Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Lojërat elektronike Jam 13 vjeç. Kur e pashë revistën me serinë e artikujve «Lojërat elektronike—A kanë ndonjë gjë të keqe?», e kuptova që ishte për mua. (22 dhjetor 2002, anglisht) Në faqen 7 tregohej për një lojë pas së cilës isha shumë i dhënë më parë. Dua t’ju falënderoj që i shkruat këta artikuj, sepse më ndihmuan të ndryshoja zakonet e mia dhe ta dua më shumë Jehovain.
Xh. L., Shtetet e Bashkuara
Edhe pak e mbush 15 vjeç. Në shkollë duhet të bënim një referat me një temë të kohës, të cilën mund ta zgjidhnim vetë. Kjo revistë Zgjohuni! erdhi tamam në kohë. Klasa e pëlqeu shumë referatin tim. Mora edhe notë të mirë. Ju lutem vazhdoni të shkruani artikuj si këta.
J. A., Gjermani
Gjithmonë kam dashur t’ju shpreh mirënjohjen time për informacionin që jepni nëpërmjet këtyre revistave. Gjithsesi, kur lexova artikujt në lidhje me lojërat elektronike, vendosa t’ju shkruaj menjëherë këtë letër. Jam nënë e dy fëmijëve: 11 dhe 3 vjeç. Prandaj, për mua informacioni ishte shumë i kohës. Në këto botime shikoj qartë dashurinë dhe mbrojtjen që na jep Krijuesi ynë.
O. V., Shtetet e Bashkuara
Arkipelagu Abrolhos Jam 13 vjeçe. Më pëlqeu artikulli «Abrolhosi—Na kënaq syrin!» (22 dhjetor 2002, anglisht) Gjithmonë më kanë tërhequr zogjtë e rrallë, por sidomos kam shumë dëshirë të di për atë që ndodh në fund të oqeanit dhe në ishuj. Shpresoj që të vazhdoni të botoni artikuj si ky.
V. J., Serbi dhe Mali i Zi
U kënaqa kur lexova këtë artikull. Ishte shkruar në një mënyrë që mund t’i imagjinoja vërtet balenat akrobate, zogjtë plot ngjyra që fluturonin mbi det dhe shkëmbinjtë koralorë me lloje të larmishëm peshqish të cilët vinin e hanin nga dora e njeriut. Jam e mbushur me admirim për Krijuesin dhe do të më pëlqente ta shihja këtë skaj të bukur të botës. Ndërkohë, do ta përdor këtë artikull kur të flas me njerëzit që mendojnë se do të ishte e mërzitshme të jetoje përgjithmonë në tokë.
M. P., Poloni
Besnik nën sprova Më pëlqeu shumë artikulli «Besnik nën sprova në Sllovaki». (22 dhjetor 2002, anglisht) Sapo e mbarova, nisa të shkruaj këtë letër. Ashtu si Jan Bali i kapërceu sprovat që kishte, edhe ne duhet të qëndrojmë besnikë. Pjesa më e bukur e artikullit ishte kur ai kujtonte një skenë imagjinare të parajsës, që përshkruhej në librin e vitit 1924, Rruga për në parajsë (anglisht). Më pëlqeu kjo pjesë, sepse flet për botën e re. Jam nëntë vjeçe.
E. K., Hungari
Presioni i bashkëmoshatarëve Si familje gjithmonë kemi dashur t’ju shkruajmë e t’ju falënderojmë për revistat e mrekullueshme. Më në fund vendosëm ta bënim këtë pasi lexuam artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si t’i bëj ballë presionit të bashkëmoshatarëve?» (22 dhjetor 2002) Ky artikull na ndihmoi të kuptonim se sa mirë e njihte i riu David Jehovain dhe sa shumë besim që kishte tek ai. Davidi pati sukses, sepse nuk u mbështet tek opinioni i tij ose i njerëzve të tjerë. Vërtet, nëse Jehovai është në anën tonë, përse duhet të kemi frikë nga bashkëmoshatarët?
F. H., Estoni
Kam dy vjet që e lexoj revistën Zgjohuni!, por kurrë nuk më ka prekur dhe inkurajuar kaq shumë sa ky artikull që lexova. U ndjeva sikur të ishte shkruar tamam për mua. Ju falënderoj shumë për informacionin në kohën e duhur.
T. K., Shtetet e Bashkuara