aragoniti shumë shumë të holla, sipas një modeli që i ngjan vendosjes së tjegullave në çati. Këto kristale e përthyejnë dhe e reflektojnë dritën duke e bërë guaskën të ketë një pamje shumëngjyrëshe mjaft të admirueshme. Në të vërtetë, disa lloje e përdorin sedefin për të mbështjellë materiale acarues, siç mund të jetë një kokërr rëre. Me kalimin e kohës formohen shumë shtresa sedefi dhe një kokërr rëre acaruese mund të shndërrohet në një margaritar të bukur të çmuar.
Karakteristika unike e molusqeve
Për në fund kam lënë të tregoj atë që shumë e quajnë karakteristikën më mahnitëse të molusqeve, pra mantonë, një organ që e kanë të gjithë molusqet. Kjo është një zonë shumë e specializuar në pjesën e sipërme të sipërfaqes të moluskut që është përgjegjës për krijimin e guaskës së re. Në librin Guaskat: Thesaret e detit thuhet: «Molusku e mbart lëngun [e karbonatit të kalciumit] nëpërmjet gjakut dhe e nxjerr jashtë me anë të poreve si tuba në manto . . . gjatë rritjes së anëve të guaskës.» Molusku gjithashtu nxjerr një proteinë që e bën kalciumin të kristalizohet në ujë.
Në të njëjtën kohë, qelizat ngjyruese në manto sigurojnë një shumëllojshmëri ngjyrash dhe modelesh të mrekullueshme në këto xhevahire ndërsa rriten. Shkencëtarët që studiojnë molusqet nuk e kanë shumë të qartë funksionin e ngjyrave dhe modelet e guaskave. Nuk duket se ngjyrat dhe modelet luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në aftësinë e moluskut për të njohur njëri-tjetrin. Dhe veçori të tilla jo gjithnjë e maskojnë atë në natyrë. Por, pa dyshim, na mahnitin llojet e panumërta të ngjyrave, të modeleve dhe të formave së guaskave të molusqeve.
Kështu herën tjetër që do të ecësh në një plazh me rërë dhe gjen një guaskë të shndritshme, mbaj këtë gjë në mendje: çfarëdo që të jetë, një guaskë e thjeshtë me dy kapakë ose një gastropod i bukur i përdredhur, në dorë je duke mbajtur një xhevahir. Ky thesar ka qenë dikur shtëpia e një krijese të vogël me trup të butë, të quajtur molusk.
[Shënimi]
^ par. 13 Për më shumë hollësi shih Mendjehollësi mbi Shkrimet, Vëllimi I, faqet 661-662, anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Diçitura në faqen 26]
Gastropodët përbëhen vetëm nga një pjesë, kurse ato me dy kapakë formojnë dy guaska si menteshë
[Figura në faqen 25]
MUREKSI RRËNJË (Muricanthus radix)
[Figura në faqen 25]
MUREKSI MBRETËROR (Hexaplex regius)
[Figura në faqen 25]
GUASKA QË QESH
[Figura në faqen 26]
KAURI
[Figura në faqen 26]
GUASKA KONIKE
[Figura në faqen 26]
OUASKA ULLI
[Figura në faqen 26]
GUASKA TURJELË
[Figura në faqen 26]
KËRMILLI KURORË
[Figura në faqen 26]
TRITON (Cymatium tigrinum)
[Figura në faqen 26]
PERLË
[Figura në faqen 26]
PLEUROPLOCA PRINCEPS
[Figura në faqen 26]
GUASKA HËNË
[Figura në faqen 26]
GUASKA VIDË
[Figura në faqen 26]
GUASKA ORË DIELLORE
[Figura në faqen 27]
MIDHJA VENUS (Pitar lupanaria)
[Figura në faqen 27]
GOCË DETI