Ana e errët e magjepsjes
Ana e errët e magjepsjes
NUK ka dyshim se ndjekja e modës mund t’ju ndihmojë të përmirësoni paraqitjen dhe t’ju rritë sigurinë te vetja. Veshja e duhur mund të mbulojë ndonjë të metë fizike e madje t’i nxjerrë më shumë në pah tiparet tuaja më tërheqëse. Gjithashtu, ajo mund të ndikojë edhe në mendimin që formojnë të tjerët për ju.
Por bota e modës ka edhe një anë të errët, një anë që s’mund të shpërfillet. Blerësit mund të zihen si në kurth në një seri të pafund blerjesh për të zëvendësuar garderobën. Në fund të fundit, industria e modës vazhdon të nxjerrë një mori stilesh të reja. Kjo nuk është rastësi, pasi shtëpitë e modës fitojnë më shumë kur rrobat dalin shpejt nga moda. Siç tha stilistja Gabrielle Chanel, «moda është bërë për të dalë jashtë mode». Si pasojë, si pa e kuptuar, blerësi mund të ndihet i detyruar të blejë rroba të reja vetëm e vetëm për të qenë në një hap me modën.
Ekziston edhe rreziku që t’i dorëzoheni presionit tinëzar të reklamave. Kompanitë e modës harxhojnë me miliona dollarë për të reklamuar artikujt e tyre, shpesh duke i paraqitur ata që veshin rroba të cilat mbajnë firmën e tyre, sikur gëzojnë një jetë pa kokëçarje. Këto mesazhe mund të kenë një ndikim të fuqishëm. «Asgjë nuk është më e rëndë për adoleshentët sesa të mos kenë këpucët e ‘firmës së duhur’»,—thotë një mësues në Spanjë.
Joshja e trilleve të modës
Disa grupe kanë një stil të caktuar veshjeje për t’u dalluar nga të tjerët. Veshja e tyre mund të përçojë idenë se s’duan t’ia dinë për shoqërinë, se kanë një mënyre jetese liberale, madje mund të përçojë edhe ideale që përkrahin dhunën ose racizmin. Ndonëse disa nga këto stile mund të jenë ekstravagante ose skandaloze, zakonisht shumica e grupit mban të njëjtin stil rrobash. Edhe disa që nuk i përkrahin idealet e grupit mund t’i tërheqë ky stil veshjeje. Për ata që ndjekin këto trille mund të krijohet përshtypja se kanë dhe përkrahin bindjet themelore të grupit.
Zakonisht trillet e modës shkojnë e vijnë, disa madje vetëm brenda pak muajsh. Ato mund të zënë fill nga një muzikant i njohur ose nga dikush tjetër që krijon modën. Megjithatë, disa prirje të modës bëhen stile që mbeten. Për shembull, xhinset ishin të përhapura midis të rinjve protestues në vitet 1950 dhe 1960. Por sot, ato vishen për një sërë rastesh nga njerëz të grupmoshave të ndryshme.
Rendja pas një pamjeje të përsosur
Ata që e marrin modën tepër seriozisht mund të shqetësohen më shumë se ç’duhet për pamjen e jashtme. Fotomodelet zakonisht janë të gjata dhe të holla dhe fotografitë e tyre na bombardojnë vazhdimisht. * Fiziku «i duhur» përdoret për të reklamuar çdo gjë, që nga makinat e deri tek ëmbëlsirat. Qendra Britanike Kërkimore e Çështjeve Shoqërore tregon se «sot, vetëm në një ditë, të rejat shohin më shumë pamje me gra tepër të bukura, sesa kanë parë nënat tona gjatë gjithë adoleshencës».
Ky vërshim pamjesh mund të ketë një ndikim të dëmshëm. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, nga një anketë e përmendur në revistën Newsweek, doli se 90 për qind të adoleshentëve të racës së bardhë nuk u pëlqente trupi i tyre. Disa prej tyre janë gati të bëjnë pothuajse çdo gjë për të pasur ‘pamjen e përsosur’. Por Qendra Kërkimore e Çështjeve * Fotomodelja spanjolle, Nievez Alvarez, e cila ka vuajtur nga anoreksia, thotë: «Kisha më shumë frikë nga shtimi në peshë, sesa nga vdekja.»
