Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Gjykata e Lartë Ju falënderoj për serinë e artikujve «Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dhe liria e shprehjes». (8 janar 2003) Këta artikuj treguan se si paragjykimet e shumicës disa herë mund të shihen si një gjë e drejtë që s’vihet në diskutim. Shumë njerëz thonë se nuk ka gjë të keqe të besosh çfarë të duash, por është e ndaluar të flasësh për të. Pasi lexova këta artikuj, do të jem më e hapur kur të diskutoj me të tjerët bindjet e mia fetare.

S. O., Japoni

Çështja e Stratonit në Ohajo ishte me të vërtetë një triumf i lirisë së shprehjes. Vendimi i favorshëm mund të ndryshojë për mirë opinionin që ekziston në vendet e tjera të botës. Për shembull, këtu në Filipine në disa zona autoritetet shtetërore i kanë penguar Dëshmitarët e Jehovait, duke u kërkuar të marrin leje për predikimin nga shtëpia në shtëpi. Jemi të kënaqur për këtë fitore shumë të nevojshme.

N. E., Filipine

Urrejtja Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për përvojën e Hose Gomesit, e cila tregohet tek artikulli «I çliruar nga zinxhirët e urrejtjes». (8 janar 2003) Për shumë vjet, edhe unë kam qenë objekt i një trajtimi të ashpër. Tani nuk urrej asnjeri. Edhe për mua vlejnë fjalët e Hosesë: «Ku do të isha sot po të mos kisha pasur mëshirën e Jehovait?» Faleminderit për këtë përvojë të mrekullueshme që tregonte si e kapërceu ai urrejtjen.

N. T., Japoni

Shtatzëni më e sigurt Dua t’ju falënderoj për artikullin «Si ta bëni shtatzëninë më të sigurt?» (8 janar 2003) Ky artikull më ka ndihmuar të kuptoj më mirë se çfarë përfshin shtatzënia. Jam 32 vjeçe dhe kisha vërtet nevojë për këtë artikull. Tani e kuptoj se si duhet të veproj për ta bërë më të sigurt shtatzëninë dhe ta vlerësoj këtë dhuratë të mrekullueshme.

B. K., Itali

Ky artikull përmend se një grua mund të bëjë analizat për streptokokun e grupit B midis javës së 26-të dhe të 28-të. Deri tani koha e këshilluar për ekzaminim është midis javës së 35-të dhe të 37-të të barrës dhe jo midis javës së 26-të dhe të 28-të. Lexuesit e këtij artikulli ka të ngjarë të pyesin mjekët e tyre se përse nuk janë ekzaminuar midis javës së 26-të dhe të 28-të. Mjekët e tyre pastaj mund të mos ua rekomandojnë revistën Zgjohuni! pacientëve si një burim të besueshëm informacioni.

L. S., Shtetet e Bashkuara

«Zgjohuni!» përgjigjet: Numrat e revistave tona përgatiten muaj më përpara për të lënë kohë që të përkthehen në më shumë se 80 gjuhë. Në kohën kur u shkrua artikulli për shtatzëninë e sigurt, periudha midis javës së 26-të dhe të 28-të pranohej si koha e duhur për ekzaminim. Megjithatë, në gusht 2002, Akademia Amerikane e Pediatrisë nxori informacione të përditësuara që u siguruan nga Qendra Amerikane për Kontrollimin e Sëmundjeve. Tani, siç e përmend saktë ky lexues, koha e këshillueshme për ekzaminim është midis javës së 35-të dhe të 37-të.

Në faqen 13, një shënim thotë se hekuri dhe acidi folik mund të gjenden te mëlçitë dhe arrat. Por mëlçitë përmbajnë shumë vitaminë A, e cila siç pohon artikulli juaj, mund të jetë e rrezikshme për foshnjën.

B. J., Britani

«Zgjohuni!» përgjigjet: Ju faleminderit për këshillën.

Presioni i bashkëmoshatarëve Jam një vajzë 15 vjeçe dhe e kam të vështirë t’i rezistoj presionit të bashkëmoshatarëve. U kënaqa shumë kur lexova artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si t’i bëj ballë presionit të bashkëmoshatarëve?» (22 dhjetor 2002, anglisht) Kur lexoj për të rinj të tjerë që kanë pasur probleme si unë, qetësohem nga mendimi se nuk jam e vetmja. Mund ta mposhtim presionin e bashkëmoshatarëve vetëm me ndihmën e të vetmit Perëndi të Plotfuqishëm. Faleminderit shumë për këtë informacion, i cili erdhi tamam në kohë.

K. R., Australi

[Burimi i figurës në faqen 30]

Fotografi nga Xhosh Mathjus, Collection of the Supreme Court of the United States