Kurrë më katastrofa nga moti!
Kurrë më katastrofa nga moti!
«NJERIU I DITËVE TONA e ka humbur respektin për tokën për shkak të lakmisë për rehati, shpejtësi dhe pasuri.» Kështu shkruhej në mbulesën e kapakut të librit 5000 Days to Save the Planet (5000 ditë për të shpëtuar planetin). Ne po përjetojmë pasojat e lakmisë së njeriut. Dhe sido që të dalin teoritë rreth ngrohjes globale, të vërteta ose jo, një gjë është e sigurt: njeriu po e dëmton planetin tonë të bukur. Shpresa jonë e vetme është plotësimi i premtimit që gjendet në Bibël, ku thuhet se Perëndia do të ‘shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’.—Zbulesa 11:18.
Perëndia do ta zëvendësojë sistemin e korruptuar të sundimit njerëzor me një sistem krejtësisht të ri. Para se ta fshini nga mendja këtë mendim, duke e quajtur një kotësi fetare, mendoni për këtë: Kush më mirë se Krijuesi i di nevojat e mjedisit në tokë? A nuk është i interesuar ai si pronar këtij planeti për atë që po ndodh? Bibla e tregon qartë se po, duke thënë tek Isaia 45:18 (BR) që Jehovai është «Perëndia i vërtetë, Formuesi i tokës dhe Bërësi i saj, Ai që e vendosi atë në mënyrë të patundur, që nuk e krijoi thjesht për asgjë, që e formoi madje për të qenë e banuar». Për të plotësuar këtë qëllim Perëndia mund dhe do të ndërhyjë.
Perëndia do ta bëjë këtë duke sjellë një qeveri të re ose një mbretëri për të administruar tokën. Kur të krishterët bëjnë atë që quhet lutja ‘Ati Ynë’ dhe thonë, «Ardhtë mbretëria jote», ata po luten që kjo qeveri të marrë sundimin mbi tokën. (Mateu 6:9, 10) Mbretëria ose qeveria e Perëndisë do të veprojë në një mënyrë që tregon se i kupton mirë ciklet e ndërlikuara natyrore të tokës. Në këtë mënyrë ajo do të jetë e aftë t’i rikthejë në gjendjen e mëparshme ato zona të tokës që janë rrënuar nga ndotja ose nga keqtrajtimi i mjedisit. Isaia 35:1, 6 thotë: «Toka e thatë do të . . . lulëzojë si trëndafili. . . . Sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar.»
Derisa të ndërhyjë Perëndia
Pas përmbytjeve të vitit 2002, Helmut Shmit, ish-kancelar i Gjermanisë Perëndimore shkruajti: «Askush nuk mund t’i pengojë forcat e natyrës që të çajnë digat. Katastrofat vazhdojnë.» Kjo është e vërtetë. Kur moti shkatërrimtar godet, njerëzit s’kanë ç’bëjnë tjetër përveçse ta përballojnë sa më mirë që të munden. Ndonëse sjellin Marku 12:31) Për shembull, në Evropë, me sa duket përmbytjet kanë pasur një ndikim të tillë te disa. Në një gazetë thuhej: «Vullnetarë të zellshëm kanë ardhur nga e gjithë Gjermania për këtë punë [për të dhënë ndihmë]. Është fushata më e madhe e ndihmës vullnetare që nga Lufta e II Botërore.»
shumë vështirësi, këto ngjarje katastrofike mund të kenë edhe një ndikim të dobishëm. Ato mund t’i nxitin njerëzit që të tregojnë dashuri dhe interes për të tjerët. (Ndërmjet këtyre vullnetarëve ishin edhe shumë Dëshmitarë të Jehovait. Artikulli vijues tregon për ndihmën që dhanë Dëshmitarët në katër vende të ndryshme që u goditën nga stuhitë e forta. Sjellja e këtyre të krishterëve na tregon paraprakisht se si do të jetë jeta nën sundimin e afërt të qeverisë së Perëndisë. Atëherë do të mbizotërojë dashuria dhe interesimi vëllazëror dhe jo lakmia ose egoizmi.—Isaia 11:9. *
Të krishterët mund të ngushëllohen me premtimin që Perëndia u bëri izraelitëve të lashtë: «Do të ndodhë që unë do t’i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit.» (Ligji i përtërirë 11:14) Ky premtim do të përmbushet edhe për ata që do të kenë privilegjin të jetojnë në botën e re të Perëndisë, në një botë ku nuk do të ketë më katastrofa nga moti.
[Shënimi]
^ par. 7 Nëse do t’ju pëlqente të mësonit më shumë rreth premtimit të Biblës për një Mbretëri, ju lutemi të kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose t’u shkruani botuesve të kësaj reviste.
[Kutia dhe figura në faqen 9]
Kontroll i përsosur mbi motin
Në botën e re të Perëndisë, njerëzit nuk do të kenë pse të tremben se mos stuhitë e tërbuara u shkatërrojnë shtëpinë ose të mbjellat. (2 Pjetrit 3:13) Bibla e tregon qartë se Perëndia dhe Biri i tij, Jezu Krishti, janë plotësisht në gjendje të kontrollojnë motin. Shqyrtoni shkrimet e mëposhtme.
▪ Zanafilla 7:4: «Mbas shtatë ditëve do të bëj që të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e dyzet net.»
▪ Eksodi 14:21: «Zoti bëri që të tërhiqet deti nga një erë e fortë nga lindja që fryu tërë atë natë dhe e shndërroi detin në tokë të thatë; dhe ujërat u ndanë.»
▪ 1 Samuelit 12:18: «Samueli kërkoi ndihmën e Zotit dhe ai dërgoi atë ditë bubullima dhe shi; dhe tërë populli pati një frikë të madhe nga Zoti dhe nga Samueli.»
▪ Jona 1:4: «Zoti shpërtheu një erë të fortë në det dhe u ngrit një furtunë e madhe në det, kështu që anija rrezikonte të shkallmohej.»
▪ Marku 4:39: «Atëherë, ai [Jezui, që kishte marrë fuqi nga Perëndia] u zgjua, qortoi erën dhe i tha detit: «Pusho! Hesht!» Dhe era ra e u bë një qetësi e madhe.»
[Figurat në faqet 8, 9]
Në botën e re të Perëndisë nuk do të kemi pse të trembemi nga kushtet e rrezikshme të motit