Dëmi që shkakton pornografia
Dëmi që shkakton pornografia
NËPËRMJET televizorit, filmave, videoklipeve dhe Internetit është e lehtë të sigurosh materiale të çfarëdo lloji që lidhen me seksin. A është i padëmshëm ky vërshim i vrullshëm i pamjeve pornografike dhe i skenave seksuale, siç do t’i pëlqente shumëkujt që ne të mendonim? *
Pasojat e pornografisë te të rriturit
Pavarësisht nga ajo që thonë përkrahësit e saj, pornografia ka pasoja shumë të këqija në pikëpamjen e njerëzve për seksin dhe për sjelljen seksuale. Studiuesit e Fondacionit Kombëtar për Studimin dhe Edukimin e Familjes nxorën si përfundim se «shikimi i pornografisë e shton rrezikun që shikuesit të zhvillojnë tendenca seksuale të shtrembëruara». Sipas autorëve të studimit, «miti i përdhunimit (mendimi që gratë bëhen vetë shkas për përdhunimin dhe kënaqen me të, dhe se përdhunuesit janë normalë) është shumë i përhapur te meshkujt që e kanë zakon të shikojnë pornografi».
Disa studiues thonë se shikimi i vazhdueshëm i pornografisë mund të ndikojë në aftësinë për të ndier kënaqësi dhe për të marrë pjesë në marrëdhëniet intime martesore. Dr. Viktor Klajni, specialist në fushën e kurimit të varësisë nga pornografia, ka vënë re se gjithnjë e më shumë njerëz po shikojnë materiale pornografike. Ajo që fillon me shikimin e rastësishëm të një skene pornografike, po të mos frenohet, me kalimin e kohës mund të çojë në shikimin e materialeve pornografike gjithnjë e më të rënda dhe më anormale. Sipas tij, kjo mund të çojë në akte seksuale anormale. Shkencëtarët që studiojnë sjelljen njerëzore
pajtohen me këtë mendim. Dr. Klajni raporton se «në këtë mënyrë mund të fitohet çdo lloj shtrembërimi në sjelljen seksuale. . . dhe se atë nuk mund ta heqin as ndjenjat shumë të forta të fajit». Së fundi, shikuesi mund të përpiqet të realizojë praktikisht fantazitë imorale që bazohen te pornografia, dhe shpesh kjo sjell pasoja shkatërrimtare.Klajni nxori si përfundim se hapat drejt këtij problemi mund të hidhen pak nga pak dhe pa u kuptuar. Ai thotë: «Ashtu si kanceri, ai vazhdon të rritet dhe të përhapet. Rrallëherë ndodh që të ndalet dhe gjithashtu është shumë e vështirë të kurohet dhe të shërohet. Është diçka tipike dhe e pritshme që mashkulli të mos e pranojë se ka një problem dhe të mos përpiqet ta përballojë atë. Pothuajse gjithmonë, kjo gjë çon në mosmarrëveshje mes çiftit. Ndonjëherë çon edhe në divorc ose në ndërprerjen e marrëdhënieve të tjera intime.»
Dëmi që u sjell të rinjve
Statistikat tregojnë se shikuesit kryesorë të pornografisë janë djemtë e moshës nga 12 deri në 17 vjeç. Në fakt, për shumë veta pornografia është burimi kryesor nga i cili mësojnë edukatën seksuale. Kjo sjell pasoja shumë shqetësuese. «Në pornografi as që bëhet fjalë për shtatzëninë në adoleshencë dhe për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, siç është SIDA,—thotë një raport.—Kjo të krijon bindjen e rreme se veprimet që shfaqen në skenat pornografike nuk kanë asnjë pasojë të dëmshme.»
Disa studiues thonë se shikimi i pornografisë mund të ndikojë edhe në zhvillimin normal të trurit të fëmijës. Dr. Xhudit Raisman, presidente e Institutit për Edukimin e Medias, nxjerr si përfundim: «Vrojtimet neurologjike që janë bërë për të parë përgjigjet instiktive të trurit ndaj skenave dhe tingujve në pornografi, tregojnë se truri pëson ndryshime biologjike domethënëse kur shikohen skena pornografike. Ky ndryshim nuk lejon të ndodhë procesi normal, gjatë të cilit diçka duhet të kuptohet mirë para se të pranohet. Kjo gjë është e dëmshme për trurin ‘plastik’ [të përpunueshëm] të fëmijës, sepse rrezikon aftësinë e tyre për të kuptuar realitetin. Si pasojë ajo u dëmton atyre shëndetin mendor dhe fizik, mirëqenien, dhe i pengon të gjejnë lumturinë.»
Pasojat në marrëdhëniet midis bashkëshortëve
Pornografia u jep formë qëndrimeve dhe ndikon në sjellje. Mesazhet që përcjell ajo janë joshëse mbi të gjitha sepse janë fantazi dhe si të tilla paraqiten më emocionuese sesa realiteti. (Shih kutinë «Cilin mesazh do të pranosh?») «Individët që shohin pornografi presin gjëra jorealiste dhe kjo çon në dëmtimin e marrëdhënieve të çiftit»,—thotë një raport.
