Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Depresioni i paslindjes Ju falënderoj përzemërsisht për artikullin «Fitoj betejën me depresionin e paslindjes». (Gusht 2002) Një vit e tre muaj më parë u bëra nënë. Papritur u bëra një tjetër njeri. Nganjëherë i lëndoja njerëzit e mi më të dashur, pasi nuk isha në gjendje të shpjegoja se çfarë po ndodhte me mua. Tani gjendja po përmirësohet. Artikulli më ndihmoi.

A. P., Rumani

Pasi e lexoi artikullin, një studentja ime e Biblës më rrëfeu se ka këtë sëmundje. Tani shkon në spital çdo javë dhe me anë të trajtimit mjekësor arrin t’i përmbushë përgjegjësitë me gëzim.

A. M., Japoni

Ky artikull është një përgjigje e lutjeve të mia. Ju të dashur vëllezër i njihni saktësisht nevojat që kanë motrat. Të merrje këtë artikull ishte njësoj sikur të merrje një përqafim të madh e të përzemërt nga Jehovai dhe organizata e tij.

K. U., Shtetet e Bashkuara

Po e marr veten nga depresioni i paslindjes, dhe ky artikull më forcoi e më inkurajoi. Përmendnit hollësi që vetëm dikush që e ka përjetuar këtë problem mund t’i kuptojë plotësisht. Kam planifikuar ta mbaj këtë numër të Zgjohuni! në një vend të sigurt dhe të shqyrtoj këshillat e saj të dobishme sa herë që të kem nevojë për inkurajim.

E.V.F., Brazil

Kurrë nuk kam lexuar një artikull që të më prekte kaq shumë sa ky. Martesa ime mori fund si pasojë e depresionit të paslindjes. Tani vajza është pesë vjeçe dhe e dua shumë. M’u deshën rreth tre vjet për të kapërcyer këtë gjendje.

A. O., Porto-Riko

Kisha tre muaj që luftoja me depresionin e paslindjes. Kur më thanë se Zgjohuni! i fundit kishte një artikull rreth kësaj teme, qava kaq shumë, sa nuk flitja dot. Ishte artikulli më i mirë që kam lexuar ndonjëherë për depresionin e paslindjes. I jam mirënjohëse Jehovait dhe organizatës së tij që kujdesen kaq shumë për ne.

A. L., Kanada

Të rinjtë pyesin Falënderimet më të përzemërta për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si mund të jem më tërheqës?» (Gusht 2002) Jam 22 vjeçe dhe artikulli më inkurajoi të përmirësoj cilësitë e mia të brendshme. Synimi i parë është të shfaq cilësinë e butësisë. Mbi të gjitha dua të bëhem e bukur në sytë e Jehovait. Ju lutem të vazhdoni të botoni artikuj të tillë të shkëlqyer.

A. H., Japoni

Ky artikull më preku zemrën. Jam 18 vjeçe dhe nganjëherë e harroj se sa e rëndësishme është të kultivoj cilësitë frymore. Që tani e tutje, me ndihmën e Jehovait, jam e vendosur të kultivoj frytet e frymës.​—Galatasve 5:22, 23.

M.R.A., Brazil

Këto dy vitet e fundit, shpesh pyetja veten nëse u dukesha tërheqëse njerëzve dhe ndonjëherë mendoja që nuk isha dhe aq e bukur. Pasi lexova këtë artikull, isha shumë mirënjohëse kur kuptova se, duke qenë shërbëtore e Perëndisë, mund të jem më tërheqëse para tij, dhe pikërisht kjo ka më shumë rëndësi.

A. F., Shtetet e Bashkuara