Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ajo arriti më shumë nga sa priste

Ajo arriti më shumë nga sa priste

Ajo arriti më shumë nga sa priste

«E DIJA se mësuesit të historisë nuk i pëlqenin Dëshmitarët e Jehovait, ndonëse s’e kisha idenë përse»,—thotë Rebeka 17-vjeçare nga Gjermania. Prandaj, kur mësuesi kërkoi disa vullnetarë që të mbanin një fjalim para klasës, Rebeka ngurroi. Megjithatë mori guxim dhe i kërkoi leje që të mbante një fjalim për përndjekjen e Dëshmitarëve të Jehovait nën regjimin nazist gjatë Luftës II Botërore. Mësuesit i pëlqeu kjo ide.

Nxënësve të klasës u pëlqeu fjalimi i Rebekës dhe pranuan gjithsej 44 revista dhe broshura që trajtonin këtë temë. Më pas, Rebeka i paraqiti mësuesit të saj materialet te të cilat kishte bërë kërkimet, ndër të cilat edhe disa videokaseta e libra të shkruar ose të prodhuar nga njerëz që nuk ishin Dëshmitarë. Një videokasetë raportonte për përndjekjen e Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermaninë Lindore gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo në veçanti i zgjoi interesin mësuesit, sepse s’dinte gjë për këtë argument.

Më pas Rebeka e zbuloi pse mësuesit të saj nuk i pëlqenin Dëshmitarët e Jehovait. Ai i shpjegoi se kishte qenë në shkollë me një Dëshmitar të Jehovait. Ky i ri s’fliste shumë për besimin e tij ose për jetën si Dëshmitar. Prandaj, mësuesi kishte nxjerrë përfundimin se Dëshmitarët janë njerëz të çuditshëm dhe kishte vendosur që të mos kishte të bënte me ta. Por fjalimi i Rebekës i ndryshoi gjërat. «Tani shkoj shumë më mirë me mësuesin,—thotë ajo.—Mësova edhe se ne të rinjtë duhet t’u flasim më lirshëm të tjerëve për besimin tonë.»

Por historia nuk mbaron këtu. Mësuesi u tregoi kolegëve të tij për fjalimin e shkëlqyer që kishte mbajtur Rebeka. Disa ditë më vonë, mësuesi i edukatës i kërkoi Rebekës të mbante një fjalim tjetër, jo para një klase, por në një rast shumë të veçantë. Shkolla kremtonte si çdo vit përvjetorin e çlirimit nga kampi i përqendrimit të Aushvicit në fund të Luftës II Botërore. Të pranishëm ishin rreth 360 nxënës, si edhe dhjetë mësues. Në fund të fjalimit, të pranishmit pranuan 50 broshura dhe shkolla kërkoi 150 kopje të tjera për t’i shpërndarë më vonë.

Rebeka arriti shumë më tepër nga sa priste. Nuk i dha vetëm klasës një dëshmi të mirë për besimin e saj, por edhe gjithë shkollës. Gjithashtu, mësuesit iu larguan dyshimet që kishte pasur më parë për Dëshmitarët.

[Figura në faqen 14]

Hajnrih Fundisit nazistët i prenë kokën. Edhe qindra Dëshmitarë të tjerë u ekzekutuan

[Figura në faqen 14]

Shumë Dëshmitarëve të Jehovait u ofrohej liria, po të firmosnin këtë dokument ku hiqnin dorë nga besimi i tyre

[Burimi]

Me mirësjellje nga Muzeu i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara

[Figura në faqen 15]

Disa fëmijë, si Bertold Mevesi, i ndanë nga prindërit

[Figura në faqen 15]

Kjo videokasetë paraqet historinë e guximshme të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermaninë naziste

[Figura në faqen 15]

Për t’i identifikuar, Dëshmitarëve të Jehovait u qepnin një trekëndësh vjollcë në uniformën e burgut