Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Më preku në zemër’

‘Më preku në zemër’

‘Më preku në zemër’

Si mund të fitoni një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë? Për të pasur këtë, shumë njerëz po i ndihmon botimi T’i afrohemi Jehovait. Për shembull, një grua që është Dëshmitare e Jehovait që prej afro 25 vjetësh, pohoi: «Ky libër është një kryevepër.» Ajo vazhdoi: «Më preku thellë në zemër dhe më bëri të ndiej një zell për Jehovain që s’e kisha ndjerë kurrë. Më ka afruar më shumë me Jehovain, me burrin dhe me kongregacionin.»

Libri T’i afrohemi Jehovait mund t’ju ndihmojë edhe ju. Në parathënien e librit thuhet: «Cilësitë e Perëndisë dhe mënyra e tij e të vepruarit, të zbuluara në Bibël, përbëjnë një fushë studimi me rëndësi jetësore. Do të afrohemi më shumë me Jehovain duke medituar për mënyrën se si e shfaq ai secilën nga cilësitë e tij, duke parë se si i pasqyroi në mënyrë të përsosur Jezu Krishti ato cilësi dhe duke kuptuar se si mund t’i kultivojmë edhe ne.»

Nëse do të dëshironit një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait, ju lutemi të plotësoni kuponin e mëposhtëm dhe ta postoni në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Do të dëshiroja të merrja një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi