Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A do të përmirësohet ndonjëherë gjendja?

A do të përmirësohet ndonjëherë gjendja?

A do të përmirësohet ndonjëherë gjendja?

SOT, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupe të tjera të interesuara po ndërmarrin programe për të mbikëqyrur dhe për të mbajtur nën kontroll përhapjen e sëmundjeve. Organizata të ndryshme po përhapin informacione dhe po nxitin kërkimet për gjetjen e ilaçeve të reja dhe mjeteve të tjera të kontrollit. Të gjitha këto bëhen për të luftuar problemin në rritje të sëmundjeve që përhapen nga insektet. Edhe individët dhe bashkësitë mund të bëjnë shumë për t’u informuar dhe për të mbrojtur veten. Sidoqoftë, të mbrosh individët nuk është njëlloj si të mbash nën kontroll përhapjen e sëmundjeve në mbarë botën.

Shumë specialistë besojnë se bashkëpunimi botëror dhe mirëbesimi janë jetësorë për të pasur sukses në kontrollin e përhapjes së sëmundjeve. «Globalizimi i shpejtë i shoqërisë kërkon që njerëzit në çdo vend të planetit të mos i shohin vetëm lagjet, provincat, vendet ose hemisferën e tyre si shumën totale të mjediseve ku bën pjesë secili prej tyre,—shkruan reporterja Lori Garet, fituese e çmimit Pulitcer, në librin e saj The Coming Plague—Newly Emerging Diseases in a World Out of Balance, (Murtaja që po afrohetSëmundje të reja në një botë të paqëndrueshme).—Mikrobet dhe bartësit e tyre nuk i njohin kufijtë artificialë të ngritur nga njerëzit.» Shpërthimi i një epidemie në një vend shpejt kthehet në shqetësim jo vetëm për shtetet fqinje, por për të gjithë botën.

Disa qeveri dhe popuj mbeten dyshues ndaj çdo forme ndërhyrjejemadje edhe ndaj programeve për kontrollin e përhapjes së sëmundjeveqë vijnë nga përtej kufijve të tyre. Përveç kësaj, pikëpamjet politike dritëshkurtra dhe lakmia që karakterizon frymën e tregtisë shpesh i pengojnë përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare. Në betejën e njeriut kundër sëmundjeve, a do ta marrin kontrollin mikrobet? Shkrimtari Juxhin Linden, i cili mendon se po, thotë: «Është tepër vonë për të ndryshuar gjendjen.»

Arsye për të pasur shpresë

Përparimet në shkencë dhe në teknologji janë shumë prapa në garën kundër sëmundjeve. Dhe natyrisht, problemi i sëmundjeve që përhapen nga insektet është vetëm një nga rreziqet e shumta që i kanosen shëndetit të njerëzve. Por ka arsye për të pasur shpresë. Edhe pse vetëm sa kanë filluar ta kuptojnë bashkëveprimin kompleks midis gjallesave, shkencëtarët e pranojnë aftësinë e tokës për të shëruar vetveten. Planeti ynë është i pajisur me procese që mund t’ia rikthejnë ekuilibrin sistemeve natyrore. Për shembull, shpesh pyjet rriten përsëri në vende ku dikur ishte hequr bimësia, dhe marrëdhëniet ndërmjet mikrobeve, insekteve dhe kafshëve kanë prirjen që me kalimin e kohës të stabilizohen.

Dhe ç’është më e rëndësishmja projekti i ndërlikuar i natyrës tregon për një Krijues, për një Perëndi, i cili i vuri në punë proceset e tokës. Edhe shumë shkencëtarë e pranojnë se duhet të ekzistojë një inteligjencë më e lartë që ka krijuar tokën. Po, ata që mendojnë thellë nuk mund të mohojnë ekzistencën e Perëndisë. Bibla e përshkruan Krijuesin, Perëndinë Jehova, si të plotfuqishëm dhe të dashur. Ai interesohet shumë për lumturinë tonë.

Gjithashtu, Bibla shpjegon se për shkak të mëkatit të vullnetshëm që bëri njeriu i parë, njerëzit kanë trashëguar papërsosmërinë, sëmundjet dhe vdekjen. A tregon kjo se jemi të dënuar të vuajmë përgjithmonë? Jo! Qëllimi i Perëndisë është ta bëjë tokën parajsë, ku njerëzit të jetojnë të qetë me krijesat e tjera, si me ato të mëdha ashtu edhe me më të voglat. Bibla parathotë një botë ku asnjë krijesë, qoftë kjo bishë e madhe qoftë insekt i vockël nuk do të përbëjë më rrezik për njerëzit.—Isaia 11:6-9.

Sigurisht, njerëzit do të bëjnë pjesën e tyre për të mirëmbajtur kushte të tilla—si përsa i përket marrëdhënieve midis tyre, ashtu edhe marrëdhënies me mjedisin rrethues. Perëndia i caktoi si detyrë njeriut «të kujdesej» për tokën. (Zanafilla 2:15, BR) Në parajsën e ardhshme njeriu do ta kryejë në mënyrë të përsosur atë detyrë, duke ndjekur udhëzimet e vetë Krijuesit. Pra, mund t’i mbajmë sytë nga ajo ditë kur «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’ »—Isaia 33:24, BR.