Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Familjet me një prind Nuk gjej dot fjalë për t’ju treguar se sa shumë u kënaqa kur lexova serinë e artikujve «Familjet me një prind mund t’ia dalin mbanë.» (Tetor 2002) E lexoj përsëri e përsëri. Jam prind i vetëm dhe kam dy fëmijë. Sa herë që i lexoj, këta artikuj më japin sigurinë se mund t’ia dal mbanë dhe se nuk jam vetëm. Faleminderit shumë!

K. B., Shtetet e Bashkuara

Jam e divorcuar. Jeta u bë shumë e vështirë kur mbeta e vetme me dy fëmijë. E falënderoj Jehovain që i dëgjon thirrmat tona të pikëlluara dhe na përgjigjet me këta artikuj që shprehin dashuri. Në këtë mënyrë, ai na siguron se po mendon për ne dhe se na do.

L. T., Republika e Çekisë

Ju falënderoj me të vërtetë shumë që botoni këta artikuj. Kisha filluar të ndihesha e mbytur nga rrethanat e mia si prind i vetëm dhe ngaqë u ktheva në punë pasi kisha ndenjur në shtëpi për vite të tëra që të kujdesesha për fëmijët. Megjithatë, artikujt më dhanë shpresën dhe nxitjen që më duhej për të vazhduar. Kam ndër mend të zbatoj sugjerimet, si për shembull ta organizoj mirë kohën dhe të kem një studim të rregullt familjar të Biblës. Do ta mbaj afër këtë revistë dhe do ta lexoj sa herë që të filloj të ndihem përsëri e dërrmuar nga punët.

B. A., Shtetet e Bashkuara

Jam prind i vetëm që prej 14 vjetësh dhe kam një vajzë e një djalë. Ju falënderoj për përpjekjet që bëni me anë të botimeve tuaja. Megjithatë u ndjeva e zhgënjyer në disa pjesë të kësaj serie artikujsh. Për shembull, fjala «i suksesshëm» përdorej vazhdimisht. Mendoj se i kam zbatuar sugjerimet në faqen 11, por nuk kam qenë aq e suksesshme sa ai prind që tregohej në atë faqe. Natyrisht, të jesh i suksesshëm nuk do të thotë vetëm që fëmija yt të bëhet një ungjillëzues në kohë të plotë ose misionar.

M. Sh., Japoni

«Zgjohuni!» përgjigjet: Jemi të vetëdijshëm që suksesi mund të matet në forma të ndryshme. Qëllimi ynë ishte të jepnim disa sugjerime praktike për t’i ndihmuar prindërit e vetëm që të përballojnë sfidat shkurajuese dhe t’i siguronim që përpjekjet e tyre nuk janë të kota. Shembujt e të rinjve në shërbimin në kohë të plotë ishin përdorur për të treguar se prindër të vetëm ia kanë dalë mbanë të rritin fëmijë që i frikësohen Perëndisë. Ne shpresojmë që të gjithë prindërit, qofshin të vetëm ose të martuar, do të vazhdojnë të kujdesen për nevojat frymore, emocionale dhe fizike të fëmijëve të tyre.

Zia e Bukës në Irlandë Faleminderit për artikullin informativ «Zia e Madhe e Bukës në Irlandë—Epope e vdekjes dhe e emigrimit.» (Tetor 2002) Gjatë periudhës së kësaj zie buke, shumë imigrantë irlandezë erdhën me anije në Kanada. Mjaft prej tyre vdiqën nga kolera, tifoja dhe sëmundje të tjera. Shumë fëmijë ishin jetimë dhe disa u adoptuan nga familje që flitnin frëngjisht dhe morën mbiemra francezë. Si pasojë, me kalimin e kohës prejardhja irlandeze e shumë njerëzve u harrua.

K. S., Kanada

Të rinjtë pyesin Dua t’ju them diçka për artikullin tuaj «Të rinjtë pyesin . . . Pse njëri nga prindërit nuk më do?» (22 shtator 2002, anglisht) Kur prindërit e mi u divorcuan, fillova të bija në depresion të rëndë. Ndonjëherë dukej sikur askush nuk mund të më ndihmonte. Kam mamin dhe vëllanë më të mirë në botë, por ndonjëherë ndihem sikur një pjesë e zemrës më është copëtuar—ajo pjesë që ma ka vrarë babi. Iu luta Jehovait që të më jepte diçka për t’ia dalë mbanë dhe për të marrë zemër. Ky artikull bëri pikërisht këtë gjë. Më ndihmoi të ndihesha më mirë me veten dhe mësova si ta përballoj gjendjen. Ajo që më preku vërtet ishte Psalmi 27:10. Ky shkrim më ndihmoi të kuptoja se Jehovai më do edhe atëherë kur duket sikur nuk më do askush tjetër.

D. B., Shtetet e Bashkuara