Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Debati për lindjen e jetës

Debati për lindjen e jetës

Debati për lindjen e jetës

TEORIA e evolucionit paraqitet si fakt i padiskutueshëm në Francë, si nëpër shkolla, ashtu edhe në mjetet e informacionit. Për pasojë, edhe nëse besojnë te Perëndia, njerëzit zakonisht e shohin evolucionin si shpjegimin e vetëm të mundshëm për lindjen e jetës. Megjithatë, shumë veta, të cilët mahniten nga kompleksiteti i organizmave të gjallë, nuk i bind kjo teori. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Francë mori këtë letër:

«Kohët e fundit gjeta në një librari me libra të përdorur një libër që keni botuar ju, me titull Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Ky libër i vogël më tërhoqi shumë, sepse mendoj që u jep përgjigje çështjeve të vërteta që janë në shqyrtim. Pasi jam kualifikuar si fizikan, për shumë vjet kam qenë i interesuar rreth problemeve të ndërlikuara të ‘darvinizmit’ dhe të ‘teorive të tjera të evolucionit’. Këto teori pretendojnë se shpjegojnë shndërrimin e gjërave të pajeta në organizma të gjallë, ose ndryshe lindjen e jetës nga materia e pajetë.»

Pasi lexoi atë ‘libër të vogël’ siç e përshkruante, ky person që shkroi letrën tha: «Jeta: Si erdhi ajo këtu? është sistemuar e dokumentuar shkëlqyeshëm; gjithashtu paraqet një përmbledhje shumë të mirë të vështirësive dhe të kontradiktave të pazgjidhshme që has teoria e përmbledhur e evolucionit, të cilën shumë shkencëtarë bashkëkohorë e pranojnë në përgjithësi.» Pasi thoshte këto, ai kërkonte më shumë informacione.

A do të donit të merrnit një kopje të librit Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Nëse po, ju lutemi plotësoni kuponin shoqërues dhe postojeni në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.