Një pikëpamje e ekuilibruar për modën
Një pikëpamje e ekuilibruar për modën
BIBLA thotë se Perëndia «e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën e vet». (Predikuesi 3:11) Të bukurën e shohim kudo në botën që na rrethon. E dallojmë edhe te njerëzit.
Stilisti ka si synim të na e shtojë bukurinë nëpërmjet rrobave që veshim. Por gjithashtu, siç u tregua në artikullin e mëparshëm, industria e modës ka krijuar një koncept të ri për të bukurën. Profesoresha e psikologjisë Ruth Strigel-Mur thotë: «Jemi mësuar kaq shumë të shohim gra jashtëzakonisht të dobëta, saqë kemi krijuar mendimin se pikërisht kjo është e bukura.»
Është e qartë se nuk do të ishte e mençur ta lejonim konceptin e tanishëm që ka bota për bukurinë të ushtronte mbi ne një presion të tillë, saqë të përshtateshim sipas tij. Në librin e saj Always in Style (Gjithmonë në modë), Doris Puzeri thekson se «gruaja e ditëve tona nuk ka nevojë ta ndryshojë ose ta maskojë trupin e saj sa herë që del një koncept i ri për ‘idealen’». Po vërtet, përse
duhet ta lejojmë median të na imponojë standardin e saj? «Sa më e lehtë është të jemi vetvetja, në vend që të përpiqemi me ngulm për të ndryshuar pamjen që kemi»,—thotë Puzeri.Bukuri që s’plaket
Për të pasur siguri në vetvete dhe kënaqësi në jetë duhet shumë më tepër sesa thjesht të dukesh i bukur. «Lumturia e vërtetë vjen nga brenda,—shkruan Xhudi Sarxhenti, e cila dikur ka vuajtur nga anoreksia.—Ajo nuk mund të arrihet duke parë në peshore se sa ke rënë.» Bibla shkon edhe më në brendësi të kësaj çështjeje. «Bukuria juaj,—shkroi apostulli Pjetër,—duhet të jetë në personin e vërtetë të brendshëm, në bukurinë që nuk plaket të një fryme të butë e të qetë, e cila ka vlerën më të madhe në sytë e Perëndisë.»—1 Pjetrit 3:4, Today’s English Version.
Bukuria që s’plaket, për të cilën flet Pjetri, ia kalon hijeshisë fizike, sepse ajo i qëndron kohës dhe ka vlerë në sytë e Perëndisë. Shumë shekuj më parë, një mbret i mençur tha: «Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.»—Fjalët e urta 31:30.
Ndonëse sot bukuria fizike mund të tërheqë më shumë vëmendjen, ka ende shumë njerëz që vlerësojnë personin i cili shfaq cilësi të krishtere. Apostulli Pavël i këshilloi të krishterët: «Vishuni Kolosianëve 3:10, 12.
me personalitetin e ri, . . . me përzemërsinë e butë të dhembshurisë, mirëdashjes, përulësisë së mendjes, butësisë dhe shpirtgjerësisë.»—Moda, nga vetë natyra e saj është diçka kalimtare. Shumë-shumë, moda e fundit mund të na zbukurojë vetëm për pak kohë. Por çdo përshtypje e mirë që do të krijonim te të tjerët do të zbehej shumë shpejt nëse personaliteti ynë nuk do të shkonte përkrah pamjes së jashtme. Mbani mend se ‘frytit të frymës’, ku përfshihet cilësia e dashurisë, gëzimit, paqes, shpirtgjerësisë, mirësisë dhe e vetëkontrollit, nuk i ikën kurrë moda.—Galatasve 5:22, 23; 1 Timoteut 2:9, 10.
Megjithatë, duhet pranuar se është e përshtatshme t’i kushtojmë vëmendjen e duhur veshjes. Alina nga Franca, pranon se e kishte të vështirë të mbante ekuilibrin në këtë drejtim. «Kur isha adoleshente,—thotë ajo—interesohesha shumë për rrobat. Doja të ndiqja modën e fundit, sepse kjo më jepte siguri në vetvete. Dhe aq më mirë, në qoftë se mund të blija rroba që mbanin firmën e ndonjë stilisti.»
«Por kur u rrita,—vazhdon Alina—m’u desh të mësoja që të mbaja veten nga ana financiare dhe gjithashtu fillova ta kaloja një pjesë të mirë të kohës në shërbimin e krishterë. Kuptova se nëse doja të jetoja me të ardhurat e mia nuk mund të isha më skllave e modës. Fillova t’i blija rrobat kur kishte ulje çmimesh ose në dyqanet me çmime të ulta. Pashë se mund të vishesha mirë përsëri, por me çerekun e çmimit. Sekreti është të mësosh të blesh rroba që të shkojnë, që janë praktike, që kombinohen mirë me ato që ke dhe të cilave nuk u ikën shpejt moda. Në vend që ta lejoj modën të më diktojë se çfarë të blej, tani përpiqem të gjej se cili stil më shkon. Nuk them se rrobat nuk kanë më rëndësi për mua. Por vlera ime si njeri varet nga gjëra shumë më të rëndësishme sesa pamja e jashtme.»
Në një shoqëri ku shpesh pamja e jashtme vlen më tepër se cilësitë, të krishterët bëjnë mirë të mbajnë në mendje përkujtuesin e rëndësishëm të Biblës: «Gjithçka që është në botë: dëshira e mishit, dëshira e syve dhe kapardisja për t’u dukur me mjetet e jetesës nuk vjen nga Ati, por nga bota. Për më tepër, bota po kalon e po kështu edhe dëshira e saj, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.»—1 Gjonit 2:16, 17.
[Figura në faqen 9]
Bukuria e vërtetë vjen nga brenda, jo nga rrobat që vesh
[Figura në faqen 10]
Zgjidh rroba që janë praktike dhe që kombinohen me rrobat që ke