Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ejani të dëgjoni fjalimin publik «Cilët po i japin lavdi Perëndisë sot?»

Ejani të dëgjoni fjalimin publik «Cilët po i japin lavdi Perëndisë sot?»

Ejani të dëgjoni fjalimin publik «Cilët po i japin lavdi Perëndisë sot?»

Njerëzve fetarë mund t’u duket e çuditshme ideja që t’i japësh lavdi Perëndisë. A nuk është Perëndia Sovrani Suprem i universit? Atëherë, si mund t’i japë lavdi atij një njeri i thjeshtë? Kjo është e mundur, sepse Bibla na nxit ‘të kemi frikë Perëndinë dhe t’i japim lavdi’. (Zbulesa 14:7) Një mënyrë se si mund ta bëjmë këtë është ‘duke e dëgjuar fjalën e Perëndisë dhe duke e ruajtur atë’. (Luka 11:28) Vërtet, duke e studiuar Biblën dhe duke jetuar sipas parimeve të saj, i japim nder dhe lavdi Autorit të saj, Perëndisë Jehova.

Por, cilët po i japin sot lavdi Perëndisë në këtë mënyrë? Miliarda njerëz pohojnë se janë fetarë, por a mjafton vetëm kaq? Si mund të jemi të sigurt se mënyra jonë e adhurimit i pëlqen Perëndisë dhe si pasojë i sjell lavdi atij? Këto pyetje do të marrin përgjigje në fjalimin nxitës «Cilët po i japin lavdi Perëndisë sot?» Ky fjalim publik do të mbahet në kongreset krahinore të Dëshmitarëve të Jehovait duke filluar që nga ky muaj. Do të zhvillohen qindra kongrese në mbarë botën. Për të ditur vendin e kongresit që është më afër jush, kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste. Numri i 1 marsit 2003 i revistës sonë shoqëruese Kulla e Rojës tregon vendin ku do të mbahet kongresi në Shqipëri.