Shoqërore thotë se më pak se 5 për qind e femrave mund të arrijnë peshën dhe përmasat ideale që tregohen në media. Gjithsesi, admirimi i tepruar i trupit shumë të dobët ka skllavëruar miliona të reja. Ka bërë që ato t’i futen të tatëpjetës së rrëshqitshme të anoreksisë nervore.Është e vërtetë se çrregullimet në të ngrënë, siç janë anoreksia dhe bulimia, mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh të tjerë. Megjithatë, dr. An Gijmo dhe Mishel Laksëner thonë: «Kulti i elegancës së trupit mban mbi vete disa përgjegjësi.»
Është e qartë pra se moda ka edhe anë të mira, edhe anë të këqija. Ajo plotëson një dëshirë
themelore njerëzore për t’u dukur të paraqitshëm dhe për të veshur diçka të re. Por ekstremet e modës mund të bëjnë që ne të veshim rroba, të cilat do t’u krijonin të tjerëve një përshtypje të gabuar. Dhe nëse i kushtojmë tepër rëndësi paraqitjes së jashtme, mund t’i krijonim vetes bindjen e gabuar se vlera jonë varet nga ‘ambalazhi’ dhe jo nga cilësitë e brendshme që kemi si njerëz. «Duhet të fillojmë të vlerësojmë më shumë aftësitë e një njeriu dhe botën e tij të brendshme, sesa thjesht ‘mbështjellësen’»,—thotë Alvarezi që përmendëm më parë. Por ka të ngjarë, që një ndryshim i tillë në kritere të mos ndodhë së shpejti. Atëherë, si mund të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për modën?[Shënimet]
^ par. 9 Siç thotë revista Time, zakonisht pritet që fotomodelet të jenë «të gjata të paktën 1,74 metra, shumë të dobëta, të kenë buzë të trasha, mollëza të ngritura, sy të mëdhenj, këmbë të gjata, hundë të drejtë dhe që nuk bie shumë në sy».
^ par. 10 Shoqata Kombëtare e SHBA-së për Anoreksinë Nervore dhe Çrregullimet Përkatëse thotë se afro tetë milionë veta vuajnë nga anoreksia vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe se disa raste kanë pasoja fatale. Shumica dërrmuese e anoreksikëve (86 për qind) filluan të kishin çrregullime në të ngrënë para se të mbushnin 21 vjeç.
[Kutia dhe figurat në faqet 8, 9]
A do ta vishte njeri atë?
Çdo pranverë dhe vjeshtë, shtëpitë e modës të Nju-Jorkut, Parisit dhe të Milanos bëjnë një paradë me veshjet e tyre ekskluzive të krijuara nga stilistët më të mirë. Përveçse janë jashtëzakonisht të shtrenjta, shumë nga këto krijime nuk duken fare praktike, për të mos thënë që s’mund të vishen. «Modelet ekstravagante dhe të ekzagjeruara që shihni nuk janë krijuar duke pasur në mendje publikun,—thotë stilisti spanjoll Huan Dujos.—Qëllimi i paradave të modës ndoshta më tepër është për të tërhequr vëmendjen ndaj stilistit ose firmës, sesa për të shitur veshjet që paraqiten. Për shembull, një koleksion mbresëlënës, që ngjall shumë komente në media, mund të ndihmojë të shitet parfumi që mban firmën e të njëjtit stilist.»
[Figura në faqen 7]
Ndjekja e trilleve të modës mund të jetë e kushtueshme
[Figura në faqen 7]
Disa i janë futur së tatëpjetës së rrëshqitshme të anoreksisë
[Figura në faqen 7]
Po të veshësh disa stile të caktuara veshjesh, mund të identifikohesh si pjesëtar i ndonjë grupi