Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Letër nga një person i dashur

Letër nga një person i dashur

Letër nga një person i dashur

Një lexuese nga Nju-Jorku e krahasoi librin T’i afrohemi Jehovait me një letër që vjen nga një njeri i dashur. Ajo shpjegoi: «Çdo kapitull të prek në zemër dhe të mbush me dashuri për Jehovain.» Pastaj shtoi: «Tani që kam arritur në fund të librit, mezi pres të filloj ta lexoj prapë nga e para, ashtu si do të bëja me një letër që më vjen nga një njeri që e dua shumë.» Shqyrtoni edhe se çfarë kanë thënë të tjerët.

Një lexuese në Kanzas komentoi: «E ndiej me të vërtetë që po i afrohem më shumë Atit tim qiellor. Zemrën e kam të mbushur me dashuri . . . Mezi pres të lexoj nga një pjesë çdo mëngjes, dhe do ta lexoj prapë shumë e shumë herë.»

Një grua nga Mejni shkroi: «Më ka ndihmuar që ta kuptoj edhe më shumë sa real është Jehovai si person. Sa ngushëllues është pohimi në faqen 74: ‘Për ata që vdesin, nuk ka vend më të sigurt sesa të jenë në kujtesën e Perëndisë.’» Një grua nga Alaska ndihet po kështu: «Më preku kaq thellë, saqë më rrodhën lot.» Ajo shtoi: «Patjetër që do ta lexoj shpesh dhe do ta kem si referim vazhdimisht.»

Besojmë se edhe ju do të ndiheni kështu, në qoftë se do të lexoni këtë libër. Pas tre kapitujve hyrës, libri ndahet në katër pjesë, me titull «Energjik në fuqi», «Jehovai e do drejtësinë», «I mençur në zemër» dhe «Perëndia është dashuri». Libri mbaron me kapitullin ‘Afroju Perëndisë dhe ai do të të afrohet’.

Mund ta kërkoni këtë libër me 320 faqe e me kapak të butë, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën e mëposhtme ose në një adresë të përshtatshme që gjendet në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit T’i afrohemi Jehovait.

□ Ju lutem, kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.