Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Dua të di më shumë për Jehovain»

«Dua të di më shumë për Jehovain»

«Dua të di më shumë për Jehovain»

Kështu shkroi Miki 12-vjeçare nga Japonia, e cila sapo kishte përfunduar së studiuari broshurën Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? «Në fillim, kur pashë fjalët ‘jetë e kënaqshme’,​—tha ajo në një letër drejtuar botuesve,​—mendova se kishte vetëm këshilla se si ta bësh të kënaqshme jetën. Por, pastaj, duke e studiuar broshurën, kuptova se ajo na mëson edhe për madhështinë e Perëndisë. Nga shpjegimi i këndshëm kuptova se sa i fuqishëm e i madh është Perëndia dhe se çfarë duhet të bëj për të pasur një jetë të kënaqshme. Tani që e mbarova së studiuari broshurën, dua të di më shumë për Perëndinë dhe të arrij të kem një jetë të kënaqshme. Ju lutem, pranoni falënderimet e mia nga zemra për këtë broshurë që keni botuar.»

Nëse do të donit të kishit një kopje të broshurës Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?, ju lutemi të plotësoni kuptonin shoqërues dhe ta postoni në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.