Mbledhja më e rëndësishme e vitit
Mbledhja më e rëndësishme e vitit
Imagjinoni sikur vuani nga ndonjë sëmundje që është kërcënuese për jetën. Kirurgjia mund t’ju shërojë, por çmimi i operacionit i tejkalon mundësitë tuaja. Tani, mendoni sikur një bamirës ndërhyn dhe ofrohet për të paguar operacionin. A nuk do t’i ishit mirënjohës për dhuratën jetëshpëtuese?
Bibla mëson se njerëzit e parë, Adami dhe Eva, ua kaluan mëkatin dhe vdekjen gjithë pasardhësve të tyre. Në njëfarë kuptimi, edhe secili prej nesh ka lindur me një sëmundje të pashërueshme dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta paguajë kurën për t’u shëruar. (Psalmi 49:7-9) Mirëpo, Perëndia Jehova dha Birin e tij, Jezu Krishtin, si shpërblesë për të paguar çmimin e mëkateve tona. Falë kësaj dhurate jetëshpëtuese, ne kemi mundësinë të jetojmë përgjithmonë në Parajsë.—Romakëve 6:23.
Të mërkurën më 16 prill, pas perëndimit të diellit, Dëshmitarët e Jehovait do të përkujtojnë vdekjen e Jezuit. Vitin e kaluar kishte më shumë se 15.000.000 të pranishëm, shumica e të cilëve nuk ishin Dëshmitarë të Jehovait. Jeni të ftuar të merrni pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit që do të mbahet këtë vit. Është me të vërtetë mbledhja më e rëndësishme e vitit. Ju lutemi, kontaktoni Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj për të ditur orarin dhe vendin e saktë të mbledhjes.