Pornografia mund të shkatërrojë mirëbesimin dhe ndershmërinë, cilësi të domosdoshme në martesë. Meqë zakonisht e shohin fshehurazi, shpesh shikimi i pornografisë çon në mashtrime dhe gënjeshtra. Bashkëshorti tjetër e ndien veten të tradhëtuar. Nuk e kupton se përse partneri nuk e dëshiron më.
Dëmi frymor
Pornografia sjell dëme të rënda frymore. Ajo mund të bëhet një pengesë e vërtetë për individin që kërkon të ketë një marrëdhënie të mirë me Perëndinë. * Bibla e lidh urinë seksuale me lakminë dhe idhujtarinë. (Kolosianëve 3:5) Ai që lakmon diçka e dëshiron me kaq zjarr, saqë ajo bëhet gjëja kryesore në jetën e tij dhe mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Në të vërtetë, për ata që janë të varur nga pornografia dëshira e tyre seksuale është më e rëndësishme sesa Perëndia. Në këtë mënyrë, ata e bëjnë këtë dëshirë idhullin e tyre. Urdhri i Perëndisë Jehova thotë: «Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.»—Eksodi 20:3.
Pornografia shkatërron marrëdhëniet e dashura mes bashkëshortëve. Apostulli Pjetër, i cili ishte edhe vetë një burrë i martuar, i nxiti burrat e krishterë t’u jepnin nderim grave të tyre. Në qoftë se një burrë nuk bën kështu do të kuptojë se lutjet e tij drejtuar Perëndisë pengohen. (1 Pjetrit 3:7) A do të tregonte një burrë se po e nderon gruan e tij, në rast se fshehurazi shikon pamje të pahijshme të grave të tjera? Si do të ndihej ajo po ta merrte vesh këtë? Dhe ç’do të mendonte Perëndia, i cili «do të vërë të gjykohet çdo vepër» dhe që «peshon frymët»? (Predikuesi 12:14; Fjalët e urta 16:2) A ka të drejtë dikush që shikon pornografi të shpresojë që Perëndia t’i dëgjojë lutjet e tij?
Këmbëngulja për të plotësuar me çdo kusht dëshirat egoiste është tipar thelbësor i shikimit 1 Selanikasve 4:3-7.
të pornografisë. Prandaj, të shikosh pornografi nuk është një veprim i dashur. Kjo gjë dobëson përpjekjet e një të krishteri për të mbajtur dëlirësinë dhe një qëndrim të pastër moral para Perëndisë. «Vullneti i Perëndisë është ky,—thotë apostulli Pavël,—të përmbaheni nga kurvëria; që secili nga ju të dijë ta zotërojë enën e vet në shenjtëri dhe në nder, jo në uri seksuale epshore . . . , që askush të mos arrijë deri në atë pikë sa të dëmtojë dhe të cenojë të drejtat e vëllait të tij.»—Pornografia shfrytëzon sidomos gratë dhe fëmijët. Ajo i poshtëron ata dhe u grabit dinjitetin dhe të drejtat. Ai që sheh pornografi merr pjesë në këtë shfrytëzim dhe e mbështet atë. «S’ka rëndësi nëse një burrë . . . e mban veten për të mirë,—nxjerrin në pah kërkuesit Stiven Hill dhe Nina Silver,—më e pakta që sjell miratimi në heshtje i pornografisë është ta bëjë atë [të pandjeshëm], kurse më e keqja është ta kthejë në një njeri që urren gratë, pra urren edhe vetë njeriun për të cilin pretendon se kujdeset.»
Si të çlirohesh nga vesi i pornografisë
Ç’mund të bësh nëse po lufton për t’u çliruar nga varësia e pornografisë? A ka ndonjë mënyrë për t’ia dalë mbanë? Bibla jep shpresë. Para se të njihnin Krishtin, disa nga të krishterët e parë kishin qenë imoralë, kurorëshkelës dhe lakmitarë. «Mirëpo jeni larë»,—tha Pavli. Si ishte e mundur kjo? Ai u përgjigj: «Jeni shenjtëruar . . . me frymën e Perëndisë tonë.»—1 Korintasve 6:9-11.
Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e frymës së shenjtë të Perëndisë. Bibla thotë: «Perëndia është i besueshëm dhe nuk do të lejojë që të 1 Korintasve 10:13) Lutjet e zjarrta, duke folur vazhdimisht me Perëndinë për problemin që ke, do të sjellin rezultate. Fjala e Tij jep këtë nxitje: «Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë.»—Psalmi 55:22.
tundoheni përtej asaj që mund të mbani.» Vërtet, ai do të sigurojë një rrugëdalje. (Sigurisht, duhet të veprosh në përputhje me lutjet e tua. Duhet të marrësh një vendim të menduar mirë dhe me gjithë zemër për të hedhur poshtë pornografinë. Një mik i besueshëm ose një pjesëtar i familjes mund të jetë një ndihmë e çmuar. Ai mund të të japë mbështetjen dhe inkurajimin e nevojshëm që të mos heqësh dorë nga vendimi yt. (Shih kutinë «Ndihmë për t’u çliruar.») Duke mbajtur parasysh se me siguri kjo përpjekje i pëlqen Perëndisë do të ndihmohesh të ngulmosh në këtë rrugë. (Fjalët e urta 27:11) Përveç kësaj, dijenia se shikimi i pornografisë e fyen Perëndinë mund të të shërbejë si një forcë tjetër nxitëse për të hequr dorë prej saj. (Zanafilla 6:5, 6) Nuk do të jetë një betejë e lehtë, por mund ta fitosh. Vesi i pornografisë mund të mposhtet.
