Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Miliona do të shkojnë: A do të jesh edhe ti atje?

Miliona do të shkojnë: A do të jesh edhe ti atje?

Miliona do të shkojnë: A do të jesh edhe ti atje?

▪ KU? Në një nga Kongreset Krahinore «T’i japim lavdi Perëndisë», që do të mbahen në qindra vende anembanë botës. Programi treditor, i përgatitur nga Dëshmitarët e Jehovait, ka si qëllim të ndihmojë të gjithë ata që e duan Perëndinë të bëjnë një jetë, e cila i jep Krijuesit të tyre nderimin që meriton.

Dita e parë e kongresit do të përqendrohet te tema «Ti je i denjë, O Jehova, . . . të marrësh lavdinë». (Zbulesa 4:11) «Krijimi shpall lavdinë e Perëndisë» është titulli i një fjalimi që do të na ndihmojë të kuptojmë se si cilësitë e Jehovait «shihen qartë» ose «dallohen nga gjërat e bëra». (Romakëve 1:20) Fjalimi kyç inkurajues, «Vegimet profetike të lavdisë na nxitin të ecim përpara!», do t’i nxitë të gjithë të pranishmit të mbajnë mirë në mendje ngjarjet e rëndësishme që Fjala e Perëndisë ka parathënë për kohën tonë. «Profecia e Amosit: Mesazhi i saj për ditët tona» është titulli i një simpoziumi me tri pjesë, i cili do të theksojë si lidhen me ditët tona paralajmërimet e këtij profeti të lashtësisë. « ‘Vendi i mirë’, një pamje paraprake e parajsës» do të rritë kuptueshmërinë tonë për tokën që Jehovai i dha popullit të tij të lashtë.

Dita e dytë e kongresit do të mbajë temën «Shpallni mes kombeve lavdinë e tij», të bazuar në Psalmin 96:3. Ndër pikat kryesore do të jetë simpoziumi me titull «Të pasqyrojmë si pasqyrë lavdinë e Jehovait». Ky simpozium me tri pjesë do të tregojë se si mund ta kryejmë më me efektshmëri shërbimin tonë. Fjalimi «Të urryer pa shkak» do të pasohet nga fjalimi i kushtimit dhe nga pagëzimi, një karakteristikë e të gjitha kongreseve të Dëshmitarëve të Jehovait. Pasdite, fjalimi «Të ruhemi nga zëri i ‘të panjohurve’ » do të na japë një paralajmërim në kohën e duhur rreth ‘mësuesve të rremë’, të cilët përpiqen të mashtrojnë popullin e Perëndisë me «fjalë të shtira». (2 Pjetrit 2:1, 3) «Fëmijët tanë janë një trashëgimi e çmuar» do të mbyllë programin e kësaj dite. Do të jetë një rast i gëzueshëm si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.

Ditën e fundit të kongresit do të trajtohet tema «Gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë». (1 Korintasve 10:31) Një grup intervistash do të shoqërojnë fjalimin «Si po e lëvdojnë të rinjtë Jehovain?». Sesioni i paradites do të përfshijë edhe një dramë 45-minutëshe me titull «Dëshmojnë me guxim përballë kundërshtimit». Meqenëse për fenë po flitet vazhdimisht në lajme, fjalimi publik do t’i përgjigjet pyetjes «Cilët po i japin lavdi Perëndisë sot?» Fjalimi « ‘Të vazhdojmë të japim shumë fryt’ për lavdi të Jehovait» do t’i bëjë kongresit një mbyllje entuziazmuese.

Këto janë vetëm disa nga pjesët motivuese, që do të dëgjoni në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait «Jepini lavdi Perëndisë». Sigurisht që do të dëshironit të ishit të pranishëm në të tria ditët. Për të ditur vendin më të afërt ku do të mbahet kongresi, pyetni në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait në zonën tuaj ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste.