Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përshkrimi i një bashkësie fetare

Përshkrimi i një bashkësie fetare

Përshkrimi i një bashkësie fetare

Filipit 15-vjeçar iu caktua një detyrë në lëndën e gjeografisë, në shkollën e mesme. Ai duhej të vëzhgonte dhe të shkruante për ndonjë nga grupet sportive, politike, kulturore ose fetare në Sidnei të Australisë, në qytetin e tij të lindjes. Filipi zgjodhi të shkruante për kongregacionin vendës të Dëshmitarëve të Jehovait, në të cilin bëjnë pjesë ai dhe familja e tij. Studentët u udhëzuan të flitnin me 20 pjesëtarë të bashkësisë që kishin zgjedhur e midis të tjerash, të bënin një përshkrim «të faktorëve që e dallojnë bashkësinë».

Pasi përpiloi rezultatet e sondazhit të tij, Filipi shkroi: «Kongregacioni [vendës] i Dëshmitarëve të Jehovait është një organizatë fetare që mblidhet kryesisht me qëllim që të mësojë për Biblën. Gjatë këtyre mbledhjeve, lexohen dhe pastaj shpjegohen pjesë nga Bibla. Synimi i mbledhjeve është që të na udhëzojnë për t’ua mësuar sa më mirë Biblën të tjerëve. Kjo gjë bëhet duke shkuar derë më derë për t’i takuar njerëzit në shtëpitë e tyre, meqë atje ndihen më të qetë. Të gjithë pjesëtarët e bashkësisë marrin pjesë rregullisht në këtë vepër, sipas rrethanave të tyre. Përveçse mëson vetë nga Bibla dhe ua mëson atë të tjerëve, bashkësia shpërndan revistat informative e të kohës Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Këto përmbajnë shumë artikuj interesantë në lidhje me natyrën, historinë, çështjet botërore dhe ato lokale. Gjithashtu, përpiqemi t’u japim mbështetje njerëzve të shqetësuar nga mizoritë e tmerrshme nëpër botë, siç ishte ngjarja e 11 shtatorit, dhe shpërndajmë botime të dobishme me tema për martesën, për jetën familjare dhe për të rinjtë.»

Për shkak të cilësisë së kërkimit të tij dhe mënyrës si u paraqit materiali, Filipi mori notën më të lartë për detyrën që i ishte caktuar. Nëse dëshironi të mësoni më shumë për veprën që kryejnë Dëshmitarët e Jehovait, flitni me ta kur të vijnë herën tjetër ose kontaktojini duke përdorur adresën më të afërt që renditet në faqen 5.

[Figura në faqen 16]

Filipi

[Figura në faqen 16]

Itali

[Figura në faqen 16]

Australi

[Figura në faqen 16]

Brazil

[Figura në faqen 16]

Holandë