Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Rruga më e pjerrët?!»

«Rruga më e pjerrët?!»

«Rruga më e pjerrët?!»

▪ Çfarë ka të veçantë rruga «Balduin», e cila ndodhet në Dunedin të Zelandës së Re? Për shumë kohë në Dunedin është thënë se kjo është rruga më e pjerrët në botë. Megjithëse jo çdokush e pranon këtë, një gjë është e sigurtë: rruga «Balduin» është jashtëzakonisht e pjerrët.

Kjo rrugë e famshme është bërë një pikë e njohur turistike për vizitorë nga e gjithë bota. Por, nuk duhet të jesh alpinist që të arrish në majë të saj. Këtë rrugë 359 metra të gjatë mund ta ngjitni në këmbë, kurse shoferët nuk këshillohen të kalojnë me makinë në të.

Ngjituni bashkë me ne

Është një ditë me diell, ndërsa unë dhe dy shokët e mi i hedhim një vështrim të shpejtë rrugës që ngjitet përpara nesh. Sapo fillojmë udhëtimin, marrim frymë thellë ndërkohë që përkulemi përpara, për të mbajtur ekuilibrin. «Është si të ngjitësh një mur prej betoni»,—thotë duke dihatur njëri nga ne. Pikërisht në kohën e duhur shohim një stol që sikur na fton të çlodhemi pak.

Vazhdojmë ngjitjen dhe shpejt mbërrijmë në majë e vëzhgojmë peizazhin, tek mbushemi me frymë. Poshtë nesh ndodhen shtëpi e kopshte të mirëmbajtura dhe të vendosura me rregullsi. Në horizont shtrihen shkorrete me ngjyrë të gjelbër të errët, të cilat janë të rrethuara nga kullota me bimësi të harlisur. Të gjitha këto janë vendosur në sfondin e një qielli të kaltër.

Duke u ngjitur në majë të kësaj rruge nuk është se thyem ndonjë rekord shpejtësie. Pasi kemi përfunduar zbritjen, ndalojmë për të bërë një fotografi të rrugës mbi të cilën triumfuam. Gjithashtu, qyteti na jep një kopje të Certifikatës së Suksesit, ku thuhet se kemi ngjitur «rrugën më të pjerrët në botë».—Nga një bashkëpunëtor.