Rreziqet e shikimit të pornografisë janë reale. Ajo është e dëmshme dhe shkatërrimtare. Prish nga ana morale jo vetëm ata që e prodhojnë, por edhe ata që e shohin. Është fyerje për burrat dhe gratë, një rrezik për fëmijët dhe një praktikë që duhet hedhur poshtë.
[Shënimet]
^ par. 2 Për një shqyrtim të hollësishëm të rreziqeve të pornografisë në Internet, të lutemi shih serinë e artikujve me titull «Pornografia në Internet: Çfarë dëmi mund të shkaktojë?» në revistën Zgjohuni! të qershorit 2000, faqet 3-10.
^ par. 14 Për një shqyrtim të pikëpamjes së Biblës për pornografinë, të lutemi shih revistën Zgjohuni! të korrikut 2002, faqet 19-21.
[Kutia dhe figura në faqen 10]
Ndihmë për t’u çliruar
Beteja për t’u çliruar nga pornografia nuk duhet marrë lehtë; mund të jetë një betejë e vështirë. Dr. Viktor Klajni, i cili ka kuruar qindra njerëz të varur nga pornografia, thotë: «Premtimet nuk bëjnë punë. Qëllimet e mira nuk vlejnë asgjë. [Ai që është i varur nga pornografia] nuk mund t’ia dalë dot me forcat e veta.» Sipas Klajnit, nëse personi është i martuar, një kërkesë e domosdoshme për kurimin e suksesshëm është që gjatë terapisë të marrë pjesë edhe bashkëshorti. «Kura ka më shumë efekt në se marrin pjesë që të dy,—thotë ai.—Që të dy janë lënduar. Që të dy kanë nevojë për ndihmë.»
Nëse personi është beqar, shpesh një mik i besuar ose një pjesëtar i familjes mund të jetë mbështetje forcuese. Pavarësisht se kush merr pjesë gjatë kurimit, Klajni ka një rregull të pandryshueshëm: Fol hapur për problemin dhe trego në rast se i je dorëzuar përsëri këtij vesi. «Sekretet ‘të vrasin’,—thotë ai.—Ato krijojnë ndjenja turpi dhe faji.»
[Tabela në faqen 9]
Cilin mesazh do të pranosh?
Mesazhi i pornografisë
▪ Marrëdhëniet seksuale nuk janë të gabuara dhe nuk kanë pasoja të këqija, pavarësisht se me cilin, në ç’kohë, në ç’rrethanë dhe në ç’mënyrë kryhen.
Pikëpamja e Biblës
▪ «Martesa le të jetë e nderuar ndër të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.»—Hebrenjve 13:4.
«Ai që praktikon kurvërinë, po mëkaton kundër trupit të vet.»—1 Korintasve 6:18; shih edhe Romakëve 1:26, 27.
Mesazhi i pornografisë
▪ Martesa është një pengesë për të provuar kënaqësi seksuale.
Pikëpamja e Biblës
▪ «Gëzohu me nusen e rinisë sate . . . Qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.»—Fjalët e urta 5:18, 19; shih edhe Zanafillën 1:28; 2:24; 1 Korintasve 7:3.
Mesazhi i pornografisë
▪ Gratë janë vetëm për një qëllim: të plotësojnë dëshirat seksuale të burrave.
Pikëpamja e Biblës
▪ «Unë [Perëndia Jehova] do të bëj një ndihmës për të, si një plotësim për të.»—Zanafilla 2:18, BR; shih edhe Efesianëve 5:28.
Mesazhi i pornografisë
▪ Burrat dhe gratë janë skllevër të dëshirave të tyre seksuale.
Pikëpamja e Biblës
▪ «Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët e trupit tuaj që janë mbi tokë në lidhje me kurvërinë, ndyrësinë, urinë seksuale, dëshirat e dëmshme dhe lakminë, që është idhujtari.»—Kolosianëve 3:5.
«Secili nga ju të dijë ta zotërojë enën e vet në shenjtëri dhe në nder.»—1 Selanikasve 4:4.
Shihini «më të moshuarat si nëna, më të rejat si motra me plot dëlirësi».—1 Timoteut 5:1, 2; shih edhe 1 Korintasve 9:27.
[Figura në faqen 7]
Disa kërkues thonë se shikimi i pornografisë mund të ndikojë në zhvillimin normal të trurit të fëmijës
[Figura në faqen 8]
Pornografia mund të shkatërrojë mirëbesimin dhe ndershmërinë në martesë
[Figura në faqen 10]
Lutjet e zjarrta do të sjellin rezultate