Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër për të rinjtë

Një libër për të rinjtë

Një libër për të rinjtë

Një studente në një universitet të Arhangelskit i shkroi zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Ajo shpjegoi se dikush i kishte dhënë në rrugë një revistë të botuar nga Dëshmitarët. «Kjo revistë më bëri të mendoja për jetën dhe për atë që dija për Perëndinë dhe fenë,—shkruante ajo.—Tani dua të studioj Biblën. Dua të mësoj më shumë për personin që, ndonëse nuk njihte asnjërin prej nesh, dha jetën e tij për mëkatet tona dhe për të na shpëtuar.»

Letra vazhdonte: «Po bëni një vepër shumë të nevojshme, sidomos kur u shpjegoni fëmijëve ndryshimin e së mirës nga e keqja. Në fund të fundit, ata janë si sfungjerë, thithin gjithçka që ka përreth, dhe pastaj ndryshojnë për t’u përshtatur.» Studentja ka një vëlla dhe një motër më të vogël dhe kërkoi një kopje të librit Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. Ajo tha: «Shpresoj se do t’i ndihmojë në shkollë dhe në përgjithësi në jetë.»

Edhe ju mund të merrni një kopje të këtij libri, i cili është botuar veçanërisht për të ndihmuar të rinjtë që të përballojnë problemet e sotme. Thjesht plotësoni kuponin shoqërues dhe postojeni në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Do të dëshiroja të merrja një kopje të librit Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.