«Ra në dorë të mirë!»
«Ra në dorë të mirë!»
Patricia gjeti një çantë që e kishin harruar në një zyrë shtetërore të qytetit të Kuernavakës, në Meksikë. Kur e hapi, ajo pa se brenda kishte disa karta krediti, disa çeqe të firmosura të paplotësuara dhe kartën e identitetit të një arkitekti. Sapo u kthye në shtëpi, mori në telefon të zotin për t’i thënë se kishte gjetur çantën e tij. I shtangur, ai thirri me të madhe: «Falë Zotit ra në dorë të mirë!»
Kur arkitekti i moshuar erdhi në shtëpinë e Patricias për të marrë çantën, i tha se ajo duhej të ishte një engjëll, dikush që e kishte dërguar Perëndia. Patricia i tha se ishte Dëshmitare e Jehovait, dhe i shpjegoi: «Unë i shërbej Perëndisë së vërtetë, Jehovait, dhe është ai që më mëson. Ja përse veprova kështu. Prandaj e gjithë lavdia duhet t’i jepet atij.» Kur arkitekti i ofroi një shpërblim, Patricia nuk e pranoi. Në vend të kësaj, i ofroi disa botime biblike dhe i tha se do të dëshironte që ai t’i lexonte dhe të nxirrte dobi prej tyre.
Ashtu si shumë Dëshmitarë të Jehovait, Patricia ka studiuar librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Një nga 19 kapitujt e tij titullohet «Pse një jetë e devotshme sjell lumturi?» Patricia përjetoi vërtetësinë e nëntitullit «Ndershmëria sjell lumturi».
Mund të kërkoni një kopje të këtij libri me 192 faqe duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit Njohuria që të çon në jetën e përhershme.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.